Këto petulla me tërshër dhe banane kanë shije të mrekullueshme! Dhe duke qenë se janë gjithashtu shumë të lehta dhe të shpejta për t'u përgatitur, thjesht duhet t'i provoni.
Përbërësit për 10 copë:
1 banane
1 vo fshati
10 lugë haje fjollëza tërshëre
2 lugë haje nisheshte patateje
50 ml pije tërshëre (apo ndonjë pije tjetër bimore apo thjeshtë ujë)
1 lugë çaji pluhur pjekjeje
pak kanellë
pak kryp himalaje
vaj kokosi për ti skuqur petullat
1 lugë çaji pluhur pjekjeje
Përgatitja:
Koha e parapërgatitjes: 3 minuta
Koha e gatimit / pjekjes: 10 minuta
Koha e pritjes: - minuta
Hapi i parë
Në një enë të thellë hudheni bananen dhe shtypeni me një piru. pastaj shtoni të gjithë përbërësit tjerë dhe përzijeni brumin me një lugë.
Brumi nuk duhet të jetë i lëngshëm! Nëse brumi është i lëngshëm, shtoni edhe pak niseshte patateje e patates dhe tërshër derisa masa të jetë pak më e trashë.
Hapi i dytë
Nxehim një tigan dhe lyejmë me pak vaj kokosi.
Më pas vendosni një lugë haje të brumit në tigan. Piqni në çdo anë mbi nxehtësinë mesatare për 1 min. Më pas i nxjerrim nga tigani dhe i vendosim në një pjatë. Bëni të njëjtën gjë me pjesën tjetër të brumit.
Këshillë: Shijoni petullat të lyera me pak mjaltë.
Kommentare