top of page

Sallatë e thjeshtë rukole me bizele dhe gjizë

Një vakt pranveror i shijshëm, më i lehtë dhe i plotë me vlea ushqyese. Përbërësit për 4 porcione: 200 gr sallate rukola 450 gr bizele (te ngrira) pak kripe kristali 4 luge gjelle vaj ulliri 150 gr gjizë fare te specit te kuq Përgatitja: Hapi 1 Lani rukolën. Ziejini bizelet në një tenxhere me ujë të bollshëm me kripë dhe më pas shpëlajini me ujë të ftohtë. Hapi i 2 -të Kriposini bizelet sa janë ende të vakëta, më pas i përzieni me vaj ulliri në një tas të madh dhe i rregulloni sipas shijes. Shtoni rukolën dhe përzieni Hapi i 3 -të Përzieni gjizën derisa të bëhet krem. Ndani sallatën ne tasa dhe shtoni 1 lugë gjize në secilin. Spërkateni me fare te specit te kuq dhe shërbejeni menjëherë. Këshillë: Buka e thekur me miell integral shkon shumë me të. Shtoni feta ose çerek rrepka për pak më shumë ngjyrë.

Sallatë e thjeshtë rukole me bizele dhe gjizë
bottom of page