top of page
Sallate rukolla me patate të ziera dhe ve
Kjo sallat me rukolla të freskët, patate të ziera, ve fshati, karrot e rrepkë servohet thjeshtë me vaj liri, ufull manaferre e kryp himalaje - një shujtë e shkëlqyeshme aromatike që siguron freski! Përbërësit për 1 porcion: 100 gr sallat rukolla 4 patate te ziera 1 karrote te coptuara 3 rrepka te coptuara 1 ve te zier fshati vaj liri ufull manaferrash (opcionale: leng limoni te fresket apo ufull molle) Përgatitja: Ziejeni patatet dhe coptoni ato Zijeni ven dhe coptoni atë Ne nje ene te thelle lani sallaten rukolla, karroten dhe rrepken dhe kulloni ato Pastaj shtoni patatet dhe ven Ne fund shtoni vajin, ufellen dhe kripen dhe perzojeni mire. Shënim: Sipas deshires mund te shtoni mbi sallate farat Chia.
bottom of page