top of page
Qendra e Shëndetit

Shëndeti i zorrëve - çelës i shëndetit vital

Aktualisiert: 26. Okt. 2021


Kujdesuni për trupin tuaj! Trupi juaj është venbanimi juaji. Në analogji, është njësoj si shtëpia ku jetoni. Më e pakta e asaj për të cilën shtëpia apo apartamenti juaj ka nevojë është mirëmbajtja e rregullt, përndryshe çatia mund të rrjedh, tubat e ujit mund të bllokohen, milingonat dhe krimbat e drurit mund të krijojnë fole dhe shumë dëme të tjera të vogla që mund të ndodhin me kalimin e kohës. E njëjta gjë vlen edhe për trupin tuaj. Të gjitha funksionet dhe të gjitha aktivitetet e trupit tonë gjatë ditës dhe natës, qofshin ato fizike, mendore ose shpirtërore, varen nga "kujdesi i trupit tonë"(të jashtëm dhe të brendshëm).


Lloji dhe cilësia e ushqimit që konsumoni është thelbësore. Ushqimi i mirë jo vetëm që rigjen qelizat dhe indet e trupit tuaj, por gjithashtu ndikon në proceset e sekretimit, në rrjedhen e të cilave mbeturinat dhe ndotësit ekskretohen nga trupi juaj për të parandaluar dekompozimin në formën e fermentimit dhe zbritjes. Nëse produktet e mbeturinave mbeten në trup dhe grumbullohen nuk është e mundur të arrihet një gjendje e mirë e shëndetit.


Hedhja jashtë e ushqimit të patretur dhe mbetjeve të tjera të mbeturinave është po aq e rëndësishme sa tretja e mirë dhe marrja e saktë e ushqimit pasi si pasojë mund të shkaktohet toksemia(helmimi i gjakut) - është e pashmangshme si pasojë e feçeve të akumuluara dhe jo të jashtëqitura.


Nuk është e qartë për shumicën e njerëzve që mbeturinat të cilat nuk hiqen plotësisht nga trupi shkaktojnë aq shumë fermentim në zorrën e trashë, saqë akumulimi i mbeturinave shoqërohet me mungesë të mirëqenies së vazhdueshme trupore, mendore dhe shpirtërore.


Vdekja qëndron në zorrë

Kjo nuk është vetëm një frazë, por një realitet. U bëra i vetëdijshëm për rëndësinë e problemit të zorrëve kur isha një djalë shumë i ri. Unë po vizitoja një teze në Skoci kur një mëngjes erdhi një ulërimë me zë të lartë nga dhoma e ndenjes. Aty kushërira ime po zvarritej në dysheme nga dhimbjet. Doktori, i cili u thirr menjëherë tha që ajo duhet të ketë një shpërthim të zorrës qorre. Ajo u dërgua menjëherë në spital me mjekun, por ajo vdiq brenda pak orësh. Doktori i vjetër tha se nuk e dinte se pse kishte plasur shtojca e zorrës qorre. Që nga ajo ditë trakti i zorrëve ishte në qendër të hulumtimit tim shumë vjeçar. - citat nga Dr. Norman Walker.


Zorra e trashë dhe ushqimi juaj

Nëse hani ushqime të përpunuara, të skuqura dhe të gatuara, niseshte dhe produkte sheqeri të denatyruara dhe sasi të tepërt kripe të industrializuar ose shtëpiake, zorra e trashë nuk mund të funksionojë siç duhet edhe nëse ju kryeni jashtëqitjen dy ose tre herë në ditë! Në vend që të furnizohen me ushqime, nervat, muskujt, qelizat dhe indet e mureve të zorrëve, nuk arrijnë të ushqehen pasi produkte të tilla nuk mund të shërbejnë si ushqyes të denjë për zorrën e trashë, kështu që zorra e trashë vdes urie. Një zorrë e trashë e cila vdes urie nuk është në gjendje të rregullojë siç duhet proceset dhe funksionet e tretjes dhe thithjes.


Trupi i njeriut duhet të ushqehet në mënyrë që të mbetet i gjallë. Qelizat dhe indet që e përbëjnë atë janë organizma të gjallë me një nivel mahnitës të rezistencës, elasticitetit dhe aftësisë rigjeneruese. Në mënyrë që qelizat dhe indet të rikuperohen dhe forcohen, ushqimi i tyre duhet të jetë i përbërë nga elemente të gjalla, d.m.th. nga ushqimet, vetitë e të cilave japin jetë. Ka edhe ushqime detyra e të cilave është të ndihmojnë në hedhjen jashtë të qelizave dhe indeve të përdorura.


Fibrat të cilat janë shumë të rëndësishme për tretjen e saktë dhe të plotë të ushqimit tonë janë të nevojshme si për zorrën e trashë ashtu edhe për zorrën e hollë. Sidoqoftë, këto materiale fibroze duhet të përbëhen nga fibra ushqimore të papërpunuara. Gjatë kohës së cilës fibrat lëvizin nëpër zorrën e hollë ato janë shumë të dobishme për funksionimin e seksioneve të ndryshme të zorrëve. Zorra e trashë jo vetëm që pranon mbetjet e pjesës së patretur të ushqimit tonë, por gjithashtu përshtatet me fibrat në ushqim. Ajo(zorra e trashë) është e varur prej fibrave dhe i përdor ato si një "fshesë të zorrëve".


Nëse mineralet nga ushqimi që ne hamë përpos tjerash përbëhen nga ushqimet që janë të ngopur me vaj dhe yndyrë, organet ndihmëse të tretjes nuk mund t'i përpunojnë ato siç duhet. Kështu ato arrijnë në zorrën e trashë si mbeturina nga zorra e hollë. Përveç kësaj, trupi duhet të largojë shumë mbeturina në formën e qelizave dhe indeve të përdorura përmes zorrës së trashë.

Kur ushqimi udhëton nëpër trup, ai lë një shtresë mukoze në pjesën e brendshme të zorrës së trashë, e ngjashme me suvanë në një mur. Me kalimin e kohës, kjo trashësia e kësaj shtrese rritet derisa të ketë vetëm një vrimë të vogël në mes. Substancat ushqyese që ekskretohen (dalin jashtë) në këtë mënyrë përmbajnë shumë ushqim të patretur nga i cili trupi mund të përfitojë pak ose aspak. Rezultati është uria për të cilën ne nuk jemi të vetëdijshëm, por është shkaku i plakjes së parakohshme.


"Qytetërimi" ynë sot bazohet në parimin e përfitimit financiar. Në thelb, nuk ka asgjë të keqe në përfitimin financiar, por nëse kjo shkakton dëm në shëndetit tonë, gjërat duken ndryshe. Sëmundjet janë pasoja direkte të mbushjes së trupin tonë me ushqime "të vdekura" dhe në të njëjtën kohë dështim i hudhjes jashtë të mbeturinave nga trupi ynë.


Zorra e trashë - kanalizimi i trupit

Zorra e trashë është një mjedis natyror për shumimin e baktereve. Qëllimi dhe funksioni i baktereve është parandalimi i një gjendjeje toksike të zorrës së trashë. Toksinat neutralizohen dhe treten. Sidoqoftë, ekzistojnë dy lloje të baktereve, së pari bakteret e shëndetshme "pastruese" dhe bakteret patogjene (shkaktuese të sëmundjes). Në një mjedis të shëndetshëm të zorrëve, bakteret "pastruese" i mbajnë nën kontroll ato patogjene. Sidoqoftë, nëse në zorrën e trashë zhvillohet fermentimi dhe ka mbeturinat të tepërta përshkak të mos largimit të fekaleve dhe produkteve tjera, atëherë bakteret patogjene (shkaktuese të sëmundjes) mund të përhapen dhe rezultati janë sëmundjet. Produktet e mbeturinave duhet të hiqen gjithsesi nga trupi dhe për këtë qëllim zorrës suaj i është siguruar një sistem efektiv i sekretimit. Kjo është "efektive" kur mbizotëron një gjendje e mirë pune dhe funksionon në përputhje me gjendjen tuaj fizike.


Nëse konsumojmë edhe ushqimin më të mirë është e kotë kur zorra e trashë, në rastin tonë “kanalizimi”, është e bllokuar me mbeturina dhe produkte dekompozimi. Nëse hamë dy, tre ose më shumë vakte në ditë, është e pamundur që asnjë mbetje të mos grumbullohet në zorrë të trashë në formën e grimcave të ushqimit dhe produkteve fundore të ushqimit të tretur. Përveç kësaj, jo vetëm që grumbullohen mbetjet e ushqimit në zorrën e trashë, por edhe miliona qeliza dhe inde trupore që i kanë shërbyer trupit dhe që tani ato duhen të hedhen jashtë. Këto qeliza dhe inde janë proteina të vdekura. Ato janë shumë toksike kur fermentohen dhe kalben. Padyshim që e dini erën e keqe që buron nga trupi i një kafshe që ka vdekur dhe trupi i të cilit ka filluar të dekompozohet. Qelizat dhe indet në trup pësojnë të njëjtën dekompozim nëse lejohen të qëndrojnë në zorrën e trashë më gjatë se sa duhet.


Qëllimi kryesor i zorrës së trashë si një organ ekskretues (jashtëqitës) është të mbledhë të gjitha materialet e fermentimit, të kalbjes dhe mbetjeve toksike nga të gjitha pjesët e trupit dhe t'i largojë ato nga trupi me ndihmën e peristaltikës së muskujve të zorrës së trashë.

E thënë thjesht: Zorra e trashë është kanalizimi i trupit. Ligjet natyrore të konservimit dhe higjienës kërkojnë që ky impiant për trajtimin e ujërave të ndotura të pastrohet rregullisht, përndryshe do të shfaqen sëmundje të shumta.


Shtojca e zorrës qorre

Nëse vazhdojmë në anën e djathtë të zorrës qorre, hasim në shtojcën e zorrës qorre. Gjatësia e shtojcës mund të jetë ndërmjet 2.5cm dhe 15cm(në raste të rralla edhe 20 cm). Gjatësia normale është rreth 7.5 centimetra.

Në qendren e shtojces së zorrës trashë kalon një kanal i cili është i rrethuar nga një numër i pafundmë gjëndrash. Ky kanal çon drejtpërdrejt në shtojcë. Shtojca është nën kontrollin e përgjithshëm të hipotalamusit në tru, i cili është përgjegjës për mbrojtjen e trupit të njeriut përveç të gjitha detyrave të tjera. Shtojca është një organ, ose më saktë një gjëndër, e cila ka marrë vetëm një pjesë të interesit dhe vëmendjes që meriton që kur Zoti e krijoi atë duke e ditur saktësisht pse e vendosi atë në këtë vend.


Ju lutemi kushtoni vëmendje të veçantë vizatimit të shtojcës i cili tregon gjëndrat e shumta që përmban shtojca e zorrës qorre!


Pse mendoni se krijuesi ynë u mundua të vendos shtojcën në këtë vend të veçantë? Më lejoni të shpjegoj. Shtojca krijon një lëng antibakterial që lëshohet në zorrën qorre, por vetëm nëse mbeturinat që vijnë nga zorra e hollë përmes flapës së zorrës së trashë paraqesin një rrezik të mundshëm për shëndetin e njeriut.


Fjalori im mjekësor hedh poshtë kuptimin e shtojcës me vërejtjen e thjeshtë se është "shtojcë e vogël që zgjatet nga zorra qorre". Në realitet, shtojca është "rojë në kullë", pra të themi me fjalë të tjera, është rreshti i parë i mbrojtjes kur ushqimi lë zorrën e hollë dhe futet në zorrën e trashë përmes valvulës së zorrës së trashë. Kur shtojca është e shëndetshme dhe në gjendje të mirë, është vigjilente dhe sekreton një lëng antibakterial në zorrën qorre, i cili neutralizon të gjitha materialet e mbeturinave të futura nga zorra e hollë që mund të shkaktojnë problem në zorrën e trashë të gjatë një metër e gjysmë.


Nëse ushqimi i konsumuar është helmues ose i patolerueshëm, atëherë ushqimi që kalon nga zorra e hollë në zorrë të trashë është poashtu helmues dhe duhet të neutralizohet.


Nëse zorrës së trashë nuk i kushtohet vëmendje për të eleminuar mbeturinat rregullisht, atëher mbeturinat do të qëndrojnë në zorrën qorre derisa ai të fermentohet dhe kalbet.


Nëse shumë mbeturina mbeten në zorrën qorre, atëhere shtojca e zorrës qorre duhet të punojë në masë të shtuar. Nëse tejkalohet kufiri i tolerancës, shtojca e lodhur e zorrës qorre sëmuret dhe kështu vie deri tek pezmatimi (inflamacioni) i saj. Sapo gjendja inflamatore të ketë arritur në një masë të caktuar, shtojca shpërthen. Kam konstatuar që pastrimi i zorrës së trashë përmes klizmës është mënyra më e mirë për ta mbajtur zorrën e trashë të pastër dhe shtojcën e shëndetshme.


Shumë vite më parë një zonjë e re punonte tek unë. Ajo më thirri për të më thënë që do të vinte në punë rreth dy orë më vonë. Kur erdhi ajo më tregoi arsyen e vonesës. Rreth orës dy të mëngjesit, vëllai i saj 14 vjeçar u zgjua me një ulërimë që i bëri të gjithë anëtarët e familjes të hidheshin nga shtrati për të parë se çfarë kishte ndodhur. Djali kishte dhimbje ngacmuese në ijën e djathtë, që për nënën e tij ishte një shenjë për një problem me pezmatim të shtojcës së zorrës qorre. Ajo nxitoi në telefon dhe telefonoi mjekun, i cili erdhi menjëherë. Ai konfirmoi frikën e nënës dhe urdhëroi një ambulancë për djalin. Sapo u largua mjeku, motra e djalit (që punonte ne ordinancën time) nxori qesen e saj me klizmë dhe i dha djalit një klizmë të lartë çdo gjysmë ore për katër orë, duke ja pastrua kështu zorrën e trashë. Kur ambulanca mbërriti më në fund, një asistent mjekësor ekzaminoi djalin dhe tha se nuk ka arsye ta çoni në klinikë sepse ai dukej shumë mirë. Djali pushoi tërë ditën dhe u kthye në shkollë të nesërmen.


Fatkeqësisht, lëngu antibakterial i shtojcës nuk shkatërron krimbat ose vezët e tyre. Në kushte të favorshme për zhvillimin e një koloni krimbash, krimbat pra mund të krijojnë fole dhe të riprodhohen në zorrën qorre, gjë që rezulton në formën V që mund të shihet me rrezet X.

Çdo problem me shtojcën e zorrës qorre ose funksionin e saj është rezultat i drejtpërdrejtë i mbetjeve toksike të ushqimit që vijnë nga zorra e hollë nëse hani gabimisht. Ky ushqim i gabuar bëhet zakon nëse e lini oreksin tuaj t'ju udhëzojë të shkoni në frigorifer, tryezën e ngrënies ose kafene. Ne thjesht nuk mund të shpëtojmë nga kjo rrjedhë e ngjarjeve për sa kohë që hamë për të kënaqur dëshirat tona në vend që të pyesim: "Çfarë kërkon trupi im?"


Shumë njerëz pyesin:

Çfarë mund të bëj për të çliruar veten nga këto sëmundje?" Ata të gjithë këshillohen të blejnë librat: "Edhe ju mund të bëheni më të rinj", "Lëngjet e freskëta të frutave dhe perimeve" dhe "Sallatat e freskëta çdo ditë mbani shëndetin tuaj të shëndetshëm"- Dr. Norman Walker, ti studjojnë dhe zbatojnë në praktikë parimet natyrore të përshkruara në libra. Ata pastaj, shkruajnë dhe tregojnë se çfarë rezultate të mrekullueshme kanë arritur ata.


Është gjithmonë njejtë: hani sa më shumë ushqim të papërpunuar, pini lëngje të freskëta me fruta dhe perime, pini të paktën një litër ujë të pastër çdo ditë dhe kurrë mos harroni për sa kohë që jetoni duhet pastruar zorra e trashë dy herë në vit e nëse është e nevojshme edhe më shpesh. Shtojca juaj e zorrës qorre dhe çdo pjesë e trupit tuaj do ta vlerësojë atë dhe ju mund të parandaloni atë periudhë të tmerrshme të plakjes së parakohshëm dhe të arrini një epokë të rehatshme, paqësore, të shëndetshme.


Mos shiko prapa! Mbani sytë tuaj për të tashmen dhe të ardhmen. E kaluara është histori, e ardhmja juaj është para jush. Përpiquni ta bëni atë (të ardhmen) të vlefshme.


Një fjalë e fundit-Mos e hiqni shtojcën e zorrës qorre. Kjo do të ishte si therja e pulës që jep vezë të arta. Nëse shtojca juaj tashmë është hequr, atëher kujdesuni sa më shumë duke i kushtuar më shumë vëmendje ushqimit dhe zorrës suaj të trashë.


Rekomandim: Qenda e shendetit e rekomandon librin "Shëndeti i zorrëve pa kapsllëk” nga Dr Norman W. Walker. Është një libër i domosdoshëm në raftin e librave, sepse një zorrë e trashë e shëndetshme është çelësi i shëndetit vital.


Burimi i literaturës "Shëndeti i zorrëve pa kapsllëk, çelësi për shëndet vital" nga Dr Norman W. Walker.

451 Ansichten0 Kommentare

Ähnliche Beiträge

Alle ansehen

Comments


bottom of page