top of page
  • Qendra e Shëndetit

Salca të shëndetshme sallate

Aktualisiert: 1. Nov. 2021

Salca të shëndetshme sallate që mund të përgatiten lehtësisht në vetëm 2 minuta, kanë shije të shkëlqyeshme dhe shkojnë mirë me pothuajse të gjitha sallatat.



Recepti Nr. 1: Recepti baze i salcës alkaline të sallatave


Përbërësit:

  • Lëng limoni (nga ½ Limoni)

  • 3 lugë gjelle me vaj organik (p.sh. vaj ulliri, vaj kërpi, vaj arre, vaj susami, vaj fara kungulli, etj.)

  • Kryp himalaje, kryp deti, (te pajodizuar)

  • Piper

  • Bimë të freskëta, të prera imët (p.sh. majdanoz, bërzellok, rigon, etj.)

Përgatitja:

  • Përzieni të gjithë përbërësit së bashku fuqishëm në një tas dhe hidhni sipër sallatës tuaj të preferuar.


Recepti Nr. 2: Salcë sallate me mjalte dhe senf

Përbërësit:

  • Vaj ulliri

  • Senf

  • Mjalte

  • Kryp Kristali

  • Leng limoni

  • Sipas deshires uthull molle natyrale

Përgatitja:

  • Të gjithë përbërësit hudheni në një enë të thëlle dhe të gjitha përzijeni bashk mirë e mirë.


Recepti Nr. 3: Salcë sallate me vaji i farave te kungullit


Përbërësit:

  • Lëng limoni (nga ½ Limoni)

  • Vaj i farave të kungullit

  • Kryp himalaje, kryp deti, (te pajodizuar)

  • Piper

  • Bimë të freskëta, të prera imët (p.sh. majdanoz, bërzellok, rigon, etj.))


Përgatitja:

  • Përzieni të gjithë përbërësit së bashku fuqishëm në një tas dhe hidhni sipër sallatën tuaj të preferuar.


Recepti Nr. 4: Salcë sallate me berzilok


Përbërësit:

  • 100 ml vaj ulliri

  • 50 ml ufëll molle

  • 10 gjethe borzillok (mund të përdorni poashtu sallate rukolle)

  • 1 lug të mesme senf

  • 2 thelba hudhër

  • pak krip himalaje dhe piper të zi

Përgatitja:

  • Përzieni të gjithë përbërësit së bashku në blender dhe hidhni sipër sallatës tuaj të preferuar.


Këshillë: Pasuro sallatat tuaja me miksin e farave - një kombinim fantastik që pasuron sallatën tuaj me shumë vlera tjera ushqyese si vitamina e minerale - sigurtë! Shko tek receta - kliko këtu!

73 Ansichten0 Kommentare

Ähnliche Beiträge

Alle ansehen

コメント


bottom of page