top of page

Makarona me perime e djath mozzarella

Makarona pikante të bëra nga domatina, brokoli, karrota e djath mozzarella mbi - të thjeshta për t’u përgatitur dhe gati për t’u shërbyer në vetëm 20 minuta. Përbërësit për 4 porcione: 500 gr makarona integrale të zgjedhura sipas deshires 300 gr brokoli 150 gr domatina 1 karrote 150 gr djath mozzarella gjalpë vaj ulliri pak kryp himalaje piper i zi i fresket nga mulliri 1 luge çaji kurkuma berzillok (basilikum) Përgatitja: Në një enë te thelle me uje te vluar e te kryposur dhe pak gjalpë gatuajini makaronat sipas udhëzimeve në pako, derdhni mbi një sitë dhe lëreni të kullojnë. gjate kohes kur makaronat po zihen lani perimet dhe preni ato. Poashtu preni djathin ne copeza te vogla. Ne nje tjeter ngrohni pak vaj ulliri dhe shtoni piperin e zi dhe kurkumen Pastaj shtoni perimet dhe skuqni ato per 5 min. Kohe pas kohe shtoni pak uje. Shtoni makarona, piperin e krypen dhe perzijeni te gjitha Ne fund fare shtoni djathin mozzarella dhe perzijueni per 1 min

Makarona me perime e djath mozzarella
bottom of page