Oriz aromatik basmati me turmerik, fasule jeshile dhe avokado
- Qendra e Shëndetit 
- 12. Okt. 2021
- 1 Min. Lesezeit
Aktualisiert: 26. Mai 2023
Ky rezept mund të identifikohet qartë me thënjen e Leo Tolstoy: "Nuk ka madhështi atje ku nuk ka thjeshtësi". Orizi aromatik basamti me turmerik kombinuar me fasulet pikante të gjelbërta dhe avokado si burim i shkëlqyer i yndyrnave rrumbullakson këtë rezet të thjeshtë që përmban të gjitha vlerat ushqyese dhe vitale, shumë të shijshme dhe shpejtë e përgatitur. Kujdesuni që ta provoni.

Përbërësit për 4 porcione:
Për orizin
- 240 gr oriz basamti - një tas 
- 3 luge caji gjalpë 
- 2 luge caji turmerik 
- kryp kristali 
Për fasulet e gjelbërta
- 600 g fasule jeshile - hiqni skajet; Pritini fasulet në copa të vogla 
- 3 qepë pranvere - prerë pjesën e bardhë në unaza të imëta (opcionale) 
- Spec djegës - hiqni thelbin dhe prerë në unaza të imëta (opcionale) 
- Kripë dhe piper kristal nga mulliri 
- 2 lugë fara susami 
- 2 luge caji turmerik 
- 1 lugë gjelle gjalpë (vaj ulliri për veganët) 
Përbërësit tjerë:
- 2 avokado - hiqeni thelbin dhe lëvozhgën dhe prërë ne feta 
- Barishta të ndryshme sipas dëshirës magdanoz, bërzillok etj 
Përgatitja:
- Koha e parapërgatitjes: 10 minuta 
- Koha e gatimit / pjekjes: 20 minuta 
- Koha e pritjes: - minuta 
Hapi i parë
Së pari përgatitni përbërësit.
Hapi i 2 -të
Gatuajeni fasule jeshile me fara susami dhe kurkuma sipas recetës këtu!
Hapi i 3 -të
Gatuajeni orizin tonë aromatik basmati me kurkuma sipas recetës këtu!
Hapi i 4 -të
Shpërndani orizin dhe fasulet nëpër pjata, shtoni avokadot dhe barishtat sipër.




Kommentare