top of page
Fisnik Komoni

Shtyllat e shëndetit


Të qëndrosh i shëndetshëm ose të bëhesh i shëndetshëm do të thotë të mos dëmtosh ose të rivendosësh aftësitë vetëshëruese të trupit (sistemi imunitar, homeostaza). Të gjitha organet e sistemit imun, qelizat e tyre, antitrupat, inflamacionet, ethet etj. së bashku formojnë sistemin imunitar të trupit apo edhe fuqin vetëshëruese të trupit. Ato punojnë paralelisht dhe bashkarisht, sigurojnë një "rrjet mbrojtëse" të dendur në të gjithë trupin dhe mbrojnë organizmin - në rastin më të mirë - nga të gjitha fatkeqësitë.


Për ta ruajtur këtë “fuqi vetëshëruese të trupit” janë të nëvojshme 13 shtylla të shëndetit:


1. Ushqimi i shëndetshëm dhe i pasur me vlera vitale ushqyese nga përbëres të freskët

Një ushqim i shëndetshëm përmban karbohidrate, proteina, yndyrna, minerale, vitamina dhe elemente sekundare bimore. Një ushqim i pasur me fruta dhe perime të freskëta, erëza natyrale, barishte dhe çajra bimorë mund të konsiderohet si mënyra më e mirë për përkrahjen e sistemit imunitar.

Por vetëm ushqimi i shëndetshëm nuk është i mjaftueshëm për shëndetin e përgjithshëm (holistik). Shtyllat e tjera në vazdim janë gjithashtu të nevojshme.


2. Shumë aktivitete fizike në ajër të pastër dhe përkrahja e sistemit limfatik

Lëvizjet rregullta truporenë në ajër të pastër janë jashtëzakonisht të rëndësishme për rrjedhën e shëndetshme të limfës. Mirpo sistemi

limfatik nuk ka një sistem te tille lëvizjeje. Per levizjen e lengut te limfes, sistemi limfatik stimulohet ekskluzivisht nga lëvizja fizike e njeriut. Nëse njeriu lëviz vetëm pak, atëherë lengu i limfës rrjedh vetëm ngadal nëpër enët e tyre. Mirpo, levizja e shpejtë e limfes është një parakusht për eliminimin e të gjitha toksinave metabolike dhe mbeturinave ne limfe. Dhe nese, lengu limfatik ndalet apo

mbetet i palevizshem apo bllokohet, atëherë pastrimi dhe detoksifikimi i trupit gjithashtu do të ndalen - cka natyrisht eshte dicka shume e padëshirueshme. Përveç aktiviteteve sportive, rrjedha e shëndetshme e limfes mund te përkrahet dhe përshpejtohet edhe me ndihmën e masazhës së trupit per 5 min ne dit permes nje furrce trupore (ndihmon në percjelljen e toksinave nga enet limfatike ne organet e jashteqitjes), kercimi ne trampolin cdo dita nga dhjete minuta, apo edhe kullimi limfatik manual nga një fizioterapeut.


3. Rrëzitja diellore me masë

Dielli - origjina e jetës në tokë

Rrezatimi i rregullt i trupit tonë nga drita ultravjollcë e diellit (drita UV) rregullon me sukses mikrobet, myçet, bakteret dhe viruset. Efektet e rrezitjes bëjnë rrezet e diellit një nga frenuesit më të rëndësishëm të sëmundjeve. Por kjo është vetëm një nga përfitimet që sjell drita e diellit në rritjen dhe mbështetjen e shëndetit të njeriut. Cdo gjë rreth diellit mund të lexosh këtu!


4. Gjumi i mjaftueshëm

Gjumi është një pjesë e rëndësishme e jetës sonë. Trupi dhe mendja kanë nevojë për gjumë për rigjenerimin jetësor dhe relaksimin. Nuk ka jetë pa gjumë. Mjafton të flemë shumë pak për të pasur shumë më pak jetë. Mungesa e gjumit mund të ketë pasoja të pakëndshme.

Lodhja është shenjë paralajmëruese e çdo sëmundjeje, qoftë kancer, sëmundje e zemrës, etj. Edhepse ulja e funksionit të mëlçisë ose një sistem imuniteti i dobësuar ose ushqimi i tepruar mund të çojnë në lodhje, shkaku kryesor i lodhjes në shumicën e rasteve është mungesa e gjumit, d.m.th. mungesa e gjumit para mesnatës. Artikullin "Gjumi - Shtyllë e shëndetit" mund ta lexosh këtu!


5. Pirja e mjaftueshme e ujit të pagazuar

Uji është simboli i pastërtisë - jo vetëm për pastërtinë fizike, por edhe për pastërtinë e shpirtit dhe ndërgjegjes.

Dehidratimi i trupit është një nga problemet më të zakonshme shëndetësore. Pirja e mjaftueshme e ujit në kohë të arsyeshme gjatë ditës është ndoshta gjëja më e rëndësishme që mund të bëjmë për të përmirësuar shëndetin tonë. Kjo nuk është befasi kur dijmë se rreth 75% e trupit tonë është ujë.

Praktikisht të gjitha organet dhe sistemet në trupin e njeriut kanë nevojë për sasi të mjaftueshme të ujit për të funksionuar siç duhet. Njerëzit që nuk pinë ujë të mjaftueshëm gradualisht ulin raportin e vëllimit të ujit në qelizë me vëllimin e ujit jashtë qelizave. Kjo minon të gjitha aktivitetet qelizore, qofshin ato qeliza të lëkurës, stomakut, mëlçisë, veshkave, zemrës apo trurit.

Kurdo që të shfaqet dehidrimi i qelizave, produktet e mbeturinave metabolike nuk hiqen siç duhet. Kjo çon në simptoma të ngjashme me sëmundjen.


6. Shëndeti i zorrëve

Sistemi tretës është vendndodhja prej 70 deri 80 përqind e të gjitha qelizave në sistemin imunitar. Flora e zorrëve është një punonjës i rëndësishëm në sistemin imunitar. Për më tepër, një sistem tretës i shëndetshëm është një parakusht për përpunimin e duhur të vlerave dhe substancave ushqyesve dhe për ushqimin e të gjithë organeve në mënyrë optimale.

Trakti lukth/zorrë është njësia qendrore që vendos për shëndetin dhe sëmundjen. Sipas Ayurvedë-s (mjeksia e lashtë indiane), një person mund të qëndrojë i shëndetshëm për një kohë të gjatë nëse tretja e tij është në rregull. I gjithë kompleksi i tretjes, d.m.th. përpunimi dhe riciklimi i ushqimit, shndërrimi në inde të trupit dhe sekretimi i produkteve të mbeturinave është më komplekse dhe më e detajuar në mjekësinë Ayurveda sesa në çdo mjeksi tjetër.

Si rezultat, shëndeti i zorrëve kontribuon në një sistem imunitar të shëndetshëm dhe të fortë dhe kështu edhe për shëndetin e përgjithshëm.


7. Deacidifikimi trupit

Fatkeqësisht, ushqimi dhe mënyra e jetesës moderne çojnë automatikisht në një ndryshim të pafavorshëm të raportit acid-bazë në drejtimin acidik. Çdo ditë shumë më shumë acide futen në trup sesa baza. Shumë më shumë acide futen në trup sesa trupi mund ti hudhë ato jashtë. Ky mbingarkim acidik ngarkon mekanizmat e kontrollit të ekuilibrit acido-bazë dhe kështu vjen deri tek një mbiacidifikim i trupit i shkaktuar nga një ushqim acidik dhe mënyra e jetesës e gabuar. Rezultatet pastaj jane: probleme shëndetësore si: lodhja, alergjitë, tensioni i lartë i gjakut, depresioni, çrregullimet e qarkullimit të gjakut, inflamacionet, rënja e flokëve, problemet e lëkurës, sëmundjet kardiovaskulare, dhimbja e kokës, osteoporoza, çrregullimet e përqendrimit, sëmundjet reumatike, mbipesha, çrregullim i sistemit të tretjes, etj.

Kur ekuilibri acid-bazë i organizmit është jashtë ekuilibrit, atëher vije tek ndryshimi i mjedisit në trup, i cili mund të ndikojë në të gjitha funksionet dhe proceset metabolike dhe kështu sistemi imunitar humbet efikasitetin e tij. Shpërndarja optimale e bazës së acidit në trup është një parakusht i rëndësishëm për funksionimin e shëndetshëm të qelizave dhe organeve dhe kështu për shëndetin tonë.

Në prani të një sëmundjeje, mund të supozohet se trupi është i mbiacidituar. Nga pikëpamja e mjekësisë natyrore , nuk ekziston një sëmundje e vetme që nuk bazohet në mbiaciditifikimin e trupit..

Deacidifikimi gjithëpërfshirës i trupit - i shoqëruar nga një ushqim i shëndetshëm dhe mënyrë të mirë të jetesës në të ardhmen, mund të kthejë kahjen e moshës dhe sëmundjes. Deacidifikimi i trupit mund të ndihmojë trupin të rimarrë vitalitetin, performancën dhe fuqin jetësore e tij.


8. Përkrahja e mëlçis

Mëlçia ka aftësinë të pastroj gjakun nga gjithçka që është e papërdorshme. Mëlçia është një organ jashtëzakonisht i rëndësishëm i sistemit imunitar.

Mëlçia është një organ i mahnitshëm, i cili është përgjegjës për detyrat e ndryshme (prodhimin e tëmthit, përpunimin e yndyrave, proteinave dhe karbohidrateve, ruajtjen e vitaminave dhe elementëve gjurmë, detoksifikimin etj) në trupin tonë. Përveç kësaj, mëlçia ka një aftësi të jashtëzakonshme për të rigjeneruar në krahasim me organet e tjera. Edhe nëse heq gjysmën e mëlçis, ajo mund të rritet përsëri në madhësinë e saj origjinale - me parakusht, që pjesa e mbetur është të jetë e shëndetshme.

Ndërsa zemra simbolizon dashurinë dhe mushkëritë simbolizojnë lirinë, mëlçia simbolizon vetë jetën. Ajo qëndron për pavdekësinë dhe rilindjen. Thjesht sepse mëlçia vazhdimisht rinovon vetveten - sigurisht vetëm nëse nuk është dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme nga alkooli i tepërt ose nga ilaçet e tepërta.

Meqenëse mëlçia ka një fuqi të shkëlqyeshme rigjeneruese, masat të përgjithshme (holistike) të mundshme për shërimin e saj, janë: mos pirja e alkoolit, shmangja e ilaqeve të panevojshme, reduktimi i sheqerit, shmangja e duhanit dhe zvogëlimin e konsumit të përditshëm të kafeinës, pirja e shtuar e ujit, mos përdorni ushqime të gatshme, hani një ushqim të shëndetshme të pasur me baza, shtoni substanca të hidhura për detoksifikimin e mëlçisë, kujdeuni për ushtrime fizike, shmangni stresin emocional, etj. Këto masa të përgjithshme në shumë raste janë kurorëzuar me sukses.


9. Përkrahja e veshkave

Siç dihet, veshkat janë gjithashtu pjesë e organeve tona të detoksifikimit, pastrojnë gjakun, janë të përfshirë në formimin e gjakut dhe shëndetin e kockave dhe për këtë arsye - për sa kohë që funksionojnë në mënyrë perfekte - mund të ofrojnë mbështetje të shkëlqyeshme për sistemin imunitar. Ato janë organe të rëndësishme për shëndetin tonë. Veshka është një organ i çiftëzuar me qëllimin kryesor të pastrimit të gjakut. Nëse njëra veshkë dështon, ajo mund të zëvendësohet nga veshka tjetër. Ndoshta kjo është arsyeja pse veshka simbolizon ekuilibrin që karakterizon një partneritet të vërtetë, në të cilin të dy partnerët janë të gatshëm të japin gjithçka për qëllimin e madh. Masat e përgjithshme (holistike) për shëndetin e veshkave gjithashtu ndihmojnë në forcimin dhe lehtësimin e sistemit imunitar. Këto masa janë: pirja e mjaftueshme e ujit të pastër dhe të pa gazuar, deacidifikimi, zvogëlimi i proteinave shtazore, përdorimi i vogël i kripës së zakonshme, pirja e limonadës, etj.


10. Shmangja e toksinave

Sistemi imunitar mund të lehtësohet thjesht duke shmangur toksinat që në fillim. Të preferohet ushqimi organik , të shmangen ushqimet industriale me shtesë të ushqimit në një formë të izoluar (vitamina dhe minerale sintetike, yndyrna me cilësi të ulët, shumë sheqer, ëmbëlsues artificialë ose zëvendësues të sheqerit, shumë kripë dhe jod, preservativa, antioksidantë artificiale, ngjyra, etj., përmirësuesit e aromës, aromatizuese artificiale, acidi citrik, nitrit p.sh. në salcice, etj.), të zgjedhen produkte natyrore kozmetike për trupin dhe ti kushtohet vëmendje zgjedhjes së materjaleve të mobiljeve dhe tekstileve shtëpiake.

​Metalet e rënda për mbushjet e dhëmbëve mund të dëmtojnë jashtëzakonisht dhe të ulin sistemin imunitar. Heqja profesionale e mbushjeve të dhëmbëve që përmbajnë amalgam dhe një shkarkim i plotë i merkurit nga trupi janë pra ndër masat më të rëndësishme për forcimin e sistemit imunitar dhe kështu edhe shëndetin.


11. Mbrojta nga Elektrosmogu (Wi-fi, telefonat celular, etj)

Teknologjitë pa tela janë të pranishme në të gjitha fushat e jetës dhe me siguri do të qëndrojnë të tilla për një kohë. Komunikimi celular përmes telefonit celular dhe smartphone, si dhe transferimi i informacionit pa tela me WLAN dhe teknologjitë përkatëse. Përveç faktit se disponueshmëria e përhershme është vërtetuar se është stresuese dhe për këtë arsye vetëm paraqet një rrezik për shëndetin, poashtu stresuese është edhe rrezatimi përmes antenave me frekuencë të lartë të cilave ne shpesh i nënshtrohemi pak a shumë vullnetarisht gjatë gjithë kohës.

Për shumë vite, mekanizmat e veprimit të rrezatimit elektromagnetik nën kufijtë ligjorë ishin të panjohur. Për shkak të sasive të vogla të energjisë, çdo efekt u mohua kategorikisht. Sidomos hulumtimet e fundit ndërkohë kanë dhënë rezultate interesante: Rrezatimi me frekuencë të lartë krijon stres oksidues në qeliza. Me stres të vazhdueshëm, trupi nuk mund të rimarrë ekuilibrin e tij natyror - me pasoja për shëndetin. Prandaj reduktimi dhe mbrojtja nga elektrosmogu eshte nje faktore shume i rendesishem per sistemin tone imunitar.

Por ajo që ne mund të bëjmë është që me vetëdije të merremi me teknologjitë moderne, të merremi me rreziqet dhe në këtë mënyrë të shmangim ngarkesat e panevojshme.

Ka shumë mënyra për përdorimin e arsyeshëm të telefonave celularë, telefonave pa tel dhe WLAN , të cilat janë burimet më të fuqishme të rrezatimit në shtëpi dhe në punë.


12. Agjërimi

Agjërimi ka një efekt shërues për trupin dhe mendjen.

Përveç efekteve mendore dhe shpirtërore, agjërimi ka efekte pozitive edhe në shëndet.

Efektet shëndetësore të agjërimit: Të dy agjërimi terapeutik dhe ai i intervalit janë shumë parandalues dhe efektivisht terapeutik. Kjo do të thotë që agjërimi mund të lehtësojë ose kurojë simptomat ekzistuese të sëmundjes dhe të parandalojë zhvillimin e shumë sëmundjeve. Në shumë klinika të specializuara, agjërimi terapeutik është përdorur me sukses me vite, veçanërisht për trajtimin e reumatizmit dhe dhimbje kronike. Ndihmon shumë me sukses me diabetin, tensionin e lartë, mëlçinë yndyrore dhe lipidet e rritura të gjakut. Edhe me intolerancën ushqimore, sindromën e zorrës së irrituar, sëmundjet inflamatore të zorrëve, alergjitë dhe madje edhe sëmundjet neurologjike siç është skleroza e shumëfishtë, mund të lehtësojë ndjeshëm simptomat dhe të ndikojë pozitivisht në rrjedhën e sëmundjes.

Forma të ndryshme të agjërimit: Një dallim themelor bëhet midis agjërimit interval dhe agjërimit terapeutik. Për ndryshim nga agjërimi terapeutik, gjatë agjërimit në interval nuk është e nevojshme mosngrënja gjatë gjithë ditës, por vetëm në një dritare të caktuar kohore, duke zgjatur thjeshë kohën midis vakteve të ngrënjes.

Në agjërimin klasik terapeutik, ushqimi shmanget për një kohë të caktuar. Kjo mund të jetë nga disa ditë deri në javë. Gjatë kësaj kohe duhet pasur kujdes që të pihen shumë lëngje, lëvizje trupore të mjaftueshme dhe relaksim.


13. Ushqimi për mendjen dhe shpirtin

I tha shpirti trrupit: thuaj ti atij (njeriut) sepse mua spo me degjon...

Trupi dhe shpirti janë një njësi. Një trup i sëmurë ngarkon edhe shpirtin, sikurse shpirti i sëmurë ngarkon edhe trupin! Nuk ka asgjë që njëri mund të bëjë që tjetri nuk e di. Trupi dhe shpirti janë një njësi. Ata mund ta bëjnë njëri-tjetrin të sëmurë. Gjithashtu mund të shërojnë njëri-tjetrin. Për këtë arsye gjatë procesit të shërimit te çdo sëmundje psiçike duhet gjithnjë të konsiderohet në terapi dhe nuk duhet të shpërfillet. Vetëm duke përfshirë situatën psikike, trupi mund të rivendosë dhe riaktivizoj fuqin vetëshëruese. Frymarrja e qetë gjatë një meditimi, praktikimi i Yoges, lutja jane disa masa që ushqejnë shpirtin.

Poashtu duhet kujdesur edhe për relaksin. Relaksimi ekuilibron tensionimin. Të dyja janë të rëndësishme, dhe njëra pa tjetrën sjell një çekuilibër. Tensioni i vazhdueshëm nënkupton stresin. Relaksimi i përhershëm nuk do të ishte gjë e mirë, pasi do të çonte në mërzitje, pakënaqësi dhe zhgënjim në planin afatgjatë. Metodat e përshtatshme të relaksimit janë: joga, tai chi, meditimi, stërvitja autogjenike, fantazimi, teknikat e frymëmarrjes, relaksimi progresiv i muskujve etj.

44 Ansichten0 Kommentare

Ähnliche Beiträge

Alle ansehen

Comments


bottom of page