top of page
Qendra e Shëndetit

Sallatë e thjeshtë rukole me bizele dhe gjizë

Një vakt pranveror i shijshëm, më i lehtë dhe i plotë me vlea ushqyese.


Përbërësit për 4 porcione:

  • 200 gr sallate rukola

  • 450 gr bizele (te ngrira)

  • pak kripe kristali

  • 4 luge gjelle vaj ulliri

  • 150 gr gjizë

  • fare te specit te kuq


Përgatitja:


Hapi 1

Lani rukolën. Ziejini bizelet në një tenxhere me ujë të bollshëm me kripë dhe më pas shpëlajini me ujë të ftohtë.


Hapi i 2 -të

Kriposini bizelet sa janë ende të vakëta, më pas i përzieni me vaj ulliri në një tas të madh dhe i rregulloni sipas shijes. Shtoni rukolën dhe përzieni


Hapi i 3 -të

Përzieni gjizën derisa të bëhet krem. Ndani sallatën ne tasa dhe shtoni 1 lugë gjize në secilin. Spërkateni me fare te specit te kuq dhe shërbejeni menjëherë.



Këshillë:

Buka e thekur me miell integral shkon shumë me të.

Shtoni feta ose çerek rrepka për pak më shumë ngjyrë.

69 Ansichten0 Kommentare

Ähnliche Beiträge

Alle ansehen

Comments


bottom of page