top of page

Qiqra në sos kokosi dhe domatesh

Për këtë pjatë të thjeshtë kombinuam qiqrat me qumësht kokosi dhe salcë domatesh. E kemi erëzuar me kerri dhe shoqëruar me oriz aromatik basmati. Gati në 20 minuta! Siguroheni që ta provoni. Përbërësit për 2 porcion: 400 gr qiqra të gatuara, nga kavanoza (apo qelqi)- shpëlajini mbi një sitë derisa të mos shkumojnë më 200 ml qumsht kokosi 200 ml salcë domatesh 1 lugë çaji pluhur kerri krip himalaje dhe piper i zi nga mulliri 1 lugë çaji sheqer kokosi (opcionale) 2 lugë gjelle vaj kokosi Përgatitja: Koha e parapërgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit / pjekjes: 15 minuta Koha e pritjes: - Hapi i parë Gatuani orizin basmati sipas recetës sonë që mund ta gjeni duke klikuar këtu ! Hapi i 2 -të Përderisa orizi po gatuhet në një tigan nxeni vajin e kokosit dhe shtoni qiqrat dhe gatuajeni gjithçka për 3 minuta. Hapi i 3 -të Shtoni salcën e tomateve, qumshtin e kokosit, pluhurin kerri, sheqerin e kokosit dhe erëzoni me krip dhe piper. Gatuajeni për 2 minuta. Hapi i 3 -të Hidhni në një pjatë të thellë dhe shijojeni me orizin aromatik basmati. Këshillë: Në vend te qiqrave ju mund të përdorni thjerrëza (të kuqe apo kafe), pasul të bardhe apo kuq (Kidney). Jini kreativ!

Qiqra në sos kokosi dhe domatesh
bottom of page