top of page
Musli alkalin vjeshte me kumbulla e arra
E shijshme me kumbulla të pjekura dhe të buta Përbërësit për 2 porcione: 12 kumbulla te buta 2 banane organike - qëruar dhe prerë ne feta 5-6 ara te fresketa (alternativ badema) 2 lugë gjelle fjollëza tërshëre lëngu i 1 mandarine 1 lugë gjelle mjaltë Kanellë Përgatitja: Koha e parapërgatitjes: 2 minuta Koha e gatimit / pjekjes: 2 minuta Koha e pritjes: - minuta Hapi i parë Lani, copëtoni dhe katërtoni kumbullat. Pritini bananet në feta të vogla. Thyejini arrat, copëtoni arrat në copa të vogla. Përzieni kumbullat, feta bananeje, arra dhe fjollëzat e tersheres në një tas Hapi i dytë Përzieni lëngun e mandarinës me mjaltin dhe spërkateni mbi të dhe aromatizoni me kanellë

bottom of page