top of page

Krem Kosi energjetik me Mjaltë & Fara Liri – Shije që të Jep Energji, Fuqi dhe Kënaqësi në Çdo Lugë!

Kjo recetë energjetike kombinon kos të kulluar kremoz me mjaltë natyral, vaj dhe fara liri të bluara, një majë kanelle dhe fruta të freskëta apo ngrira sipas dëshirës si boronica, mollë apo banane, të shoqëruara me arra ose bajame dhe fruta të thata si fiq ose hurma, duke krijuar një shije të balancuar, të shëndetshme dhe ushqyese. Përbërësit për 2 persona Kos i Kulluar - 250gr Pak qumsht per perzierje Mjalte - 1 luge gjelle plot  Vaj liri - 2 luge gjelle Fara liri gjysem te bluara - 2 luge gjelle Kanelle -½ luge caji Fruta Sipas deshires - boronica, molle, Banane  Arrore Sipas deshires (arra, bajame) Fruta te thata (fiq ose hurme apo rrush i terun) Përgatitja: Hapi 1: Përziej kosin e kulluar me qumështin derisa të bëhet masë kremoze. Hapi 2: Shto vajin e lirit dhe përziej derisa vaji të mos shihet më. Hapi 3: Shto mjaltin dhe përziej mirë derisa mjalti të jetë tretur plotësisht. Hapi 4: Shto kanellën dhe përziej përsëri mirë. Hapi 5: Shto siper Fruta të stinës, si për shembull boronica, banane ose mollë. Për dekor, shto një lugë fara lini dhe fruta të thata sipër.

Krem Kosi energjetik me Mjaltë & Fara Liri – Shije që të Jep Energji, Fuqi dhe Kënaqësi në Çdo Lugë!
bottom of page