top of page

Minestrone

Një minestrone tipike italiane: pikante, e ekuilibruar në shije dhe absolutisht e shijshme. Minestrone është e shpejtë dhe e lehtë për t'u përgatitur. Përbërësit për 4 porcione: 250 g fasule të bardha, nga gota - shpëlajini tërësisht mbi një sitë dhe kullojeni 150 g kungulleshë - lani dhe preni në feta të holla 130 g karrota - qëroni dhe pritini në kube 1 cm 130 g selino - qërojeni dhe pritni në kube 1 cm 130 g makarona integrale 120 g domate - të prera në kube 1.5 cm 1.2 litra melmese perimesh 4 lugë salcë soje 3 lugë vaj ulliri, rezistent ndaj nxehtësisë 3 lugë caji sheqer kokosi 1 lugë lëng limoni, të shtrydhur 2 lugë paste domate 20 g gjethe borziloku dhe të prera në mes 1 lugë çaji trumzë të copëtuar Kripë dhe piper kristal nga mulliri Përgatitja: Koha e parapërgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit / pjekjes: 20 minuta Hapi i parë Ngrohni vajin në një tigan dhe fergoni karotat me selino për 3 minuta. Pastaj shtoni paste domate dhe skuqini 1 min. gjersa i perzini. Pastaj shtoni lëngun e perimeve, spërkoni me kripë, piper dhe ziejini butësisht për 10 minuta. Hapi i 2 -të Shtoni makaronat dhe fasulet e bardha, lërini të ziejnë për 5 minuta, pastaj shtoni kungulleshen për 1 minutë. Hapi i 3 -të Shtoni domatet në supë. Pastaj trazoni salcen e sojes, sheqerin e kokosit dhe lëngun e limonit. Shtoni borzilokun dhe trumzën dhe i shijoni me kripë dhe piper. Hapi i 4 -të Rregulloni dhe shërbejeni minestrone.

Minestrone
bottom of page