Sportistët nga trupi i tyre presin performanca te jashtëzakonshme. Pa nje ushqim te mire kjo natyrisht se nuk eshte e mundur. Mirpo pa ushtrime te mira fizike poashtu jo. Perkundrazi. Ne disa sporte (p.sh. Stervitje me pesha) performanca sportive varet me shume nga kualiteti dhe shpeshtesia e ushtrimeve se sa nga ushqimi. Dhe keshtu ndodh vazhdimisht qe edhe sportist me nje ushqim mesatar arrijne ca suksese sportive.
Mirpo ndikimi i ushqimit eshte gjithsesi i jashtëzakonshem. Ndodh qe me nje zgjedhje te gabuar te ushqimeve dhe me konsumimin ne kohe te gabuar te racioneve apo edhe mungesa e lëngjeve, shkaktojne menjehere renjen e papritur te performances. Prandaj ushtrimet se bashku me ushqimin jane dy shtyllat kryesore per cdo program sportiv te suksesshem.
Nga pikemapja e pergjithshme behet fjale jo vetem per arritjen e qellimeve te deshiruara sportive per afate te shkurta kohore - vetem per te fituar trofe! Behet fjale qe keto qellime te arrihen shendetshem dhe poashtu - edhe perkunder stervitjeve te mundimshme - ne planin afatgjate te mbesim te shendetshem. Ky qellim eshte i mundshem me nje ushqim optimal, pra me nje ushqim natyror dhe te pasur me vlera vitale nga perberes ushqimor me cilesi te larte.
Gjithashtu nje ushqim i tille - për shkak të avantazheve të ndryshme - mundeson atë avantazh të performancës, qe ndoshta do te ishte e nevojshme, qe konkurrentet me ne fund te lihen prapa.
Vetem kur shikojme qellimet dhe deshirat e meposhtme te sportisteve, behet e qarte, qe keto deshira përhershëm mund te arrihen vetem me nje ushqim te vetedijshem:
furnizimi perfekt i trupit me vlera ushqyese (karbohidrate, proteina, yndyrna, minerale e vitamina)
performance e larte trupore dhe kondicion
rritje e vazhdueshme e performances
fuqi muskulore
faza te shkurtura rigjenerimi
sistem imun te forte per mbrojtje ndaj semundjeve
kurim i shpejte pas lendimeve apo semundjeve
shendet afatgjate
Të gjitha pikat e sipërme janë të mundshme vetëm me ushqime të pasura me vlera vitale, minerale dhe antioksidant e poashtu me zgjedhjen e karbohidrateve, proteinave dhe yndyrnave me cilesi e larte, dhe kur njëkohsisht me shmangjen e ushqimeve dhe lëngjeve të cilat janë të dëmshme për shëndetin.
Nuk është vendimtare nëse ushqimi ështe vegan, vegjetarian apo me mish, peshk e ve. Të gjitha këto forma ushqimore janë të mundshme me një ushqim natyror kryesisht bazik (alkalin), të cilat plotësojne kriteret e kërkuara e poashtu edhe nevojat e sportistëve.
Kur kihet parasysh që sporti lidhet shume me nevojen e lartë të proteinave, shume shpesh dyshohet nëse mënyra vegane e të të ushyerit është e përshtatshme për sportist. Por gjithsesi tanimë pothuajse në çdo disziplin sportive - si Bodybuilding, Triathlon apo Hockey ne akull - ka sportiste shumë të suksesshëm ne sportet e tyre që janë vegan dhe të cilët dëshmojnë që sporti dhe ushqimi vegan përshtatën shumë mirë në mes vete. Në anën tjeter është vetë shkenca ushqimore ajo që u largua nga këshillat e saj të kaluara lidhura me dozat e larta të proteinave. Kështu sot zyrtarisht vlenë që eshte sportistët aktiv të mos konsumojnë me shumë se 1,2 deri 1,7 gram proteina për çdo Kilogram të peshës trupore. Duhet pasur parasysh që vlera 1,7 gram vlenë për sportistët e sporteve ekstreme si Triathlon. Për hobi sportistët mjafton vlera e zakonshme 0,8 gram protein për çdo Kilogram të peshës trupore.
Një tjetër gjë që shpesh çon në pasiguri në mesin e sportistëve është pyetja se kur është më mirë të hahet, d.m.th cilën kohë para stërvitjes.
Procedura e mëposhtme është treguar e suksesshmë:
Tre orë para stërvitjes preferohet një ushqim me pak yndyrë, mirpo i pasur me shumë karbohidrate. Nëse hahen ushqime të yndyrshme, atëher ushqimi do të qëndroj shumë gjatë në lukth dhe nuk mund të tretet në kohë para stërvitjeve. Në këtë rast trupi do të fokusohej në tretje. Në këtë mënyrë shumë gjakë do të ndodhej në sistemin e tretjes dhe shumë pak në muskuj. Si rezultat, performanca e dëshiruar nuk mund të arrihet.
Pas stërvitjes së pari duhet kujdesur për zëvëndësimin e ujit të humbur gjatë stërvitjes me ujë të pa gazuar apo me lengjë tjera të holluara me ujë. Diku pas 1 deri 1,5 orësh pas sportit do të duhej te merrni një shujtë ushqimore, për ti mbushur muskujt përsëri me glykogjen.
Furnizimi me proteina është më mirë të bëhet ndaras gjatë racioneve ditore. Nuka ka një kohë speciale për konsumim ideal të proteinave.
Mirpo për përgatitjen e një plani konkret ushqimor për sportistë aktiv është e nevojshme që ushqimi ti pëershatet nevojave individuale tëe sportistit , lloji i sportit dhe intenziteti i stërvitjeve.
Gjatë stërvitjeve në trup krijohen në masë të madhe acide (Acidi laktik dhe acidi karbonik). Prandaj do të duhej që pas stërvitjeve të mirren masa për të larguar sa më shpejtë këto acide nga trupi. Më poshte disa nga masat:
Dushi i ngrohtë kujdeset dhe stimulon qarkullimin e gjakut të vazhdueshëm, me çka mundësohet transporti më i shpejtë i acideve në organet e jashtëqitjes. Poashtu banjot bazike janë ideale stërvitjeve të mundismshme, pasi që mundësojne hudhjen intesive jashtë të acideve. Preparatet me minerale bazike e përkrahin këtë proces.
Edhe sauna pas stërvitjeve poashtu kontribon në hudhjen e shpejtë jashtë te acideve. Paralelisht do te duhej bërë kompenzimi i lëngjeve te humbura gjatë stërvitjeve. Kjo këshillë duhet marrë parasysh sidomos gjatë kohës kur bëhet saunë.
Poashtu duhet kujdesur për gjumë të mjaftueshëm, në mënyrë që trupi gjatë natës të koncentrohet në hudhjen jashtë të acideve.
Shumë shpesh hobi sportistët duan të dinë nga unë, se cili burim i proteinave është më i rekomandueshëm për ta. Ja pëergjigja:
Që trupi të furnizohet me mundësisht të gjitha proteinat esenciale rekomandohet gjithmonë - pa marrë parasysh sportistë a po jo - mundësisht një ushqim i larmishëm dhe kombinimi i burimeve të ndryshme të proteinave - si p.sh. perime me drithera (oriz integral, oriz basmati, tërshër, Quinoa, Amaranth, Makarona nga mielli, integraletj) apo kompira, apo perime me fruta të thata, apo perime me bishtajore (Thjerrëzat, qiqrat, bizelet dhe fasulet, etj), apo drithera me bishtajore, apo perime me mish/peshk.
Karbohidratet
Ushqimi i sportistëve njejtë si edhe për njerëzit e zakonshëm do të duhej të përbëhej nga ushqime të freskëta me cilesi të lart. Kjo do të thotë që karbohidratet nuk duhet janë nga karbohidrate të thejshta si p.sh. nga mielli i bardh si buka, makarona, apo produkte tjera nga mielli, por ato duhet përbërë nga karbohidrete komplekse si kompirat, Quinoa, Amaranth, orizi integral, produkte nga mielli imtegral, tërshëra etj. Quhen karbohidrate “komplekse” sepse pëerpos koarbohidrateve përmbajnë edhe vlera tjera ushqyese si proteina, yndyrna, vitamina, minerale e fibra.
Karbohidratet e thjeshta (apo te izoluara), ndryshe quhen edhe “karbohidrate të thata” sepse pëerveq karbohidratit nuk përmbajnë asgjë tjetër si vitamina, minerale, enzima, proteina, etj. Karbohidratet e thjeshta siç p.sh. buka e bardhe ngrisin shumë shpejt dhe shumë lartë sheqerin në gjak. Për këtë arsy pankreasi është shumë i ngarguar sepse duhet gjithmonë të prodhoj insulin për ta normalizuar sheqerin në gjak. Dhe kur pankreasi mbingarkohet dhe nuk ka kapacitet të mjaftueshëm për të normalizuar sheqerin në gjak, përshkak te resistencës së qelizave ndaj sheqerit, atëher si pasojë vie deri sëmundjet e ndryshme si Diabeti.
Per dallim nga karbohidratet e thjeshta, pas konsumimit të karbohidrateve komplekse sheqeri në gjak nuk ngritet as për afër aq shpejtë sikur te karbohidratet e thjeshta.
A janë të nevojshëm preparatet me proteina (Protein Shake)?
Normalisht një ushqim i shëndetshëm dhe i larmishëm furnizon hobi sportistët mjaftueshëm me proteina, duke mos patur nevojë për suplimente apo preparate me proteina. Sidoqoftë, Smooth-it me preparate të proteinave mund të jenë të dobishme nëse gjatë ditës hani ushqime të pasuara më pak proteina sesa është e nevojshme.
Tek sportistët aktiv në anën tjetër shpesh ndodhen në situata të tilla, që pëershkak të sasis më të madhe të nëvojshme të proteinave, Smooth-it me preparate të proteinave janë nëvojshëm.
Sa i përket kualitetit të preparateve të proteinave, atëher nuk rekomandoj preparatet e zakonshme që ndodhen në treg. Shumica e tyre përmbajnë numër të madh shtesa artificiale, si ëmbëlsues sintetikë, aromë artificiale, ngjyra artificiale dhe acid citrik. Për t'i bërë gjërat më keq, ato shpesh pëerzihen edhe me vitamina sintetike dhe minerale. Duke pas parasysh edhe mënyrat prodhuese kryesisht industriale, produkti përfundimtar nuk ka asgjë të përbashkët me ushqimin e shëndetshëm.
Një përgatitje proteinike me cilësi të lartë që vjen nga një burim i klasit të parë dhe përpunim i butë, si psh Proteina e orizit, proteina organike e lupinës, proteina organike kërpi, etj. mund të pranohen.
Këto pluhurat nuk janë proteina të izoluara, sepse ato gjithashtu përmbajnë fibra dhe mikronutrientë dhe ato janë pa shtesa sintetike.
Kërkesat e rritura të ujit tek sportistët
Sportistët në përgjithësi humbasin shumë ujë të trupit përmes djersitjes intensive - kjo dihet. Mirpo, ajo që është më pak e njohur është fakti që edhe një humbje e vogël e lëngjeve për vetëm 2% bën që muskujt të lodhen para kohe dhe performanca të zvogëlohet. Prandaj është e rëndësishme jo vetëm të pini ujë të mjaftueshëm pas stërvitjes, por edhe të siguroheni që të keni një furnizim të rregullt me ujë gjatë stërvitjes.
Burimet e artikullit:
Qendra e Shëndetit
Comments