Qull tërshëre me salcë të nxehtë boronicash
Ky qull i shijshëm tërshëre përmban shumë përbërës të shëndetshëm, të tillë si farat Chia, manaferrat, vaj kokosi, etj. Meqenëse është i aromatizuar me kanellë e sheqer kokosi, ka shije shumë të hollë dhe krijon një ngrohtësi të këndshme. Përbërësit për 1 porcion: 5 lugë gjelle tërshër 300 ml qumsht tërshëre ( i bërë vetë ), apo bajamesh ( i bërë vetë ) 1 lugë çaji vaj kokosi 1/2 lugë çaji kanellë 1 lugë çaji sheqer kokosi (opcionale) 1 lugë gjelle fara Chia 1 gotë boronica te ngrira (apo edhe manaferra tjera) Përgatitja: Në një enë të thelle hudh të gjithë përbërësit përpos boronicave dhe farave Chia Zijeni të gjitha për 3-4 minuta derisa përzierja të jetë trashur pak Zijeni boronicat për 2 minuta Hidhni salcën e nxehtë të boronicave mbi qull dhe shtoni farat Chia mbi Shënim: Sipas shijes mund të përdoren dhe manaferra tjera si mjedra, dredhëza etj. Alternativ manaferrat mund të janë të freskta. Zierja nuk është e nevojshme. Në munges kohe thjeshtë hudhni qullin e zier të tërshërës mbi boronicat e ngrira dhe shtoni mbi farat Chia. Alternativ mund të përdoren edhe qumshte tjera drithërash si bajamesh, orizi etj.
