Ekipi ynë
Fisnik
Fisniku është ideator dhe themelues i Qendrës së Shëndetit.
Ka studiuar inxhinieri ndërtimi në Prishtinë dhe në Vjenë, ku ka mbi 15 vjet që punon si inxhinier ndërtimi.
Eksperiencat shëndetësore në familjen e tij bënë që ai të merrej intensivisht me shëndetin 10 vite më parë. Në vitin 2018 filloi trajnimin si Konsulent për ushqim dhe shëndet të përgjithshëm (holistik) në Akademinë e Naturopatisë në Zvicër, ku e përfundoi në vitin 2020.
Eksperiencat shëndetësore në familjen e tij janë një nga arsyet pse ai është i interesuar për shëndetin dhe ka përfunduar studimet për këshilltar specialist për ushqimin dhe shëndet holistik, në mënyrë që të mund t'u dëshmoj dhe sqaroj anëtarëve të familjes se një pjesë të madhe të shëndetit tonë e kemi ne vetë në duart tona dhe se jo vetëm gjenet tona përcaktojnë fatin e shëndetit tonë.
Përmes projektit të Qendrës së Shëndetit ai dëshiron tj'u siguroj të gjithë të interesuarve informacione që do t'i ndihmojnë ata të qëndrojnë ose të bëhen të shëndetshëm me mjete të thjeshta dhe natyrore.
Qëllimi ynë është të inkurajojmë njerëzit dhe t'ju tregojmë se sa të fortë janë ata me të vërtetë dhe sa të fortë janë trupat e tyre për vetë-shërimin. Ne duam që njerëzit të njohin se si ata mund të formojnë dhe ndikojnë në mënyrë aktive në jetën, lumturinë dhe shëndetin e tyre.
Në Qendrën e Shëndetit, Fisniku është përgjegjës për krijimin e artikujve shëndetësorë dhe faqes së internetit.
Kohën e lirë i pëlqen të kalojë në pyll për të medituar, ku edhe merr frymëzim, të mirret me edukimin e vajzave të tij binake si dhe të kontriboj në edukimin e njerëzimit (sidomos në edukimin shpirtëror).
Teuta
Teuta ka studiuar filozofi dhe punon në shkollë, ku mbështet fëmijët në zhvillimin e gjuhës.
Hobi i saj janë moda dhe gatimi. Ajo gjithashtu punon si konsulente mode.
Në kanalin e video gatimit të Qendrës së Shëndetit ajo gatuan para kamerës me shumë energji dhe entuziazëm.
Ajo i do dy vajzat e saj binjake më shumë se çdo gjë dhe lepurin e saj Sisi.
Olta
Olta është 18 vjec dhe studjon dizajn grafik. Ajo ndjek kurse dhe trajnime jashtshkollore lidhur me tema të karrieres duke u fokusuar kështu më shumë në drejtimin e dizajnit.
Oltes i pelqen shumë të merret me menaxhimim e rrjeteve sociale, dizajnimin e web-faqeve dhe shkrepjen e fotografive.
Në Qendren e Shëndetit ajo shpalos kreativitetin e saj, merret me menaxhimin e rrjeteve sociale dhe fotografimin e produkteve dhe ushqimeve të ndryshme.
Gjërat që Olta preferon të bejë më shumë në kohen e lirë janë: leximi i librave, dëgjimi i muzikës, kalimi i kohës me shoqëri duke mos lënë anash kështu edhe shopping-un.
Noliana
Kjo është Noliana.
Ajo kontribuon në planifikimin e projekteve në kuadër të Qendrës së Shëndetit, ku kombinon pasionin e saj për drejtësinë me aftësitë kreative të dizajnit.
Noliana pëlqen natyrën dhe leximin.
Së bashku me partnerin e saj, Noliana është e përkushtuar që t’i kontribuoj mirëqenjes së njerëzve dhe konsideron se këtë mund ta arrijë përmes angazhimit për Qendrën e Shëndetit.