top of page

Supa me perime e Teutës

Kjo supë me perime ka shije mrekullisht të freskët, është e lehtë dhe e shijshme - patjetër që duhet ta provoni! Përbërësit për 3 porcione: 1 liter uje 3 patate mesatarisht te medha 1 patate e vogel e embel 3 karrota 1 brokoli i vogel pak fasule te gjelberta 1 qep vogel 2 thelba hudher pak xhinxhifill (opcionale) gjalpe 2 luge çaji melmesa supe kryp himalaje piper te zi magdanoz (i grimcuar) Përgatitja: laj perimet, dhe prej ato ne nje ene te thelle vendos gjalpin dhe shto qepen, hudhren dhe xhinxhifillin pastaj shto karrotat, fasulet dhe kompirat dhe ziej per 2 minuta shto ujin dhe melmesen e supes (1 luge caji per 500 ml uje) ziej supen deri sa te jane zbutur patatet shto brokollin dhe lere te zihet per 2 minuta ne fund sipas deshires shto krypen, piperin e zi dhe magdanozin Shënim: Sipas deshires, supen mund ta shoqerosh me pak buke thekre te rreshkur.

Supa me perime e Teutës
bottom of page