Informacion për prindër rreth temperaturës së lartë tek fëmijët
Per temperature te larte behet fjale kur temperatura e trupit ngritet mbi 38,5°C Temperatura e larte trupore ngadalson shumimin e baktereve dhe viruseve si dhe sistemi jone sistemi i mbrojtjes (imun) punon me shpejte. Prandaj temperaturat e larta jane te rendesishme për të luftuar organizmat që shkaktuan sëmundjen. Rrjedhja e temperatures mund të përshkruhet si më poshtë: Kur trupi konfrontohet me organizma patogjen (sëmundjeshkaktues), atehere truri dergon nje sinjal per rritjen e temperatures trupore Pastaj i gjithë trupi merret me prodhimin e nxehtesis. Muskujt dridhen (ethet) për të ngrohur gjymtyrët. Kjo quhet ndryshe edhe “Ethet apo të dridhura”. Kur temperatura ngritet atëherë fëmija ngrin (pra femija ka te ftoft). Gjate ngritjes se temperatures trupit mund ti ndihmohet duke mbuluar femijen mire dhe ngrohte, deri sa duart dhe kembet te nxehen mire Perderisa femija ka temperature, ai shpesh eshte i lodhur sepse trupi eshte i zene me luftimin e semundjes. Prandaj per femiun jane te nevojshme dashuria ,qetësia dhe një mjedis i këndshëm. Nje femije me temperature eshte ne brendesin e tij shume aktiv prandaj nuk do te duhej qe ai te jete edhe nga jashte aktiv (duke lozur e kercyer) Dhe kur temperatura ta kete kryer punen e vet dhe kur femiu eshte ngrohur teresisht nga koka dei tek kembet, atehere trupi ul pas nje kohe temperaturen. Gjate kesaj kohe trupi djersitet dhe femiu mund te ndihmohet duke e zbuluar pak. Mirpo pacienti i vogel do te duhej gjithmone te ndjehet i ngrohet dhe jo te ngrij. Sidomos ne moshen femijore femijet kane temperatura te larta dhe cdo femije reagon ndryshe. Perderisa disa femije mund te ndihen te lodhur dhe rraskapitur dhe vetem duan te flene, disa te tjere nuk verehen fare dhe vazhdojnë të luajnë me gëzim. Prandaj temperatura e larte trupore e vetmuar nuk eshte e rrezikshme. Tek femijet temperatura shpesh arrin vlert ne mes 40° - 41°C e nganjhere edhe me te larta. Vete temperatura e larte nuk eshte semundje por nje sinjal qe trupi po vetembrohet nga nje semundje. Prandaj temperatura e larte nuk duhet të shtypet ose ulet. Temperatura e larte është një reagim normal i trupit ndaj një semundjeje. Pra eshte një strategji shumë e rëndësishme mbrojtëse e trupit. Temperatura e trupit ngritet për të luftuar bakteret në mënyrë më efektive. Ndihmon që fëmija të merret më mirë me një sëmundje akute dhe forcon sistemin e tij imun. Temperatura e larte nduk duhet ulur me mjete antipiretik (mjete per ulje te temperatures) si Ibuprofen apo Paracetamol, përveç kur femija ndjen siklet të forte ose dhimbje, te cilat nuk mund te të përmirësohen me mjete tjera si: Qetësi, dashuri, kujdes, ngrohtësi etj. Kur eshte e nevojshme vizita tek mjeku? Temperatura e larte eshte rralle nje shenje e nje semundjeje serioze. Te gjithe femijet, te cilat jane me te vegjel se 3 muaj, do te duhej qe ne te njejten dite kur ata kane temperature te dergohen tek mjeku. Kur femiu nuk reagon si zakonisht, eshte apatik (pa interes, indiferent) apo kur duket i ndryshuar, kur nuk lejon te ngushëllohet apo nuk pushin se qajturi. Kur femiu duket shume semure apo i dobet, kur ka qafe te ngurte (dhimbje ne qafe gjate levozjes se kokes, probleme per ta ulur mjekëren ne gjoks) apo kur gjate dites nuk ka pire per me shume se 6 ore (ushqimi nuk është i rëndësishëm në fillim, me rendesi eshte pirja). Kur bashke me temperaturen e larte shfaqen edhe probleme te lekures (skuqje e lëkurës) Kur temperatura e larte zgjat me shume se 3 dite Cilat ilaçe shtëpiake dhe medikamente ndihmojnë? Mjetet e thjeshta shtëpiake mund të përdoren për të përmirësuar gjendjen gjate temperatures pa perdorur medikamente për uljen e temperatures: Nxehtesi, mbështjellje te viçave te kembeve me lecka me uje te vakët (jo te ftohte, per te shmangur nje kunderreakcion) Lecka vakëta ne balle Feta limoni ne thembra çaj (p.sh. çaj lulebliri, çaj kamomil apo lloje te cilat femiu i ka ne qef), mund te embelsohet pak, p.sh. me mjalte, leng te shtrrydhur portokalli, leng molle me uje Ushqim i lehtë (vetem nese femiu ka uri), p.sh. pilav, supa (te bera vet jo te blera), te shmangen produktet e qumshtit dhe qumshti vet, te shmangen produktet e mishit gjate kesaj kohe (veshtire te tretshme- mundon trupin) Medikamentet si Ibubrofen (Nurofen, Ibuflam) dhe Paracetamoli ulin temperaturen, jane anti-inflamator dhe zvogelues dhembjesh. Prandaj, ato mund të përdorimen për të lehtësuar dhimbjen dhe sikletet. Mbidozat jane te rrezikshme. Ketu eshte me rendesi te cekte qe nese perderen medikamente per uljen e temperatures, atehere rrjedha normale e temperatures nderpritet. Pas renjes se efektit te medikamentit (pas ca. 6- 8 oreve) temperatura rritet perseri. Studimet kane treguar qe ngërçet të shkaktuar nga temperatura (Konvulsionet febrile) nuk mund te parandalohen me medikamente per uljen e temperatures. Ato paraqitet tek 3-5% te te gjithe femijeve. Ngërçet e thjeshta të shkaktuar nga temperatura fatmiresisht nuk shkaktojne dëme vijuese. Kur mundet qe femiu te shkoje perseri ne shkolle / kopsht? Femiu do te duhej te qendroj aq gjate ne shtepi perderisa ju si prinder mendo “sot ti po dukesh mire dhe mund te shkosh ne kopsht”. Atehere mundet qe femiu diten tjeter te shkoj aty. Burimi i artikullit: Artikull nga Prof. Dr. med. D. Martin, M.A. Psych J. Wachtmeister, Cand. med. C. Himbert