top of page

Supa vjeshtore e Teutes

Stina e vjeshtes eshte e njohur per kungullin. Ju duhen vetëm disa përbërës për këtë supë shumë të shijshme me kunguj dhe përgatitet shpejt dhe lehtë. Një supë që do ta shijojë e gjithë familja. Përbërësit për 3 porcione: 1 kungull i vogel hokkaido 2 kompira 1 qepë e vogel pak xhenxhefil 1 thelb huder ½ lug caji Kurkuma ½ TL perzierje Curry Vaj ulliri ose kokosi 500 ml uje 2 lug caji perzierje te melmesave nga perimet e thata (Gemüse Brühe - ne Rossmann) kryp guri apo e himalejeve piper Përgatitja: Qëroni kungullin, hiqeni farat dhe preni ate ne kocka te vogla. Qëroni patatet dhe preni ato pergjysme. Qëroni qepën, hudren dhe xhenxhefilin dhe preni të gjitha të vogla Ne nje ene te thelle nxejini pak vaj ulliri (jo ne temperature me te larte se 150 °C); pastaj hudheni qepën, hudren dhe xhenxhefilin dhe fergoni per 1 min; pastaj hedheni kurkumen dhe perzierjen e Currit dhe te gjitha perziejeni perseri per 1 min; hudheni pastaj kungullin dhe kompirat dhe te gjitha perziejeni per 2 min; ne fund hedheni ujin dhe perzierjen e melmesave nga perimet e thata Zijeni per 15 deri 20 min ne enen me kapak te mbyllur Supa te bluhet me blender Sipas shijes supa te kryposet me kryp e piper Shënim: Supes sipas deshires mund ti shtohet vaj të farave të kungullit (pasi te eshte hudhur neper pjata) e poashtu edhe me miks farave të pjekura - (rezeptin e miksit te farave mund ta shkarkoni permes ketij linku - kliko ketu!) Supa mund te percellet sipas deshires me buke te rreshkur. Oreks te mirë.

Supa vjeshtore e Teutes
bottom of page