top of page

Shkarko falas librin eleketronik
“SHËND e VERË edhe me stres”

Zbulo çfarë të ngarkon dhe mëso si ta menaxhosh stresin, për më shumë qetësi dhe ekuilibër në jetën tënde.

​

Nuk mund ta shmangësh gjithmonë stresin. Por mund të mësosh si ta përballosh.

​

A të duket sikur dita nuk ka mjaftueshëm orë? Mendimet vazhdojnë edhe kur dëshiron të pushosh, ndërsa mes punës, familjes dhe përgjegjësive, koha për veten mbetet gjithmonë për më vonë?

​

Ky libër elektronik të fton të kuptosh më mirë çfarë të ngarkon dhe të zbulosh mënyra praktike për të krijuar më shumë qetësi në përditshmëri.

​

Nuk ke pse të ndryshosh gjithçka menjëherë. Mund të fillosh me një hap të vogël dhe të ndërtosh gradualisht një mënyrë më të vetëdijshme të kujdesit për veten.

​

Në këtë libër do të zbulosh:

💚 Çfarë është stresi dhe si ndryshon stresi afatshkurtër nga ai i vazhdueshëm.

💚 Si të dallosh shenjat e mbingarkesës dhe t’u kushtosh më shumë vëmendje nevojave të tua.

💚 Si lidhen trupi, mendimet dhe gjendja emocionale në përjetimin e stresit.

💚 Çfarë mund të ndryshosh në përditshmëri për të krijuar më shumë hapësirë për pushim dhe mirëqenie.

💚 Si t’i japësh më shumë vend gëzimit, mirënjohjes dhe ushqimit shpirtëror.

​

Nga kuptimi te veprimi

Përveç shpjegimeve të kuptueshme, do të gjesh ushtrime dhe sugjerime praktike që mund t’i përshtatësh me jetën tënde. Zgjidh atë që të përshtatet dhe fillo me ritmin tënd.

​

Mos prit që çdo gjë të qetësohet për t’u kujdesur për veten. Jepi mirëqenies tënde një vend në jetën që po jeton sot. 👉

3D Cover_.png
bottom of page