top of page

Shake i ftohtë me kakao e shllag

Ky shake freskues i bërë me qumsht tërshëre e banane dhe i aromatizuar me kakao e sheqer kokosi nuk është vetëm i shëndetshëm , por edhe super i shijshëm e dhe i shpejtë për t’u përgatitur - perfekt për verën! Përbërësit për 4 gota: ● 800 l qumsht tërshëre ( i bërë vetë ) ● 2 banane ● 4 lug çaji sheqer kokosi (alternativ hurma apo mjaltë) ● 4 lug çaji kakao ● 1 lug haje proteina pluhur orizi (ose proteina pluhur sipas zgjedhjes tuaj) ● shllag (alternativ) Përgatitja: ● të gjithë përbërësit përpos shllagut të bluhen në blender për 1 min ● në një enë tjetër rrah shllagun deri sa ai të jetë trrashur ● shpërndaje përzierjen në 4 gota ● shto sipër shllagun ● Shijojeni shake-un të ftohur.

Shake i ftohtë me kakao e shllag
bottom of page