Një qull i shijshëm me një kombinim interesant të tërshëres, farave të lirit dhe hurmave. Për një fillim energjik të ditës.
Përbërësit për 1 porcion:
4 lugë gjelle tërshër
2 lugë gjelle fara liri
1 maje thike kripë kristali
Për ëmbëlsim - 3 hurma të coptuara (apo edhe rrush i thatë)
300 ml pije tërshërë (alternativë pije orizi, bademi apo pije tjetër bimore)
Sipas dëshirës shtoni 1/4 lugë çaji turmerik dhe kanellë
Përgatitja:
Koha e parapërgatitjes: 1 minuta
Koha e gatimit / pjekjes: 3 minuta
Koha e pritjes: -
Hapi i parë
Vendoseni pijen e tërshërës në një tigan dhe shtoni të gjithë përbërësit tjerë.
Hapi i 2 -të
Ziejini gjithçka për 3 minuta derisa qullja të bëhet më e trashë.
Hapi i 3 -të
Hidhni në një pjatë të thellë dhe shijojeni.
Këshille: Nëse dëshironi, në qull mund të shtoni fruta të stinës, p.sh. mollë ose banane.
Comments