Misioni i Qendrës së Shëndetit
Frymëzimi
Para se të tregojmë Misionin e Qendrës së Shëndetit ne do të donim të përmendim dy citate të cilat na frymëzuan të fillojmë projektin Qendra e Shëndetit. Citati i parë: "Studioni me kujdes nevojat e kohës në të cilën jetoni dhe përqëndroni mendimet tuaja në nevojat dhe kërkesat e tyre". Sie e kuptojmë ne citatin e parë:
Ne duhet të mendojmë për mënyrën se si mund të zgjidhen problemet e kohës. Ne mendojmë se një nga problemet e shumta të kohës sonë - është shëndeti i dobët fizik i njerëzve, si pasojë i zakoneve të këqija të të ngrënit dhe mënyrës së gabuar të jetesës. Dhe kur ne jemi vërtet të apasionuar pas temave të shëndetit dhe përmes njohurive shëndetësore që ka ekipin ynë me shumë dëshirë e ndajmë me njërëzit në mënyrë që ata vetë të mund të bëjnë diçka për shëndetin e tyre, atëherë ne mendojmë se jemi duke bërë diçka për nevojat e kohës. Citati i dytë: „Trupi është si një kalë që mbart personalitetin dhe mendjen, dhe si i tillë do të duhej që të kujdeset mirë pë të që ai të mund ta bëjë punën e vet dhe t'i shërbejë njerëzimit. Trupi duhet të jetë shërbëtori i shpirtit dhe kurrë i zoti i tij. Ai duhet të jetë një shërbëtor i gatshëm, i ndëgjueshëm dhe efikas dhe duhet të trajtohet me të njëjtin respekt sikurse trajtoni një shërbëtor të mirë. Nëse nuk trajtohet si duhet, atëher si rezultat kemi sëmundje dhe fatkeqësi me pasojat e saj të rënda, si për të zotin (shpirtin) ashtu edhe për shërbëtorin (trupin).
Sie e kuptojmë ne citatin e dytë:
Shpirti ynë na flet përmes trupit. Pra, trupi është një mjet që shpirti e përdor për të realizuar idetë e marra nga sfera shpirtërore në fushën materiale. Shpirti jeton dhe punon përmes trupit për një jetë të tërë. Pra, shëndeti fizik është i rëndësishëm dhe ne duhet të tregohemi të kujdesshëm më në mënyrë që një person të mund të realizojë idetë e tij dhe t'i shërbejë njerëzimit.
Secili nga ne, kur kemi lindur, mori një urdhër nga forca e padukshme në rrugën për në tokë.
Ne nuk kemi lindur këtu në këtë botë thjeshtë për asgjë. Secili nga ne ka një mision për të përmbushur këtu. Dhe cili është ky mision (pra në pyetjen "Kush jam unë dhe çfarë duhet të bëj këtu"?) duhet ta gjejë vetë secili prej nesh. Pra, qëllimi i secilit prej nesh është ta njohim këtë mision, ta zbulojmë dhe ta realizojmë. Pra, secili nga ne ka për detyrë të gjej dhe ndjekë vetë misionin e tij jetësore. Vetëm kështu ka kuptim jeta në tokë.
Njeriu nuk është një trup që ka një shpirt, por njeriu është një shpirt që i është huazuar një trup për jetën tokësore në mënyrë që të realizojë misionin e shpirtit në tokë. Për këtë, shpirti përdor trupin si mjet që ai të bëhet i dukshëm dhe ti arrijë qëllimet e veta. Shpirti i njeriut i jep jetë trupit. Shpirti është dielli që ndriçon trupin dhe e ushqen atë. Shpirti jeton dhe punon përmes trupit për një jetë të tërë. Prandaj, shëndeti i mirë fizik është i rëndësishëm. Që të ndjehemi të aftë dhe të mbushur me energji që të mund t’i shërbejmë shpirtit dhe kështu tërë njerëzimit
Përdorimi i duhur i shëndetit - Qëllimi i shëndetit të mirë
»Nëse shëndeti dhe mirëqenia e trupit përdoren në dobi të botës njerëzore në përgjithsi - qoftë edhe për përfitim material të njerëzve - dhe janë kështu një mjet (pra shëndeti dhe mirëqenia e trupit), kjo gjë është e mirë dhe e pranueshme. Por në qoftë se shëndeti e mirëqenia e trupit harxhohen për dëshira epshore, për një jetë kafshësh e për synime djallezore - atëherë semundja do të ishte më e mirë se një shëndet i tillë; madje jo vetë vdekja duhet preferuar kundrejt një jete të tillë. Nesë ti dëshiron shëndet, dëshiroje për ti shërbyer fuqisë së padukshme hyjnore dhe njerëzimit. Shpresoj se ti ke për të arritur intuite te përsosur, vendosmëri të paperkulur, shëndet të plotë dhe forcë shpirtërore e fizike, në mënyre që të pish nga kroi i jetës së pasosur dhe të ndihmosh nga fyma e mbështetjes hyjnore.«
Misioni Pra qëllimi i Qendrës së Shëndetit është që të informoj sa më shumë njerëz rreth shëndetit të mirë, në mënyre që ata të mund ta përdorin mjetin apo veglen e tyre të quajtur TRUP (pra trupin e tyre) në mënyre që trupi i tyre të mund ti shërbej shpirtit të tyre dhe të arrijnë realizimin e misioneve të veta në tokë (pra ti shërbejne fuqisë hyjnore dhe njerëzimit).
Inspiruar nga shkrimet Bahai. Burimet e artikullit: -
