Themeli dhe shtyllat e shëndetit
Ushqimi shpirtëror
Çdo ditë, kryesisht disa herë në ditë, ju hani fruta dhe perime, bukë dhe mish, ose diçka tjetër.
Ushqimi e mban trupin tuaj të shëndetshëm dhe e bën atë të rritet. Çfarë do të ndodhte nëse ndaloni së ngrëni - për një ditë ... ose dy ditë ... ose tre ... ose katër? Sa më gjatë të qëndronit pa ushqim, aq më i dobët do të bëheshit. Trupi juaj nuk mund të jetojë pa ushqim.
A e dini se edhe një pjesë tjetër juaj ka nevojë për ushqim? Ju nuk mund ta shihni atë si trupin tuaj, por ne e dimë se është atje. Ky është shpirti juaj. Ajo pjesë e juaja jeton përgjithmonë, do të jetojë përgjithmonë. Shpirti juaj është vetvetja juaj e vërtetë.
Ashtu si trupi juaj nuk mund të rritet pa ushqim dhe pije, shpirti juaj nuk mund të lulëzojë p.sh. pa lutje dhe meditim, muzikë etj.
Çdo gjë që zhvillohet ka nevojë për ushqim. Shpirti i njeriut, i cili është qëllimi kryesor i krijimit, gjithashtu duhet të ushqehet për të arritur qëllimin e tij këtu në tokë.
Trupi dhe shpirti janë një njësi. Një trup i sëmurë ngarkon edhe shpirtin, sikurse shpirti i sëmurë ngarkon edhe trupin! Nuk ka asgjë që njëri mund të bëjë që tjetri nuk e di. Trupi dhe shpirti janë një njësi. Ata mund ta bëjnë njëri-tjetrin të sëmurë. Gjithashtu mund të shërojnë njëri-tjetrin. Për këtë arsye gjatë procesit të shërimit te çdo sëmundje ana psiçike duhet gjithnjë të konsiderohet në terapi dhe nuk duhet të shpërfillet. Vetëm duke përfshirë situatën psikike, trupi mund të rivendosë dhe riaktivizoj fuqin vetëshëruese. Frymarrja e qetë gjatë një meditimi, mendimet positive, praktikimi i Yoges, lutja, muzika jane disa masa që ushqejnë shpirtin.
Poashtu cilësit si vërtetësia, sinqeriteti, mirësjellja, veprat e mira, ndihma për ata që kanë nevojë, dashuria janë poashtu veti që ushqejnë shpirtin.
Flisni me zë të lartë botës me veprat tuaja e jo me fjalë, sepse janë veprat që i flasin botës dhe që përbëjnë shkakun e përparimit të njerëzimit.
Prandaj përpiquni që veprimet tuaja të jenë nga dita në ditë lutje të bukura. Kërkoni gjithmonë të bëni atë që është e drejtë e fisnike. Pasuroni të varfërin, ngrini të rrëzuarin, ngushëlloni të brengosurin, sillini shërim të sëmurit, siguroni të druajturin, shpëtoni të shtypurin, jepini shpresë të pashpresit, strehoni nevojtarin!
Nëse e bëni këtë, edhe njerëzimi, edhe bota dhe shpirti juaj do të jenë më mirë. Dhe nëse shpirti juaj është mirë, atëherë edhe trupi juaj do të ndjehet mirë. Kjo sepse shpirti i njeriut i jep jetë trupit. Shpirti është dielli që ndriçon trupin dhe e ushqen atë. Shpirti jeton dhe punon përmes trupit për një jetë të tërë.
Më poshtë të gjitha artikujt rreth ushqimit shpirtëror (thjesht klikoni mbi artikullin e dëshiruar):