Te pretendosh qe mikrobet (bakteriet, viruset apo parasitet) shkaktojne semundjet, eshte njesoj sikur te pretendosh qe mizat shkaktojnë mbeturina. E verteta bile eshte qe mikrobet ndihmojne ne sherimin e semundjeve apo se paku perhapjen e saj. Infekcionet jane njera nder proceset vetanake mbrojtese me te jashtëzakonshme te trupit. Gjate misionit te shpetimit sistemi jone imunitar lufton bakteret dhe viruset, te cilat jane futur ne nje trup te dobet fizikisht (si pasoje e ushqimit gabuar dhe menyres se gabuar te te jetuarit). Kjo lufte e sistemit imunitar kunder infekcioneve eshte e nje rendesie te madhe per restaurimin e funkcioneve trupore. Edhe pse keto dy fenomene (Mikrobet dhe sistemi imunitar) duken se jane kontradiktore, ato ne fakt nuk jane! Mikrobet shpërthejne mbeturinat, qe nje trup i mbushur plot me mbeturina (si pasoje e ushqimit gabuar dhe menyres se gabuar te te jetuarit) nuk mund ti largoj ato, kurse sistemi imunitar merret me eliminimin e toksinave qe shkaktojne mikrobet gjate punes se tyre. Pra sistemi i forte imunitar eshte i domosdoshëm per te kontrolluar aktivitetin e mikrobeve dhe per ti larguar ato kur ato nuk nevojiten me. Bakteret dhe viruset ngjitese normalisht shmangin nje mjedis i cili eshte i paster dhe i shendoshe sepse ne mjedise te tilla per bakteret dhe viruset nuk ka pune! Per kete shkak mikrobet nuk mund te behen vetem pergjegjes per shkaktimin e semundjeve! Kjo e vertete e thjeshte vertetohet nga fakti qe nese pershembull nga 100 njerez i ekspozohen te njejtit Virus, atehere vetem nje numer shume i vogel infektohen. Hulumtimet e medicines moderne nuk jane mundur kurre ta kuptojne se nga kush shkaktohet ndjeshmeria e trupit ndaj nje virusi! Teoria e mikrobeve qe shkaktojne semundjet, ne te cilen teori bazohet gati i tere sistemi i medicines moderne, u ngrit nga kemikanti frances Louis Pasteur (me shume nje bisnezmen se sa nje shkenctar) ne pjesen e dyte te shekullit 19. Edhe pse ne shtratin e tij te vdekjes ai e pranoj qe teorija e tij ishte e gabuar, kete teori tanime e kishte akceptuar gati e gjithe bota dhe kishte filluar ta zbatoj ate. Louis Pasteur me ne fund e kishte kuptuar qe mikrobet pa nje shkak te thelle nuk mund te shkaktojne infekcione. Ai e pranoi qe eshte mjedisi i berendesis se trupit (varesisht se a eshte i paster apo i piste) ai i cili vendos nese keto mikrobe shkaktojne infekcione. Kete te vertete para tij e kishin zbuluar tashme dy shkenctare te kohes se tij Antoine Beèchamp dhe Claude Bernard te cilet thane: “Le microbe n’est rien, le milieu c’est tout”, cka do te thote: Mikrobi nuk eshte asgje, mjedisi eshte e gjitha. Me kete ata donin te thonin qe nje bakterie, nje virus apo nje parazit vetem atehere mund te jane te rrezikshem per trupin nëse ambienti apo mjedisi në trup favorizon dhe e lejon këtë. Ata thane qe shkaku primar i semundjes eshte brenda nesh, ajo eshte gjithmone ne brendesin tone. Ne jemi te ekzpozuar mikrovbeve 24 ore ne dite gjate gjithe jetes sone. Ne te vertete ne kemi me shume mikrobe ne trupin tone se sa qeliza. Kryesisht mikrobet ndihmojne ne tretjen e ushqimeve dhe prodhimin e substancave si vitamina B12, e disa te tjere ndihmojne në largimin e mbeturinave. Puna e Antoine Beèchamp tregoi qe trupi yne prodhon me shume mbeturina per mikrobet nese ekuilibri Acid-Baze ne trup (vlera pH) zhvendoset ne anen e Acideve (thartinave) dhe keshtu rreziku per tu semure rritet. Pra vlera e pH-s se trupit zhvendoset nga Alkaline ne Acidike si pasoje e menyres se gabuar te te ushqyerit dhe te te jetuarit. Resultati eshte nje krize toksike (semundje) e cila nuk eshte asgje tjeter se perpjekje e trupit te kthehej veteveten ne gjendjen alkaline. Infekcionet jane nje nga metodat me efektive qe perdore trupi per tu larguar nga kriza toksike. Mirpo kur sistemi imunitar eshte aq i dobesuar aq shume (si pasoje e kequshqyerjes) sa qe nuk ka aftesi rikuperuese, sikur ishte rasti ne mesjete (apo edhe ne ditet e sotme aktuale te virusit), ku murtaja mbyste me miliona njerez, si pasoje e mungeses se ushqimit kualitativ dhe sistemit imunitar te dobet. Mikrobet degjenerohen vetem kur shkalla toksike e trupit eshte ekstrem e larte. Pra kjo do te thote qe nje mikrob normalisht nuk mund ta semurin njeriun. Njeriu semuret vetem atehere kur mjedisi i brendshem i trupit te tij behet aq i piste (si pasoje e ushqimit te gabuar dhe menyres se gabuar te te jetuarit) duke ju ofruar mikrobeve kushte te favorshme per rritjen e tyre, gjersa mikrobet e dobishme me kohe zbrapsen dhe zvogelohen ne numer. Qe kjo te kuptohet me mire le ta marrim nje shembull: Paramendoni nje firme te madhe. Cdo gje shkon perfekt. Punonjesit jane shume te motivuar dhe klima e punes eshte fantastike. Produktet dhe sherbimet e firmes jane shume te kerkuara. Mirpo papritmas ne firme ndodhin ndryshimet. Themeluesi i firmes papritmas vdes dhe firma permes udheheqjes se re ristrukturohet. Udheheqja e re vendos te shkarkoj punetore, te zvogeloj rrogat, dhe vendos menagjerat e rinje i trajtojne punetoret si skllever. Punetoret e dalluar ndihen te shtypur dhe largohen nga firma vullnetarisht se sa ti durojne diktaturat e udheheqesve. Udheheqesit e ri te firmes nuk kujdesen aspak per te miren e firmes. Perkundrazi ata mendojne vetem per xhepat e tyre dhe e demtojne firmen per shume miliona. Shume shpejt gjendja financiare e firmes perkeqesohet dhe kualiteti i produkteve dhe sherbimeve te tyre zvogelohet. Keshtu firma cdo dite e me shume humbe klient dhe firma behet shëndetlig. Mirpo firma nuk eshte shëndetlig pershkak se punetoret jane mashtrues! Firma eshte bere shëndetlig pershkak te nderrimit te kushteve te punes ne firme deri ne ate mase, sa qe punetoret e zellshem dhe te motivuar detyrimisht migrojne kurse ne te njejten kohe punesohen punetore parazit e te paskrupullt. Prandaj eshte detyre kryesore e shefit te firmes qe ai personalisht te organizoj firmen ashtut, qe me kujdes te zgjeth punetoret, te identifikoj me kohe punetoret parazit e te paskrupullt dhe te formoj klimen e punes ashtut qe punetoret te jane te motivuar dhe te angazhohen me entuziazëm per te miren e firmes. Tani shefi i firmes je ti vet! Me menyren tende te te ushqyerit dhe te jetuarit ti ke ndikim direkt ne mjedisin e trupit tende. Ti e ke vete ne doren tende dhe vendos vete se nga cilet punetore perbehet flora e zorreve tuaja dhe cili është motivimi i punonjësve! Eshte menyra jote e te te ushqyerit dhe te jetuarit e cila vendos nese punetoret (mikrobet) ne trupin tende ose qohen ne kryengritje (shkaktojne semundje) ose punojne se bashku dore ne dore per te miren e firmes (trupit). Prandaj Mikrobet nuk jane asgje tjeter perveq se pasojat qe lindin kur ndryshon mjedisi i trupi (nga bazik ne acidik). Dhe kur mjedisi i trupit ndryshon deri ne ate mase sa qe kushtet jetosore ne brendesi i gjasojne baktereve kundermuese, kerpurdhaveve, viruseve apo parasiteve atehere keto mikrobe fillojne ta marrin komanden ne trup. Dhe nese ti ndryshon menyren tende te te ushqyerit dhe te jetuarit dhe keshtu ndryshon mjedisin ne brendesin e trupit tende (nga acidik ne bazik) atehere edhe mysafiret e padeshiruar (mikrobet) zhduken. Të qëndrosh i shëndetshëm ose të bëhesh i shëndetshëm do të thotë të mos dëmtosh ose të rivendosësh aftësitë vetëshëruese të trupit (sistemi imunitar, homeostaza). Të gjitha organet e sistemit imun, qelizat e tyre, antitrupat, inflamacionet, ethet etj. së bashku formojnë sistemin imunitar të trupit apo edhe fuqin vetëshëruese të trupit. Ato punojnë paralelisht dhe bashkarisht, sigurojnë një "rrjet mbrojtëse" të dendur në të gjithë trupin dhe mbrojnë organizmin - në rastin më të mirë - nga të gjitha fatkeqësitë. Për ta ruajtur këtë “fuqi vetëshëruese të trupit” janë të nëvojshme 13 shtylla të shëndetit:
1. Ushqimi i shëndetshëm dhe i pasur me vlera vitale ushqyese nga përbëres të freskët
Një ushqim i shëndetshëm përmban karbohidrate, proteina, yndyrna, minerale, vitamina dhe elemente sekundare bimore. Një ushqim i pasur me fruta dhe perime të freskëta, erëza natyrale, barishte dhe çajra bimorë mund të konsiderohet si mënyra më e mirë për përkrahjen e sistemit imunitar.
Por vetëm ushqimi i shëndetshëm nuk është i mjaftueshëm për shëndetin e përgjithshëm (holistik). Shtyllat e tjera në vazdim janë gjithashtu të nevojshme.
2. Shumë aktivitete fizike në ajër të pastër dhe përkrahja e sistemit limfatik
Lëvizjet rregullta truporenë në ajër të pastër janë jashtëzakonisht të rëndësishme për rrjedhën e shëndetshme të limfës. Mirpo sistemi
limfatik nuk ka një sistem te tille lëvizjeje. Per levizjen e lengut te limfes, sistemi limfatik stimulohet ekskluzivisht nga lëvizja fizike e njeriut. Nëse njeriu lëviz vetëm pak, atëherë lengu i limfës rrjedh vetëm ngadal nëpër enët e tyre. Mirpo, levizja e shpejtë e limfes është një parakusht për eliminimin e të gjitha toksinave metabolike dhe mbeturinave ne limfe. Dhe nese, lengu limfatik ndalet apo
mbetet i palevizshem apo bllokohet, atëherë pastrimi dhe detoksifikimi i trupit gjithashtu do të ndalen - cka natyrisht eshte dicka shume e padëshirueshme. Përveç aktiviteteve sportive, rrjedha e shëndetshme e limfes mund te përkrahet dhe përshpejtohet edhe me ndihmën e masazhës së trupit per 5 min ne dit permes nje furrce trupore (ndihmon në percjelljen e toksinave nga enet limfatike ne organet e jashteqitjes), kercimi ne trampolin cdo dita nga dhjete minuta, apo edhe kullimi limfatik manual nga një fizioterapeut.
3. Rrëzitja diellore me masë
Dielli - origjina e jetës në tokë
Rrezatimi i rregullt i trupit tonë nga drita ultravjollcë e diellit (drita UV) rregullon me sukses mikrobet, myçet, bakteret dhe viruset. Efektet e rrezitjes bëjnë rrezet e diellit një nga frenuesit më të rëndësishëm të sëmundjeve. Por kjo është vetëm një nga përfitimet që sjell drita e diellit në rritjen dhe mbështetjen e shëndetit të njeriut.
4. Gjumi i mjaftueshëm
Gjumi është një pjesë e rëndësishme e jetës sonë. Trupi dhe mendja kanë nevojë për gjumë për rigjenerimin jetësor dhe relaksimin. Nuk ka jetë pa gjumë. Mjafton të flemë shumë pak për të pasur shumë më pak jetë. Mungesa e gjumit mund të ketë pasoja të pakëndshme.
Lodhja është shenjë paralajmëruese e çdo sëmundjeje, qoftë kancer, sëmundje e zemrës, etj. Edhepse ulja e funksionit të mëlçisë ose një sistem imuniteti i dobësuar ose ushqimi i tepruar mund të çojnë në lodhje, shkaku kryesor i lodhjes në shumicën e rasteve është mungesa e gjumit, d.m.th. mungesa e gjumit para mesnatës.
5. Pirja e mjaftueshme e ujit të pagazuar
Uji është simboli i pastërtisë - jo vetëm për pastërtinë fizike, por edhe për pastërtinë e shpirtit dhe ndërgjegjes.
Dehidratimi i trupit është një nga problemet më të zakonshme shëndetësore. Pirja e mjaftueshme e ujit në kohë të arsyeshme gjatë ditës është ndoshta gjëja më e rëndësishme që mund të bëjmë për të përmirësuar shëndetin tonë. Kjo nuk është befasi kur dijmë se rreth 75% e trupit tonë është ujë.
Praktikisht të gjitha organet dhe sistemet në trupin e njeriut kanë nevojë për sasi të mjaftueshme të ujit për të funksionuar siç duhet. Njerëzit që nuk pinë ujë të mjaftueshëm gradualisht ulin raportin e vëllimit të ujit në qelizë me vëllimin e ujit jashtë qelizave. Kjo minon të gjitha aktivitetet qelizore, qofshin ato qeliza të lëkurës, stomakut, mëlçisë, veshkave, zemrës apo trurit.
Kurdo që të shfaqet dehidrimi i qelizave, produktet e mbeturinave metabolike nuk hiqen siç duhet. Kjo çon në simptoma të ngjashme me sëmundjen.
6. Shëndeti i zorrëve
Sistemi tretës është vendndodhja prej 70 deri 80 përqind e të gjitha qelizave në sistemin imunitar. Flora e zorrëve është një punonjës i rëndësishëm në sistemin imunitar. Për më tepër, një sistem tretës i shëndetshëm është një parakusht për përpunimin e duhur të vlerave dhe substancave ushqyesve dhe për ushqimin e të gjithë organeve në mënyrë optimale.
Trakti lukth/zorrë është njësia qendrore që vendos për shëndetin dhe sëmundjen. Sipas Ayurvedë-s (mjeksia e lashtë indiane), një person mund të qëndrojë i shëndetshëm për një kohë të gjatë nëse tretja e tij është në rregull. I gjithë kompleksi i tretjes, d.m.th. përpunimi dhe riciklimi i ushqimit, shndërrimi në inde të trupit dhe sekretimi i produkteve të mbeturinave është më komplekse dhe më e detajuar në mjekësinë Ayurveda sesa në çdo mjeksi tjetër.
Si rezultat, shëndeti i zorrëve kontribuon në një sistem imunitar të shëndetshëm dhe të fortë dhe kështu edhe për shëndetin e përgjithshëm.
7. Deacidifikimi trupit
Fatkeqësisht, ushqimi dhe mënyra e jetesës moderne çojnë automatikisht në një ndryshim të pafavorshëm të raportit acid-bazë në drejtimin acidik. Çdo ditë shumë më shumë acide futen në trup sesa baza. Shumë më shumë acide futen në trup sesa trupi mund ti hudhë ato jashtë. Ky mbingarkim acidik ngarkon mekanizmat e kontrollit të ekuilibrit acido-bazë dhe kështu vjen deri tek një mbiacidifikim i trupit i shkaktuar nga një ushqim acidik dhe mënyra e jetesës e gabuar. Rezultatet pastaj jane: probleme shëndetësore si: lodhja, alergjitë, tensioni i lartë i gjakut, depresioni, çrregullimet e qarkullimit të gjakut, inflamacionet, rënja e flokëve, problemet e lëkurës, sëmundjet kardiovaskulare, dhimbja e kokës, osteoporoza, çrregullimet e përqendrimit, sëmundjet reumatike, mbipesha, çrregullim i sistemit të tretjes, etj.
Kur ekuilibri acid-bazë i organizmit është jashtë ekuilibrit, atëher vije tek ndryshimi i mjedisit në trup, i cili mund të ndikojë në të gjitha funksionet dhe proceset metabolike dhe kështu sistemi imunitar humbet efikasitetin e tij. Shpërndarja optimale e bazës së acidit në trup është një parakusht i rëndësishëm për funksionimin e shëndetshëm të qelizave dhe organeve dhe kështu për shëndetin tonë.
Në prani të një sëmundjeje, mund të supozohet se trupi është i mbiacidituar. Nga pikëpamja e mjekësisë natyrore , nuk ekziston një sëmundje e vetme që nuk bazohet në mbiaciditifikimin e trupit..
Deacidifikimi gjithëpërfshirës i trupit - i shoqëruar nga një ushqim i shëndetshëm dhe mënyrë të mirë të jetesës në të ardhmen, mund të kthejë kahjen e moshës dhe sëmundjes. Deacidifikimi i trupit mund të ndihmojë trupin të rimarrë vitalitetin, performancën dhe fuqin jetësore e tij.
8. Përkrahja e mëlçis
Mëlçia ka aftësinë të pastroj gjakun nga gjithçka që është e papërdorshme. Mëlçia është një organ jashtëzakonisht i rëndësishëm i sistemit imunitar.
Mëlçia është një organ i mahnitshëm, i cili është përgjegjës për detyrat e ndryshme (prodhimin e tëmthit, përpunimin e yndyrave, proteinave dhe karbohidrateve, ruajtjen e vitaminave dhe elementëve gjurmë, detoksifikimin etj) në trupin tonë. Përveç kësaj, mëlçia ka një aftësi të jashtëzakonshme për të rigjeneruar në krahasim me organet e tjera. Edhe nëse heq gjysmën e mëlçis, ajo mund të rritet përsëri në madhësinë e saj origjinale - me parakusht, që pjesa e mbetur është të jetë e shëndetshme.
Ndërsa zemra simbolizon dashurinë dhe mushkëritë simbolizojnë lirinë, mëlçia simbolizon vetë jetën. Ajo qëndron për pavdekësinë dhe rilindjen. Thjesht sepse mëlçia vazhdimisht rinovon vetveten - sigurisht vetëm nëse nuk është dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme nga alkooli i tepërt ose nga ilaçet e tepërta.
Meqenëse mëlçia ka një fuqi të shkëlqyeshme rigjeneruese, masat të përgjithshme (holistike) të mundshme për shërimin e saj, janë: mos pirja e alkoolit, shmangja e ilaqeve të panevojshme, reduktimi i sheqerit, shmangja e duhanit dhe zvogëlimin e konsumit të përditshëm të kafeinës, pirja e shtuar e ujit, mos përdorni ushqime të gatshme, hani një ushqim të shëndetshme të pasur me baza, shtoni substanca të hidhura për detoksifikimin e mëlçisë, kujdeuni për ushtrime fizike, shmangni stresin emocional, etj. Këto masa të përgjithshme në shumë raste janë kurorëzuar me sukses.
9. Përkrahja e veshkave
Siç dihet, veshkat janë gjithashtu pjesë e organeve tona të detoksifikimit, pastrojnë gjakun, janë të përfshirë në formimin e gjakut dhe shëndetin e kockave dhe për këtë arsye - për sa kohë që funksionojnë në mënyrë perfekte - mund të ofrojnë mbështetje të shkëlqyeshme për sistemin imunitar. Ato janë organe të rëndësishme për shëndetin tonë. Veshka është një organ i çiftëzuar me qëllimin kryesor të pastrimit të gjakut. Nëse njëra veshkë dështon, ajo mund të zëvendësohet nga veshka tjetër. Ndoshta kjo është arsyeja pse veshka simbolizon ekuilibrin që karakterizon një partneritet të vërtetë, në të cilin të dy partnerët janë të gatshëm të japin gjithçka për qëllimin e madh. Masat e përgjithshme (holistike) për shëndetin e veshkave gjithashtu ndihmojnë në forcimin dhe lehtësimin e sistemit imunitar. Këto masa janë: pirja e mjaftueshme e ujit të pastër dhe të pa gazuar, deacidifikimi, zvogëlimi i proteinave shtazore, përdorimi i vogël i kripës së zakonshme, pirja e limonadës, etj.
10. Shmangja e toksinave
Sistemi imunitar mund të lehtësohet thjesht duke shmangur toksinat që në fillim. Të preferohet ushqimi organik , të shmangen ushqimet industriale me shtesë të ushqimit në një formë të izoluar (vitamina dhe minerale sintetike, yndyrna me cilësi të ulët, shumë sheqer, ëmbëlsues artificialë ose zëvendësues të sheqerit, shumë kripë dhe jod, preservativa, antioksidantë artificiale, ngjyra, etj., përmirësuesit e aromës, aromatizuese artificiale, acidi citrik, nitrit p.sh. në salcice, etj.), të zgjedhen produkte natyrore kozmetike për trupin dhe ti kushtohet vëmendje zgjedhjes së materjaleve të mobiljeve dhe tekstileve shtëpiake.
Metalet e rënda për mbushjet e dhëmbëve mund të dëmtojnë jashtëzakonisht dhe të ulin sistemin imunitar. Heqja profesionale e mbushjeve të dhëmbëve që përmbajnë amalgam dhe një shkarkim i plotë i merkurit nga trupi janë pra ndër masat më të rëndësishme për forcimin e sistemit imunitar dhe kështu edhe shëndetin.
11. Mbrojta nga Elektrosmogu (Wi-fi, telefonat celular, etj)
Teknologjitë pa tela janë të pranishme në të gjitha fushat e jetës dhe me siguri do të qëndrojnë të tilla për një kohë. Komunikimi celular përmes telefonit celular dhe smartphone, si dhe transferimi i informacionit pa tela me WLAN dhe teknologjitë përkatëse. Përveç faktit se disponueshmëria e përhershme është vërtetuar se është stresuese dhe për këtë arsye vetëm paraqet një rrezik për shëndetin, poashtu stresuese është edhe rrezatimi përmes antenave me frekuencë të lartë të cilave ne shpesh i nënshtrohemi pak a shumë vullnetarisht gjatë gjithë kohës.
Për shumë vite, mekanizmat e veprimit të rrezatimit elektromagnetik nën kufijtë ligjorë ishin të panjohur. Për shkak të sasive të vogla të energjisë, çdo efekt u mohua kategorikisht. Sidomos hulumtimet e fundit ndërkohë kanë dhënë rezultate interesante: Rrezatimi me frekuencë të lartë krijon stres oksidues në qeliza. Me stres të vazhdueshëm, trupi nuk mund të rimarrë ekuilibrin e tij natyror - me pasoja për shëndetin. Prandaj reduktimi dhe mbrojtja nga elektrosmogu eshte nje faktore shume i rendesishem per sistemin tone imunitar.
Por ajo që ne mund të bëjmë është që me vetëdije të merremi me teknologjitë moderne, të merremi me rreziqet dhe në këtë mënyrë të shmangim ngarkesat e panevojshme.
Ka shumë mënyra për përdorimin e arsyeshëm të telefonave celularë, telefonave pa tel dhe WLAN , të cilat janë burimet më të fuqishme të rrezatimit në shtëpi dhe në punë.
12. Agjërimi
Agjërimi ka një efekt shërues për trupin dhe mendjen.
Përveç efekteve mendore dhe shpirtërore, agjërimi ka efekte pozitive edhe në shëndet.
Efektet shëndetësore të agjërimit: Të dy agjërimi terapeutik dhe ai i intervalit janë shumë parandalues dhe efektivisht terapeutik. Kjo do të thotë që agjërimi mund të lehtësojë ose kurojë simptomat ekzistuese të sëmundjes dhe të parandalojë zhvillimin e shumë sëmundjeve. Në shumë klinika të specializuara, agjërimi terapeutik është përdorur me sukses me vite, veçanërisht për trajtimin e reumatizmit dhe dhimbje kronike. Ndihmon shumë me sukses me diabetin, tensionin e lartë, mëlçinë yndyrore dhe lipidet e rritura të gjakut. Edhe me intolerancën ushqimore, sindromën e zorrës së irrituar, sëmundjet inflamatore të zorrëve, alergjitë dhe madje edhe sëmundjet neurologjike siç është skleroza e shumëfishtë, mund të lehtësojë ndjeshëm simptomat dhe të ndikojë pozitivisht në rrjedhën e sëmundjes.
Forma të ndryshme të agjërimit: Një dallim themelor bëhet midis agjërimit interval dhe agjërimit terapeutik. Për ndryshim nga agjërimi terapeutik, gjatë agjërimit në interval nuk është e nevojshme mosngrënja gjatë gjithë ditës, por vetëm në një dritare të caktuar kohore, duke zgjatur thjeshë kohën midis vakteve të ngrënjes.
Në agjërimin klasik terapeutik, ushqimi shmanget për një kohë të caktuar. Kjo mund të jetë nga disa ditë deri në javë. Gjatë kësaj kohe duhet pasur kujdes që të pihen shumë lëngje, lëvizje trupore të mjaftueshme dhe relaksim.
13. Ushqimi për mendjen dhe shpirtin
I tha shpirti trrupit: thuaj ti atij (njeriut) sepse mua spo me degjon...
Trupi dhe shpirti janë një njësi. Një trup i sëmurë ngarkon edhe shpirtin, sikurse shpirti i sëmurë ngarkon edhe trupin! Nuk ka asgjë që njëri mund të bëjë që tjetri nuk e di. Trupi dhe shpirti janë një njësi. Ata mund ta bëjnë njëri-tjetrin të sëmurë. Gjithashtu mund të shërojnë njëri-tjetrin. Për këtë arsye gjatë procesit të shërimit te çdo sëmundje psiçike duhet gjithnjë të konsiderohet në terapi dhe nuk duhet të shpërfillet. Vetëm duke përfshirë situatën psikike, trupi mund të rivendosë dhe riaktivizoj fuqin vetëshëruese. Frymarrja e qetë gjatë një meditimi, praktikimi i Yoges, lutja jane disa masa që ushqejnë shpirtin.
Poashtu duhet kujdesur edhe për relaksin. Relaksimi ekuilibron tensionimin. Të dyja janë të rëndësishme, dhe njëra pa tjetrën sjell një çekuilibër. Tensioni i vazhdueshëm nënkupton stresin. Relaksimi i përhershëm nuk do të ishte gjë e mirë, pasi do të çonte në mërzitje, pakënaqësi dhe zhgënjim në planin afatgjatë. Metodat e përshtatshme të relaksimit janë: joga, tai chi, meditimi, stërvitja autogjenike, fantazimi, teknikat e frymëmarrjes, relaksimi progresiv i muskujve etj.
Commentaires