Nje bebe eshte mire qe te ushqehet me gjirin e nenes se paku per 6 muaj. Ne parim eshte mire qe te respektohet vullneti i femijes, se kur eshte ai i gatshem per ushqimin e tij te pare.
Sa me shume qe te ushqehet femiu me gjirin e nenes, aq me i forte eshte sistemi tij i tretjes dhe sistemi imun. Keshtu ai eshte me mire i mbrojtur nga reakcione te ndryshme alergjike.
Egzostojne 3 menyra per ushqimet shtese, te cilat jane:
Ushqimet e gatshme ne qelq (industriale)
Ushqimet te pergatitura vete
Dhe te ashtuquajturat ushqime te gishterinjeve (shiko me poshte ne tekst)
Kur te fillohet me ushqimet e para eshte mire te konsiderohen disa gjera. Fillimisht eshte mire te startohet me vetem nje lloj te perimit apo frutit. Nese perdoren ushqimet e gatshme ne qelq (p.sh. Hipp etj) atehere ato nuk duhen te permbajne përbërës qumështi, shtesa te vitaminave sintetike, ereza etj. Poashtu duhet marre parasysh qe bebet ne fillim do te hane vetem disa luge nga ky ushqim.
Idelae per ushqimet e para jane keto lloje te perimeve dhe frutave:
Karrota
Kungulli
Kunkullesha (Zucchini)
Banane
Avocado
Kompirat (te bardhe dhe te kuq)
Perderisa gjate kohes kur fillohet me ushqimet e para, femiu akoma ushqehet me gji (cka eshte nje gje shume e mire) atehere ushqimet e bebeve nuk kan nevoje per acide yndyrore. Kjo per faktin se gjiri i nenes permban te gjitha yndyrnat ne raport ideal per femiun.
Nga muaji i 8 ushqimet e permendura me larte mund te pasurohen edhe me ushqime tjera si fjolleza orizi apo tershere, mish i bluar imet apo peshk (jo te domosdoshme)
Si ushqime te gishterinjeve jane te pershtatshme keto lloje te ushqimeve:
Brokoll i ziur
Karrota te ziera
dardha
Bananse
Mango
Avocado
Kajsia, pjeshka dhe kumbulla (te qeruara)
Duhet pasur kujdes keto rregulla per ushqimin i gishterinjeve:
Femij duhe ulur drejte
Ushqimi i gishternijeve duhet te jete me i madh se sa grushti i femijes
Ushqimet nuk duhet te jane aq te vogla se qe femiut ti mbetet ne fyt
Femiu nuk guxon te lihet vetem perderisa ai ushqehet me ushimin e gishterinjeve
Ushqimi i gishterinjeve duhet te jete natyror, pa ereza dhe jo i ferguar
A eshte e domosdoshme inkuadrimi i mishit ne ushqimin e pare te femijeve, per te mbajtur ne nivel sasin e hekurit?
Jo deomos pasi qe ne perimet (e me vone edhe ne dritherat) eshte i pranishem mjaftueshem hekuri i cili eshte shume mire i absorbueshem nga trupi. Nje sasi e vogel e lengut te portokallit apo frutat, e rrisin sasin e absorbimit te hekuri, me cka mund te thuhet se mundesia per mungesen e hekurit mund te perjashtohet.
Ushqimet e meposhtme eshte mire qe te mos ju jipen femijeve:
Qumshti i lopes:
Arsyeja: Rrezik per alergji, sasi e madhe e proteinave e cila mund te ngrakoj veshkat e femijeve
Mjalta (deri ne muajin e 12)
Fruta te thata
Kripe
Si mund te kontribojme ne si prinder qe femijet te kene kenaqesi per ushqimet e shendetshme:
Ne duhet te jemi vete Model per ta (pra te ushqehemi vete shendetshem)
Provoni te gjitha menyra e pergatitjes se perimeve dhe provoni para se gjithash perimet me ngjyra te cilat ju pelqejne femijeve
Preni frutat dhe perimet ne madhësi te dobishme per femiun dhe ndryshoni format duke perdorur kallype te ndryshme me forma te ndryshme
Emeroni ushqimet sipas fantazis suaj si p.sh. Lengu i elefantit, ushqimi magjik etj
Gatuani se bashku me femijet
Pergatiteni vete gjerat e embla se bashku me femijet
Mos ushtroni presion
Burimet e artikullit:
Qendra e Shëndetit
Comentários