top of page
Qendra e Shëndetit

Cka jane antioksidantet dhe radikalet e lire?

Aktualisiert: 18. Juni 2021


Produktet BIO- Pse eshte i rendesishem konsumimi i tyre?



Cka jane radikalet e lire?

Radikalet e lire jane molekula te cilave ju mungon nje elektron. Kur atyre ju mungon nje elektron ato i sulmojne qelizat dhe ne momentin qe gjejne nje „viktime“, pra nje qelize te shendoshe, atehere ja vjedhin elektronin dhe keshtu ajo molekule infektohet dhe behet vete „radikal i lire“. Krejt ky proces zgjat me pak se 0,00000000001 sekonda! Pra nese ne kemi shume „radikale te lire“ ne trrup ata cdo moment sulmojne qelizat tona. (Kjo si pasoje e jetes qe ne bejme, ushqimeve qe ne hajme, mungeses se aktiviteteve fizike etj).


Cka jane antioksidantet?

Antioksidantet perkunder radikaleve te lire jane molekula qe nuk vjedhin elektrone te molekulave tjera, por antioksidantet jane te gatshem te japin nje elektron vullnetarisht dhe ne te njejten kohe (shka eshte me e rendesishme) te mos behen vete radikal te lire. Keshtu pra ndalohet reakcioni zingjiror i demtimit te qelizave tona. E mira e antioksidanteve eshte se ata shume lirshem e japin elektronin ne menyre qe te ruhen qelizat e mira te trrupit, e keshtut te ruhet i tere organizmi. Keshtu pra ne prani te antioksidanteve ne organizmin tone, radikalet e lire nuk sulmojne me qelizat e mira te trrupit (pasi qe ato jo lirshem e japin elektronin e tyre, kjo eshte edhe e llogjikshme, pasi ato duan te mbrojne organizmin) por ato shkojne tek antioksidantet dhe e marrin elektronin qe ju mungon atyre.


Pse produktet BIO kane me shume antioksidant?

Ne kohen e sotme „moderne“ shumica e pemeve dhe perimeve jane te sperkatura me kemikalje te ndryshme. Kjo per ti ber ato me „te qendrushme“ nga krimbat insektet e keshtu me radhe , me te „bukra“ dhe me „te medhaja“. Mirpo ajo se cfare harrohet eshte fakti se ne momentin kur ato sperkaten atehere bimet nuk prodhojne antikosidant per ta mbrojtur vetveten nga armiqt. Keshtu pra ne momentin qe ne ham produkte „jo BIO“ atehere sasia e antikosidanteve qe ne fusim ne trrup eshte dukshem me e vogel ne krahasim me produktet BIO. Produktet BIO jane te detyruara te prodhojne me shume antioksidant per ta mbrojtur veten e tyre nga armiqt. E keto antioksidant te marre nga produktet BIO jane shume te rendesishme per ne.


Ushqimet te pasura me antioksidant?

Substancat qe kane veti antioksidative jane Vitaminat si Vitamina C, E, Enzimat, dhe suplementet tjera si Seleni, Hekuri, zinku etj.


Ushqimet te pasuara me sasi te madhe antioksidative jane:


  • Boronicat, Dredhezat

  • Rrushi me shume fare

  • Frutat e ithta si Limoni, Grejpfruti, portokalli etj

  • Shega

  • Frutat tropikale

  • Brokolli, Lakra

  • Perimet e gjelberta si spinaci, salata e fushes, salata e gjelbert

  • Kastraveci, speci, domate

  • Barishtat e malit si luleradhiqe, hithër

  • Algat

  • Maca (Ginseng)

  • Magdanozi, Basilikum (borzilok), Rozmarin, Minze (nenexhik)

  • xhenxhefil

  • Kurkuma

  • Fara liri

  • fara te luediellit

  • Arra, arra braziliane, lajthi

  • Huder, qepe

  • etj etj


Rregullat e përdorimit të antioksidantëve

Duhen pasur kujdes rregullat e meposhte gjate perdorimit te antioksidanteve:


  • Sipas mundesive antioksidantet te perdoren ne formen e tyre normale: Vetem nese ushqimet jane te fresketa dhe Bio, apo ne form te suplementeve natyrale, atehere ato i hyjne ne perdorim trupit rone duke e mbrojtur ate.

  • Te shmangen kombinimet antioksidanteve me qumsht dhe produktet e qumshtit: Qumshti pengon shume antioksidant qe te bejne punen e tyre, dhe keshtut zvogelon perparsit shendetesore te antioksidanteve. Keshtu per shembull Kakao ka veti antioksidive. Mirpo nese ajo kombinohet me qumshtet (cokollata me qumsht) atehere humbin vetit e mira te kakos. Njejte kemi edhe rastin e frutave qe perdoren ne jogurt, apo kur musli pergatitet me qumsht lope, apo kur salates i hudhet sos jogurti. Pra nese deshirojme qe te mbrojme vetit dhe efektet e antioksidanteve, atehere duhet shmangur konsumimi i produkteve te qumshtit ne kombinim me ato ushqime qe kane veti te mira antioksidative.

  • Sipas mundesive ushqimet te perdoren te fresketa apo te pergatiten ne temperatura jo te larta: Sasia e antioksidanteve ne nje produkt ushqimi behet aq me e vogel, sa me shume te perpunohet ai produkt, sa me shume te nxehet (p.sh. ne mikrovale), sa me shume te jete ne kontakt me oksigjenin. Poashtu gjendja e tokes ku rritet produktet, menyra e mbjelljes (me kemikalje) kane poashtu ndikim ne sasin e antioksidanteve ne produktet ushqimore.

  • Sipas mundesive kualitet BIO: Frutat dhe perimet te cilat rregullisht perpunohen me pesticide dhe kemikalje tjera, formojne me pak antioksidant se sa frutat dhe perimet BIO (pra kultivim biologjik). Frutat dhe perimet BIO jane te detyruara qe vete te mbrohen nga, bakteriet, kerpurdhat apo insekteve, duke formuar keshtu me shume antioksidant. Perderisa frutat dhe perimet e sperkatura me preparate kimike nuk lodhen fare te formojne antioksidant, kjo pasi qe kete pune e kryejne preparatet kimike

  • Frutat dhe perimet BIO te konsumohen me lekure: Shume shpesh sasi te medha te antioksidanteve gjendet ne lekure te fruteve apo perimeve. Keshtu per shembull nese ne qerojme cdo kastravec, patëllxhan te zi, molle etj, atehere ne hudhim ne mbetruina sasi te medha te antioksidanteve


Ushqimi i pasur me antioksidantë në praktikë

Si mund ta zbatojme ne praktik nje ushqim te pasur me antioksidante?


  • Pergatit dridherat jo me qumsht lope per me qumsht te bajameve

  • Ne vend te konsumimit te jogurteve me peme (nga qumshti i lopes) perdore si alternative jogurt nga qumshti i bajameve apo jogurt kokosi

  • preferoni frutat antioksidative te cilat u permenden me larte

  • Le te behen perimet ushqimi juaj baze dhe pergatitni ato ne tempetarura sa me te ulta apo hani edhe te freskta.

  • Hani fara si fara luledielli, bajama, arra etj ne vend se te hani embelsira industriale

  • Beni sa me shpesh “Smoothi te gjelbert” (p.sh. leng portokalli, nje banane, nje grusht spinac te bluhe te gjitha se bashku ne mikser)

  • Pini qaj me xhenxhifill, apo qaj kurkuma (pak kurkuma dhe pak biber te zi te hudhen ne uje te nxehte)

  • Perdorni me shume salata te gjelberta, spinac

172 Ansichten0 Kommentare

Ähnliche Beiträge

Alle ansehen

Comments


bottom of page