Salca të shëndetshme sallate
Salca të shëndetshme sallate që mund të përgatiten lehtësisht në vetëm 2 minuta, kanë shije të shkëlqyeshme dhe shkojnë mirë me pothuajse të gjitha sallatat. Recepti Nr. 1: Recepti baze i salcës alkaline të sallatave Përbërësit: Lëng limoni (nga ½ Limoni) 3 lugë gjelle me vaj organik (p.sh. vaj ulliri, vaj kërpi, vaj arre, vaj susami, vaj fara kungulli, etj.) Kryp himalaje, kryp deti, (te pajodizuar) Piper Bimë të freskëta, të prera imët (p.sh. majdanoz, bërzellok, rigon, etj.) Përgatitja: Përzieni të gjithë përbërësit së bashku fuqishëm në një tas dhe hidhni sipër sallatës tuaj të preferuar. Recepti Nr. 2: Salcë sallate me mjalte dhe senf Përbërësit: Vaj ulliri Senf Mjalte Kryp Kristali Leng limoni Sipas deshires uthull molle natyrale Përgatitja: Të gjithë përbërësit hudheni në një enë të thëlle dhe të gjitha përzijeni bashk mirë e mirë. Recepti Nr. 3: Salcë sallate me vaji i farave te kungullit Përbërësit: Lëng limoni (nga ½ Limoni) Vaj i farave të kungullit Kryp himalaje, kryp deti, (te pajodizuar) Piper Bimë të freskëta, të prera imët (p.sh. majdanoz, bërzellok, rigon, etj.)) Përgatitja: Përzieni të gjithë përbërësit së bashku fuqishëm në një tas dhe hidhni sipër sallatën tuaj të preferuar. Recepti Nr. 4: Salcë sallate me berzilok Përbërësit: 100 ml vaj ulliri 50 ml ufëll molle 10 gjethe borzillok (mund të përdorni poashtu sallate rukolle) 1 lug të mesme senf 2 thelba hudhër pak krip himalaje dhe piper të zi Përgatitja: Përzieni të gjithë përbërësit së bashku në blender dhe hidhni sipër sallatës tuaj të preferuar. Këshillë: Pasuro sallatat tuaja me miksin e farave - një kombinim fantastik që pasuron sallatën tuaj me shumë vlera tjera ushqyese si vitamina e minerale - sigurtë! Shko tek receta - kliko këtu!
