top of page
Qendra e Shëndetit

Qiqra në sos kokosi dhe domatesh

Për këtë pjatë të thjeshtë kombinuam qiqrat me qumësht kokosi dhe salcë domatesh. E kemi erëzuar me kerri dhe shoqëruar me oriz aromatik basmati. Gati në 20 minuta! Siguroheni që ta provoni.


Përbërësit për 2 porcion:

  • 400 gr qiqra të gatuara, nga kavanoza (apo qelqi)- shpëlajini mbi një sitë derisa të mos shkumojnë më

  • 200 ml qumsht kokosi

  • 200 ml salcë domatesh

  • 1 lugë çaji pluhur kerri

  • krip himalaje dhe piper i zi nga mulliri

  • 1 lugë çaji sheqer kokosi (opcionale)

  • 2 lugë gjelle vaj kokosi

Përgatitja:

  • Koha e parapërgatitjes: 5 minuta

  • Koha e gatimit / pjekjes: 15 minuta

  • Koha e pritjes: -


Hapi i parë

Gatuani orizin basmati sipas recetës sonë që mund ta gjeni duke klikuar këtu!


Hapi i 2 -të

Përderisa orizi po gatuhet në një tigan nxeni vajin e kokosit dhe shtoni qiqrat dhe gatuajeni gjithçka për 3 minuta.


Hapi i 3 -të

Shtoni salcën e tomateve, qumshtin e kokosit, pluhurin kerri, sheqerin e kokosit dhe erëzoni me krip dhe piper. Gatuajeni për 2 minuta.


Hapi i 3 -të

Hidhni në një pjatë të thellë dhe shijojeni me orizin aromatik basmati.


Këshillë:

Në vend te qiqrave ju mund të përdorni thjerrëza (të kuqe apo kafe), pasul të bardhe apo kuq (Kidney). Jini kreativ!

58 Ansichten0 Kommentare

Ähnliche Beiträge

Alle ansehen

Comments


bottom of page