top of page

Krizë, Mbijetesë, Sukses, Domethënie: Ligji universal i ndryshimit

Ky artikull tregon pse shumica e njerëzve mbeten në fazën e mbijetesës – dhe çfarë bëjnë ndryshe ata që, në afat të gjatë, bëhen të shëndetshëm, të suksesshëm dhe me ndikim. Shëndeti shërben si shembull për një parim që vlen në çdo fushë të jetës.






A e njeh historinë e qenit që ulërin?

Një burrë endet nëpër Saharë. Prej ditësh ka pirë pothuajse fare ujë dhe etja e tij është e padurueshme. Kur më në fund, në largësi, vëren një kasolle të vogël, i lind një shpresë e re. Me forcat e fundit arrin deri aty.


Para kasolles është ulur një burrë. Udhëtari i lutet me dëshpërim për ujë. Banori i kasolles i jep diçka për të pirë dhe burri gëzohet pafund. Pasi pushon pak, të dy fillojnë të bisedojnë dhe të filozofjnë për jetën.


Ndërkohë, pranë tyre është shtrirë qeni i banorit të kasolles. Në intervale të rregullta ai ulërin me dhimbje, përsëri e përsëri, pa ndërprerje.


Mysafiri më në fund pyet:„Çfarë ka qeni yt? Pse ulërin kaq tmerrësisht?“


Banori i kasolles përgjigjet qetësisht:„Qeni im është shtrirë mbi një gozhdë që i ngulitet në mish. Kjo i shkakton dhimbje – prandaj ulërin.“


I habitur, burri vazhdon:„Po pse atëherë qeni nuk ngrihet dhe nuk shtrihet diku tjetër?“


Banori buzëqesh dhe thotë:„Dhimbja ende nuk është mjaftueshëm e madhe.“


Kjo histori tregon diçka shumë njerëzore:Ne ndiejmë dhimbje në fusha të caktuara të jetës sonë – në shëndet, në marrëdhënie, në punë, në zakone ose brenda vetes. Por shpesh mbetemi aty ku jemi. Nga rehati, nga frika ose nga lodhja. Vetëm kur dhimbja bëhet e padurueshme, jemi gati të ngrihemi dhe të ndryshojmë diçka.


Sepse: kur dhimbja bëhet mjaftueshëm e madhe, sjellja ndryshon.


Pse po e tregoj këtë histori?

Sepse ne njerëzit shpesh kemi dhimbje në një fushë të caktuar të jetës sonë, por jemi shumë dembelë dhe shumë të lodhur për t’u ngritur e për të ndryshuar diçka. Preferojmë ta durojmë dhimbjen. Deri kur? Deri sa dhimbja të bëhet mjaftueshëm e madhe.


Nga Kriza te Significance (Domethënia)


Kriza

Këtë e quaj krizë, ose dështim, ose si të duash.

Krizë do të thotë: Ti e di që diçka nuk është në rregull. E ndjen dhimbjen, por nuk vepron. Përshtatesh me të pakëndshmen. Por sapo dhimbja të bëhet mjaftueshëm e madhe, sjellja ndryshon.



Mbijetesa

Pastaj fillojmë të veprojmë. Bëjmë diçka ndryshe, diçka pozitive, dhe rezultatet tona ndryshojnë – dhe kalojmë në fazën tjetër: Mbijetesën.


Dhe ne njerëzit jemi kampionë të mbijetesës, sepse kështu jemi edukuar.


Mbijetesa do të thotë:

  • thjesht me funksionu sa për të kaluar ditën

  • të mos dështosh, por as të mos rritesh


Shpesh jemi në një pikë ku nuk jemi super të lumtur, por as super të pakënaqur. Për shumë njerëz kjo duket “në rregull” – prandaj edhe qëndrojnë aty.



Rikthimi në krizë


Por ja ku është pika:


Shpesh jemi këtu – në mbijetesë – dhe pastaj ndodh diçka.Ne ndalojmë së bëri gjërat që na kanë ngritur lart. Dhe pa e kuptuar fare, rrëshqasim përsëri mbrapsht në krizë.


Këtu është pika e dhimbjes. A të kujtohet historia e qenit që rri shtrirë mbi gozhdë?



Dhimbja si nxitës

Këtu dhimbja bëhet aq e madhe, saqë lëvizim.Sa që fillojmë të bëjmë gjëra. Çfarë gjërash? Do të tregoj më vonë.


Ne bëjmë ato gjëra që në të vërtetë nuk kemi qejf t’i bëjmë, por që e dimë se janë të mira për ne. Nuk duam t’i bëjmë – por sapo dhimbja të bëhet mjaftueshëm e madhe, i bëjmë.


Modeli tipik

Sa gjatë i bëjmë këto gjëra?


Deri sa të kthehemi përsëri në mbijetesës. Deri sa ta arrijmë qëllimin tonë të dëshiruar.


Shembull:

„Dua të humbas 5 kg.“Super. I humbas 5 kg. Perfekt.Tani jam përsëri në mbijetesë.


Gjithçka është në rregull. Pra, ndalem.


Çfarë ndodh te shumica? Fillon të bjerë përsëri.


Sa gjatë?

Deri sa dhimbja të dhembë prapë aq shumë, saqë ndryshon diçka.


Te shumë njerëz nuk dhemb kurrë mjaftueshëm. Ata mbeten pikërisht aty.


Cikli i përjetshëm

Dhe te disa ndodh kështu: Në rregull – ngjitet përsëri lart.

Pastaj bie prapë poshtë.Pastaj ngjitet prapë lart.


Dhe ky është cikli i përjetshëm:

Krizë → Mbijetesë → Krizë → Mbijetesë.



Suksesi


Dhe tani vjen pyetja e artë:


Kur je këtu – në mbijetesë – çfarë duhet të bëjmë që të kalojmë përtej mbijetesës?



Dhe shumë njerëz nuk e kuptojnë këtë dhe mendojnë se bëhet fjalë për ndonjë formulë të fshehtë, ndonjë rrugë të shkurtër, ndonjë “truk”, diçka që elita nuk na e thotë.


Jo. Nuk është kështu.


Është pikërisht e njëjta gjë, e njëjta aktivitet – ajo që të ka nxjerrë nga kriza shëndetësore dhe të ka çuar në mbijetesë.


I vetmi ndryshim është: ti nuk ndalesh. Ti vazhdon.


Cilat janë këto aktivitete, do të vij menjëherë te to. 

Është saktësisht e njëjta gjë.


Dhe kur e sheh kështu:


I shtyrë nga jashtë vs. i shtyrë nga brenda (Shëndet)


Kur je këtu – në mbijetesë ose në krizë– ka shumë gjasa që je i shtyrë nga jashtë.


Kjo do të thotë: arsye të jashtme.


  • Ndihesh fizikisht keq → krizë (dhimbje)

  • Ke pak energji → krizë (dhimbje)

  • Je mbipeshë → krizë (dhimbje)

  • Fle keq → krizë (dhimbje)


Dhimbjet e jashtme të detyrojnë të bësh diçka.

Duhet të veprosh.


Te suksesi je i drejtuar nga brenda. Sepse ato gjëra (ato që janë të theksuara me të kuqe) në fakt nuk do të ishte e nevojshme t’i bëje. Edhe pa to, ti prapë do të mbijetoje.


Dhe trupi ynë, vetë qenia jonë, nuk ka domosdoshmërisht dëshirë të bëjë më shumë.Ne preferojmë të qëndrojmë poshtë, në zonën e rehatisë.


Kjo do të thotë: këtu je i udhëhequr nga brenda. Këto janë arsye të brendshme.


Ti dëshiron të jesh i shëndetshëm në mënyrë të vetëvendosur. Këtu bëhet fjalë për ty (about you).


Dhe pikërisht këtu është shpesh nyja kryesore.

Pse?


Sepse shumë njerëz thonë:

  • „Hej, nuk bëhet fare fjalë për mua.

  • Dua thjesht të jem i shëndetshëm për familjen time.

  • Dua të jem i aftë dhe i fortë për të tjerët.

  • Dua të jem një shembull i mirë për të tjerët.

  • Dua thjesht të jem aty për të tjerët.“


Dhe kjo është shumë e bukur.

Dhe ka shumë gjasa që ata e mendojnë vërtet seriozisht.


Por pika është kjo:


Që të mund t’u ndihmosh njerëzve të tjerë, duhet së pari ta ecësh vetë këtë rrugë.Do të thotë: së pari duhet të jesh ti vetë i shëndetshëm.


Ti duhet:

  • të dalësh nga kriza shëndetësore,

  • të kalosh përtej thjesht mbijetesës,

  • dhe të arrish stabilitet të vërtetë dhe shëndet.


Dhe këtu, në fillim, duhet të bëhet fjalë për ty.

Së pari duhet ta ecësh vetë këtë rrugë.


Si arrin deri aty?

Dhe tani vjen pyetja: Si arrin deri aty?


Shëndeti ndjek disa aktivitete të caktuara.Ai ndjek aktivitete që ti vazhdon t’i bësh, edhe kur dhimbja nuk është më.


Dallimi nuk është çfarë bën,por sa gjatë e bën.


Por këto aktivitete janë të udhëhequra nga brenda. Dhe këtu bëhet fjalë për ty – nëse të pëlqen apo jo.


Dhe këtu hyn tani e vërteta në lojë.


Significance (Domethënia)


Faza e radhës është Significance – Domethënia.



Nëse vazhdon më tej, hyn në një fazë ku nuk bëhet më fjalë vetëm për ty, por për të tjerët.


Dhe nëse vazhdon përsëri, arrin në nivelin ku nuk është më about you, por about others:


  • për ndikim (Impact),

  • për shembullin që jep

  • për atë që ua përcjell të tjerëve.


Për shembull:

  • Ti do të jesh i shëndetshëm që të jesh aty për të tjerët.

  • Ti do të jesh vetë i shëndetshëm, që të kesh forcë, energji dhe stabilitet – për familjen, miqtë dhe njerëzit rreth teje.


Pse e përmenda këtë më herët?

Pse shumë njerëz nisin, por nuk vazhdojnë rrugën, kur motivimi i tyre është vetëm “t’i ndihmoj të tjerët”?


Sepse kur arrin te suksesi, nga këndvështrimi shëndetësor, ke një jetë vërtet të mirë:

  • je mirë,

  • ke energji,

  • ke shëndet dhe mirëqenie.


Dhe tani vjen pika vendimtare:


Të vazhdosh me të njëjtin “drive”, me të njëjtën shtytje që u desh për të kaluar nga kriza te suksesi – kjo është sfida e vërtetë.


Nuk bëhet më e lehtë – ti bëhesh më i fortë


Nuk bëhet më e thjeshtë. Por ti bëhesh më i fortë.


Ti prapë duhet:

  • të dalësh nga zona e rehatisë,

  • të bësh gjëra që nuk i ke gjithmonë qejf.


Dallimi është ky:


Në krizë:

Këtu – në krizë – duhet ta bësh. Dhimbja të detyron.



Te suksesi:

Këtu – te suksesi – ti do ta bësh patjetër. E ndien sa mirë të bën.



Te Significance (Domethënia):


Dhe këtu – te Significance – i thua vetes:

“Uff…

  • tani me dalë me vrapu,

  • me gatu shëndetshëm,

  • me fjetë me vetëdije,

  • me jetu me vëmendje…

  • edhe kjo, edhe ajo.”


Jo nga detyrimi. Jo nga frika. Por nga një shtysë e brendshme.



Shënimi vendimtar

Nëse je në fillim dhe mendon:


„Hej, dua të jem i shëndetshëm – për të tjerët.“


Atëherë ndërto fillimisht:


  • shëndet të vërtetë,

  • stabilitet të vërtetë,

  • energji të vërtetë.


Këta janë njerëzit që në afat të gjatë mbeten të shëndetshëm dhe i frymëzojnë vërtet të tjerët.

Këtë dua ta shoh.


Dhe njerëz të tillë dua t’i kem afër vetes.


Ti si Tip “Bërës” dhe Tip “Jo-bërës”


Por ne gjatë gjithë kohës kemi folur për aktivitete. Dhe cilat janë këto aktivitete, do t’i them menjëherë.


Nëse je krejt i ri, a e di cila është pjesa e “keqe”?


Imagjino një vijë kohore – me vite.


Dhe ekzistojnë dy versione të tua:


  • lart: ti si tipi “bërës”

  • poshtë: ti si tipi “jo-bërës”



Dallimi në sjellje


Ti si tipi “bërës” i zbaton aktivitetet shëndetësore. I bën. I bën prapë. Dhe prapë. Dhe për një kohë të gjatë duket sikur nuk ndryshon asgjë.



Ti si tipi “jo-bërës” nuk i zbaton këto aktivitete. Dhe logjikisht, te ti nuk ndryshon asgjë.



Sakrificat që nuk i sheh askush


Ti si tipi “bërës”:


  • shkon më rrallë nëpër festa,

  • pi më pak ose aspak alkool,

  • lëviz rregullisht,

  • fle më me vetëdije,

  • ushqehesh më shëndetshëm.


Jo sepse duhet. Por sepse ti i bën aktivitetet.


Dhe kjo mund të zgjasë:

  • 3 muaj,

  • 6 muaj,

  • 9 muaj,

  • te disa 12 muaj ose edhe më gjatë.


Pjesa e keqe

Bota e jashtme nuk sheh asgjë. Dhe ndoshta as ti vetë nuk sheh gjë.


Por a e di çfarë është e fortë?


Dy drejtime – e njëjta pikënisje


njërin drejtim, te tipi “bërës”, ndodh kjo: ngadalë. Pa u vënë re. Por vazhdimisht lart.



Dhe në drejtimin tjetër, te tipi “jo-bërës”, ndodh e kundërta: ngadalë, pa u vënë re, por poshtë.




Dhe një ditë, të gjithë i thonë tipit “bërës”:


„Wow, Overnight Success (sukses brenda natës).“ „One-Hit-Wonder.“


E vërteta pas kësaj:

Në fakt, asgjë nuk ka ndodhur brenda natës. Ti je përgatitur me vite.


Dallimi është ky:

Tipi “bërës” ka shëndet dhe mirëqenie.



Tipi “jo-bërës” nuk ka shëndet dhe nuk ka mirëqenie.




Pjesa brutale

Në zonën e kuqe – në fillim – nuk sheh asnjë dallim.E njëjta energji. E njëjti pamje. E njëjta përditshmëri. Dhe megjithatë, më vonë, kurbat ndahen krejtësisht nga njëra-tjetra.



Aktivitetet – dallimi i vërtetë

Dhe e gjitha kjo nuk është shkencë raketash.Janë shtatë gjëra.


Nëse këto shtatë gjëra i bën çdo javë, atëherë shëndeti dhe mirëqenia “shpërthejnë”.


Cilat janë këto shtatë gjëra?


Shtatë aktivitetet e shëndetit:


  1. Ushqyerja & pirja

  2. Lëvizja

  3. Drita e diellit

  4. Gjumi

  5. Detoksifikimi

  6. Menaxhimi i stresit & relaksimi

  7. Ushqimi i shpirtit


Këto shtatë gjëra janë dallimi.Nuk ka asgjë të fshehtë. Nuk ka asgjë të re.


Pyetja e vetme vendimtare

Pyetja e vetme është:


Sa gjatë do ta bësh? Kur do të ndalesh?


  • Nëse i mëson këto shtatë aftësi,

  • nëse do të bëhesh më i mirë,

  • dhe nuk ndalesh së zbatuari,


atëherë do të bëhesh i lirë.


Atëherë mund të thuash:

„Po, e kam kuptuar që shëndeti im është përgjegjësia ime, dhe tani më në fund e kam marrë vetë në dorë.“


Dhe jo vetëm ti – por edhe njerëzit pas teje, sepse do t’ua përcjellësh pikërisht këtë.


Ku je tani


Tani e di:

  • konceptin e krizës, mbijetesës, suksesit dhe domethënies,

  • dallimin mes tipit “bërës” dhe tipit “jo-bërës”,

  • dhe shtatë aktivitetet e shëndetit që të duhen.


Tani do të shohim se si t’i zbatosh këto aktivitete realisht.


Sepse njohuria vetëm nuk ndryshon asgjë. Zbatimi ndryshon gjithçka.Bota u përket atyre që zbatojnë – dhe vetëm me veprim të qëndrueshëm arrin shëndet të vërtetë dhe të qëndrueshëm.


Disiplinë → Zakon → Identitet


Shumë njerëz besojnë mitin që për sukses të duhet disiplinë ekstreme gjithë jetën — dhe sipas meje, kjo është komplet mit. Po, disiplinë të duhet, por vetëm në fillim, për pak kohë. Pastaj, në fakt, nuk të duhet më.


Një pyetje: kush prej jush shkon prej të paktën një viti rregullisht 4–5 herë në javë në sport, s’ka rëndësi çfarë sporti?


Dhe tani një pyetje e shkurtër për të njëjtët njerëz: a të duhet disiplinë që të shkosh në sport?

Dhe pikërisht këtu është thelbi.


Tre fazat: Disiplinë, Zakon, Identitet


Në fillim të duhet disiplinë, plotësisht dakord — sepse je jashtë zonës së rehatisë.Por nëse i zbaton gjërat rregullisht, le të themi për tre muaj, çfarë ndodh?


Hapi 1: Disiplina: Duhet ta disiplinosh veten që të shkosh rregullisht.


Hapi 2: Zakoni: Papritur bëhet zakon. Shkon automatikisht dhe nuk të duhet më disiplinë.


Hapi 3: Identiteti: Nëse e mban si zakon për më gjatë, një ditë bëhet identiteti yt.


Kur ke një identitet të caktuar — „Unë jam sportist“ — ti kthehesh prapë tek ai, edhe nëse një lëndim të nxjerr përkohësisht nga ritmi. Kthehesh sepse e ke pranuar atë identitet.


Në thelb, bëhet fjalë për këtë: Disiplinë, Zakon, Identitet.


Ne mendojmë se jemi përgjegjës për rezultatet tona. Unë do të thosha më shumë: zakonet tona janë përgjegjëse për rezultatet tona.


Praktika: Si i instalon zakone të reja?


Pika kyçe është: si i instaloj zakonet që më çojnë drejt qëllimeve të mia — dhe si i heq ato që më mbajnë larg?


Nuk ka zakon “të mirë” apo “të keq” në vetvete — është çështje perspektive. Një zakon i mirë është ai që të mbështet në rrugën drejt qëllimeve të tua.


1. Inventari (dita “e bezdisshme”)


Shiko fillimisht ku je tani. Angazhohu vetëm për një ditë.


Merr laps dhe letër dhe shkruaj të gjitha aktivitetet që zgjasin më shumë se 60 sekonda (YouTube Shorts, e-mail, pazar, etj.). Në fund të ditës, vlerësoji:


  • Plus (+): zakon pozitiv (të çon drejt qëllimit)

  • Neutral (o): p.sh. larja e dhëmbëve

  • Minus (–): zakon negativ (të largon nga qëllimi)


Zakonet shpesh nuk i kemi të vetëdijshme — janë si një program kompjuteri. Kjo ushtrim i bën ato të dukshme.


2. Zëvendëso zakonet negative


Vetëdija është tashmë një hap i madh drejt ndryshimit. Kupto që çdo zakon jo i shëndetshëm dikur të ka shërbyer (p.sh. për të ulur stresin ose për t’u shpërqendruar). Pranoje dhe thuaje me vetëdije:

„Faleminderit që më ke ndihmuar, por tani nuk kam më nevojë për ty.“


Pastaj zëvendësoje menjëherë me një alternativë të shëndetshme: në vend që të kapësh ëmbëlsira, pi një gotë ujë ose dil pak në ajër të pastër. Në vend që të rrish gjatë duke bërë scroll në telefon, shtrihu pesë minuta ose bëj disa frymëmarrje të qeta. Heqja dorë nga zakonet jo të shëndetshme funksionon vetëm kur hapësirën që krijohet e mbush në mënyrë të mençur dhe të shëndetshme.


3. Përcakto zakonet e dëshiruara


Cilat aktivitete duhet t’i bësh çdo ditë për ta përmirësuar shëndetin?


(p.sh. të pish mjaftueshëm ujë, të fusësh lëvizje në ditë, të ushqehesh në mënyrë të balancuar, të relaksohesh me vetëdije).


4. Bëj një plan (ora & vendi)

Lidhe zakonin sa më mirë me një orë dhe një vend të caktuar. Këto janë “ankora” të forta.


„Çdo ditë në orën 8 të mëngjesit, në kuzhinën time, do të pi një gotë ujë të ngrohtë me limon.“


5. Lista e 21 kutive

Zgjidh 3 zakonet e tua kryesore dhe vizato pranë secilit 21 kuti. Çdo mbrëmje vendos një shenjë. Nëse e humb një ditë, fillon përsëri nga zero. Kur të kesh 21 kuti rresht, zakoni zakonisht është i instaluar.



Përfundim


Nëse i bën këto, kalon nga dështimi te mbijetesë, te suksesi, dhe te Significance (Domethënia).



Do ta kesh këtë kurbë në rritje, pa pasur nevojë që gjatë kësaj rruge të kërkosh më disiplinë. Do të bëhet një proces automatik, sepse thjesht është “ti”. Do ta arrish suksesin thjesht përmes asaj që je.



Shpresoj që ke mundur të marrësh disa mësime nga kjo. Disiplinë të duhet vetëm në fillim, për pak kohë. Pas disa vitesh do të shikosh prapa dhe do të kuptosh që ke shkuar shumë më larg sesa mendoje atëherë se ishte e mundur.




Mendim përmbyllës


Ky shembull u shpjegua këtu me qëllim përmes temës së shëndetit.


Jo sepse shëndeti është e vetmja gjë që ka rëndësi —por sepse tek shëndeti lidhjet dhe mekanizmi kuptohen veçanërisht qartë.


Por gjëja vendimtare është kjo:


Ky parim vlen për çdo fushë të jetës sate:


  • për financat (kursim, investim, ndërtim pasurie)

  • për marrëdhëniet (komunikim, afërsi, besim)

  • për punën dhe karrierën

  • për zhvillimin personal

  • për gjithçka që ka rëndësi për ty në afat të gjatë


Kudo është i njëjti model:

Krizë → Mbijetesë → Sukses → Domethënie.


Nuk vendos talenti.

Nuk vendos fati.

Por aktivitetet që bën — dhe sa gjatë i bën.


Shëndeti ishte vetëm shembulli këtu.Ligji pas tij është universal.Dhe pikërisht prandaj funksionon.


Unë punoj me një koncept të bazuar në teste. Ky koncept ndihmon në ruajtjen dhe rikthimin e shëndetit, sepse përfshin shtyllat kryesore të shëndetit, dhe secili prej nesh mund të mësojë si ta marrë shëndetin e vet në duart e veta. Konzepti eshte i zbatushem prej kudo qe ti jeton ne bote.


 A don me ditë ma shumë rreth këtij koncepti?

 Me kënaqësi ta shpjegoj – thjesht më dërgo një mesazh përmes linkut më poshtë

 Shneta jote është puna jote! Merre atë n’dorën tënde - këtu.



I juaji Fisnik Komoni,

Konsulent i të ushqyerit dhe shëndetit holistik - Ideator dhe themelues i Qendrës së Shëndetit

Burimet e artikullit:

  • -

Comments


bottom of page