top of page
  • Qendra e Shëndetit

Supa me perime e Teutës

Aktualisiert: 25. Juni 2021

Kjo supë me perime ka shije mrekullisht të freskët, është e lehtë dhe e shijshme - patjetër që duhet ta provoni!


Përbërësit për 3 porcione:

  • 1 liter uje

  • 3 patate mesatarisht te medha

  • 1 patate e vogel e embel

  • 3 karrota

  • 1 brokoli i vogel

  • pak fasule te gjelberta

  • 1 qep vogel

  • 2 thelba hudher

  • pak xhinxhifill (opcionale)

  • gjalpe

  • 2 luge çaji melmesa supe

  • kryp himalaje

  • piper te zi

  • magdanoz (i grimcuar)

Përgatitja:

  • laj perimet, dhe prej ato

  • ne nje ene te thelle vendos gjalpin dhe shto qepen, hudhren dhe xhinxhifillin

  • pastaj shto karrotat, fasulet dhe kompirat dhe ziej per 2 minuta

  • shto ujin dhe melmesen e supes (1 luge caji per 500 ml uje)

  • ziej supen deri sa te jane zbutur patatet

  • shto brokollin dhe lere te zihet per 2 minuta

  • ne fund sipas deshires shto krypen, piperin e zi dhe magdanozin

Shënim:

  • Sipas deshires, supen mund ta shoqerosh me pak buke thekre te rreshkur.

144 Ansichten0 Kommentare

Ähnliche Beiträge

Alle ansehen

Comments


bottom of page