top of page
Fisnik Komoni

Musli alkalin me banane, mollë e gështenja

Ky musli gështenjash është unik për shkak të kombinimit të gështenjave, mollës, bananes dhe erëzave të zgjedhura. Shija e tij është jashtëzakonisht e shijshme.


Përbërësit për 2 porcione:

  • 1 mollë e madhe organike

  • 2 banane organike - qëruar dhe prerë ne feta

  • 8 badema te ferguar

  • disa gështenja të ziera (p.sh. të ziera një natë para)

  • lëngu i 1 mandarine

  • 1 lugë gjelle mjaltë (opcionale)

  • Kanellë


Përgatitja:

  • Koha e parapërgatitjes: 3 minuta

  • Koha e gatimit / pjekjes: 2 minuta

  • Koha e pritjes: - minuta


Hapi i parë

Pritini bananet në feta të vogla. Përzieni mollën dhe bananet një enë. Preni gështenjat në mes dhe me një lugë çaji nxirreni jashtë menjëher sipër frutave.


Hapi i dytë

Shtrydheni lëngun e mandarinës mbi përzierjen e frutave dhe gështenjava. Shtoni mjaltin, bademat dhe aromatizoni me kanellë.

Tags:

50 Ansichten0 Kommentare

Ähnliche Beiträge

Alle ansehen

Musli alkalin dimri

Kommentare


bottom of page