top of page

Qull tershëre me fara liri

Një qull i shijshëm me një kombinim interesant të tërshëres, farave të lirit dhe hurmave. Për një fillim energjik të ditës. Përbërësit për 1 porcion: 4 lugë gjelle tërshër 2 lugë gjelle fara liri 1 maje thike kripë kristali Për ëmbëlsim - 3 hurma të coptuara (apo edhe rrush i thatë) 300 ml pije tërshërë (alternativë pije orizi, bademi apo pije tjetër bimore) Sipas dëshirës shtoni 1/4 lugë çaji turmerik dhe kanellë Përgatitja: Koha e parapërgatitjes: 1 minuta Koha e gatimit / pjekjes: 3 minuta Koha e pritjes: - Hapi i parë Vendoseni pijen e tërshërës në një tigan dhe shtoni të gjithë përbërësit tjerë. Hapi i 2 -të Ziejini gjithçka për 3 minuta derisa qullja të bëhet më e trashë. Hapi i 3 -të Hidhni në një pjatë të thellë dhe shijojeni. Këshille: Nëse dëshironi, në qull mund të shtoni fruta të stinës, p.sh. mollë ose banane.

Qull tershëre me fara liri
bottom of page