Kjo sallat me rukolla të freskët, patate të ziera, ve fshati, karrot e rrepkë servohet thjeshtë me vaj liri, ufull manaferre e kryp himalaje - një shujtë e shkëlqyeshme aromatike që siguron freski!
Përbërësit për 1 porcion:
100 gr sallat rukolla
4 patate te ziera
1 karrote te coptuara
3 rrepka te coptuara
1 ve te zier fshati
vaj liri
ufull manaferrash (opcionale: leng limoni te fresket apo ufull molle)
Përgatitja:
Ziejeni patatet dhe coptoni ato
Zijeni ven dhe coptoni atë
Ne nje ene te thelle lani sallaten rukolla, karroten dhe rrepken dhe kulloni ato
Pastaj shtoni patatet dhe ven
Ne fund shtoni vajin, ufellen dhe kripen dhe perzojeni mire.
Shënim:
Sipas deshires mund te shtoni mbi sallate farat Chia.
Comments