Oriz aromatik basmati me turmerik, fasule jeshile dhe avokado
Ky rezept mund të identifikohet qartë me thënjen e Leo Tolstoy: "Nuk ka madhështi atje ku nuk ka thjeshtësi". Orizi aromatik basamti me turmerik kombinuar me fasulet pikante të gjelbërta dhe avokado si burim i shkëlqyer i yndyrnave rrumbullakson këtë rezet të thjeshtë që përmban të gjitha vlerat ushqyese dhe vitale, shumë të shijshme dhe shpejtë e përgatitur. Kujdesuni që ta provoni. Përbërësit për 4 porcione: Për orizin 240 gr oriz basamti - një tas 3 luge caji gjalpë 2 luge caji turmerik kryp kristali Për fasulet e gjelbërta 600 g fasule jeshile - hiqni skajet; Pritini fasulet në copa të vogla 3 qepë pranvere - prerë pjesën e bardhë në unaza të imëta (opcionale) Spec djegës - hiqni thelbin dhe prerë në unaza të imëta (opcionale) Kripë dhe piper kristal nga mulliri 2 lugë fara susami 2 luge caji turmerik 1 lugë gjelle gjalpë (vaj ulliri për veganët) Përbërësit tjerë: 2 avokado - hiqeni thelbin dhe lëvozhgën dhe prërë ne feta Barishta të ndryshme sipas dëshirës magdanoz, bërzillok etj Përgatitja: Koha e parapërgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit / pjekjes: 20 minuta Koha e pritjes: - minuta Hapi i parë Së pari përgatitni përbërësit. Hapi i 2 -të Gatuajeni fasule jeshile me fara susami dhe kurkuma sipas recetës këtu! Hapi i 3 -të Gatuajeni orizin tonë aromatik basmati me kurkuma sipas recetës këtu! Hapi i 4 -të Shpërndani orizin dhe fasulet nëpër pjata, shtoni avokadot dhe barishtat sipër.