top of page
Musli alkalin me luleshtrydhe dhe fistikë
Aromë e pastër për fillimin e verës. Përbërësit për 2 porcione: 1 tas i vogël me luleshtrydhe (dredhëza) 1 banane organike - qëruar dhe prerë ne feta 2 lugë fëstëk të copëtuar pa kripë 2 lugë gjelle fluska kokosi lëngu i 1/2 limoni apo mandarine Përgatitja: Koha e parapërgatitjes: 2 minuta Koha e gatimit / pjekjes: 2 minuta Koha e pritjes: - minuta Hapi i parë Lani, pastroni dhe copëtoni luleshtrydhet. Përziejini me copat e bananes dhe fistikët e copëtuar dhe hidhini sipër lëngun dhe fluskat e kokosit. Këshillë: Në verë përdorni manaferra, pjeshkët ose kajsitë për muslin alkalin, në vjeshtë kumbulla, manaferra, dardha ose rrush dhe arra, në dimër dhe pranverë portokall dhe mandarina me banane
bottom of page