Pastrimi holistik i mëlçisë
Trupi
Mëlçia dhe tëmthi
Ndërsa zemra simbolizon dashurinë dhe mushkëritë simbolizojnë lirinë, mëlçia simbolizon vetë jetën. Ajo qëndron për pavdekësinë dhe rilindjen. Thjesht sepse mëlçia vazhdimisht rinovon vetveten - sigurisht vetëm nëse nuk është dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme nga alkooli i tepërt ose nga ilaçet e tepërta.
Mëlçia ka aftësinë të pastroj gjakun nga gjithçka që është e papërdorshme. Mëlçia është një organ jashtëzakonisht i rëndësishëm i sistemit imunitar.
Mëlçia është një organ i mahnitshëm, i cili është përgjegjës për detyrat e ndryshme (prodhimin e tëmthit, përpunimin e yndyrave, proteinave dhe karbohidrateve, ruajtjen e vitaminave dhe elementëve gjurmë, detoksifikimin etj) në trupin tonë. Përveç kësaj, mëlçia ka një aftësi të jashtëzakonshme për të rigjeneruar në krahasim me organet e tjera. Edhe nëse heq gjysmën e mëlçis, ajo mund të rritet përsëri në madhësinë e saj origjinale - me parakusht, që pjesa e mbetur është të jetë e shëndetshme.
Meqenëse mëlçia ka një fuqi të shkëlqyeshme rigjeneruese, masat të përgjithshme (holistike) të mundshme për shërimin e saj, janë: mos pirja e alkoolit, shmangja e ilaqeve të panevojshme, reduktimi i sheqerit, shmangja e duhanit dhe zvogëlimin e konsumit të përditshëm të kafeinës, pirja e shtuar e ujit, mos përdorni ushqime të gatshme, hani një ushqim të shëndetshme të pasur me baza, shtoni substanca të hidhura për detoksifikimin e mëlçisë, kujdeuni për ushtrime fizike, shmangni stresin emocional, etj. Këto masa të përgjithshme në shumë raste janë kurorëzuar me sukses.
Mëlçia është e ekspozuar ndaj ngarkesave të rënda çdo ditë. Prandaj, ka kuptim t'i jepni mëlçisë tuaj një pushim me një pastrim të mëlçisë. Çrregullimet e tëmthit mund të çojnë në mosfunksionim të tretjes së yndyrës. Ne tregojmë masa holistike.
Më poshtë të gjitha artikujt rreth kësaj teme (thjesht klikoni mbi artikullin e dëshiruar):