Shumica e njerezve ne te gjithe boten cuditen se pse ata kane probleme me shendetin! Nese i pyesni ata thone qe jetojne shendetshem dhe se nuk e kane idene se nga vijne semundjet dhe problemet e tyre!
Apo sigurisht keni degjuar edhe per raste te tilla kur nje nje njeri i cili kinse kishte jetuar shendetshem kishte vdek papritmas! Besoj se pas leximit te ketij teksti deri ne fund, do ta jete e qarte se pse ndodh ashtu!
Formula e jetes
Formula e jetes e cila poashtu mund te quhet edhe formula e vdekjes eshte kjo:
SH = F - M SH: eshte shendeti apo vitaliteti F: jane Forcat te cilat mbajn ne jete njeriun, te cila i japin ati fortesi dhe energji (ajri i paster, uji, frutat, perimet, yndyrnat, dashuria, sinceriteti, lutja, meditimi, aktivitetet sportive etj) Thene thjesht te gjitha gjerat qe i japin force njeriut M: jane mbeturinat, kufizimet, toksinat, helmet ne gjak, mukoza, mendimet negative apo thene ndryshe te gjitha ndodtjet apo papastertit e brendshme, te cilat pengojne funkcionimin e duhur te organeve te brandshme dhe makines njerezore. Nga formula shihet pra qarte qe nese Mbeturinat “M” jane me te medha se Forat “F” atehere makina njerezore ndalon se funksionuari! Pra nuk mund te kete Shendet ”SH” nese mbeturinat “M” te cilat ne i fusim ne trupin tone jane me te medha se sa forcat “F”.
Shembuj
Shembull: Nese Forca=1, M=2
SH = F - M = 1 - 2 = -1
Nga ky shembull del se Shendeti apo vitaliteti ne kete rast eshte -1, pra negativ. Ne kete rast pra shendeti nuk eshte i mundur pasi qe mbeturinat e futura ne trup jane me te medha se sa forcat.
Le ta marrim edhe nje shembull tjeter:
Nje Inxhinier makinerie mund të llogarisë me saktësi energjine ne makinen e tij permes kesaj formule:
E = F - H,
Kjo do do të thotë se shuma e ENERGJISË (ose performanca) E, të cilën e fiton inxhinieri me makinë e tij eshte e barabarte me forcen F duke ja zbritur humbjet H (ferkimet, mbeturinat).
Ideja geniale do te ishte te ndertohej nje makine e cila do te prodhonte energji maksimale me humbje minimale. Nëse e marrim këtë ide themelore dhe e zevendesojme ne makinen njerezore (trupin e njeriut), atehere ne mund te shofim, se mjeksia fiziologjike me trajtimet e saj nuk e konsideron aspak kete fakt dhe se mjekesia natyrore ka gjete nje rruge e cila sheron, duke larguar mbeturina, toksina, mukoze si dhe cdo gje tjeter qe nuk do te duhej te ishte ne trupin e njeriut!
Eshte esenciale ose me mire te them jetike qe te kuptohen faktoret se cka shkaktojne mbeturina ne trup.
Eshte e kote tentativa per sherim te nje njeriu me medikamente nese ai njeri nuk ndryshon pershembull menyren e jeteses se tij, apo menyren e te ushqyerit. Kjo per faktin se ati vetem do ti shtohen mbeturinat (medikamentet) mirpo nuk ndermirret asgje per rritjen e forces se tij (ushqimi i shendetshem, ndryshimi i te jetuarit etj).
Kete me se miri e verteton edhe nje thenje e Albert Einstein:
Definimi i cmendurise eshte te behen gjithmone gjerat e njejta dhe te shpresohet per rezulate tjera.
Ose nje shembull tjeter eshte kur dikush merret me aktivitete sportive (e rrite forcen F) mirpo njekohsisht nuk ndalet se ngreni ushqimet e gabuara ( rrite mbeturinat M). Ju sigurisht e dini se cfare ndodhe me nje shkop gome apo shufer metalike, kur ju e lakoni ate poshte e larte!? Ai humb elasticitetin dhe dikur keputet. E njejta gje ndodhe edhe me trupin nese ne mundohemi te rrisim sasin e forces per pa i hudhe jashte mbeturinat nga trupi. E kjo ne total e zvogelon Shendetin ngase organet e rendesishme, si mushkerit, melcia, veshkat etj humbin elasticitetin.
Perderisa ju nuk ndaleni se futuri gjerat qe e ngarkojne trupin tuaj si, ushqimet e gabuara dhe jo natyrale atehere nuk mund te rritet shendeti SH.
Shumica e njerezve deshirojne shendet dhe vitalitet mirpo nuk deshirojne te nderrojne menyre e tyre te jeteses! Apo ata deshirojne sherim te semundjeve te ndyshme brenda nje kohe te shkurtur po pa e ndyshuar asgje ne jeten e tyre! Mirpo kjo gje eshte praktikisht dhe llogjikisht e pamundur, per faktin se nuk behet asgje qe mebturinat ne trup te dalin jasht. E perderisa mbeturinat e mbledhura ne trup gjate tere jetes se njeriut nuk hudhen jashte atehere aty nuk mund te kete sherim, shendet apo vitalitet!
Detyrë
Paramendo kete situacion: Qe nga sot ti nuk i hudh mbeturinat shtepiake ne kontejner, por ato i deponon ne shtepi! Menjehere ne shtepin tende fillon te kundermoje ere e keqe, do te mblidheshin minj dhe insekte te ndyshme, do te krijoheshin bakterie e keshtut me radhe. Pra brenda nje kohe shume te shkurtur shtepia e jote e bukur dhe e paster do te shendrrohej ne nje deponi mbeturinash, ku askush me nuk mund te jetoje shendoshe dhe i lumtur! Njejte ndodhe edhe me trupin ne te cilin gjate gjithe jetes jane mbledh aq shume mebturina, sa qe ai me nuk mund te funcionoje sic duhet, dhe si pasoje mungon shendeti dhe vitaliteti! Ne rastin me te favorshëm trupi do te behet vetem i trrashe dhe i shemtuar (lekure e keqe, celolite, etj), e ne rastin e pafavorshëm trupi do te semuret!
Problemi i dietologeve: Cili eshte ushqimi me i mire?
Shume dietologe apo nutrocionist jane tani ne udhekryq dhe kane dilem ne pergjigjen e ketyre pyetjeve:
Çfarë ushqimi siguron energjinë me te madhe, qëndrueshmërinë, shëndetin dhe vitalitetin ose
cili ushqim është shkaku i semundjeve dhe plakjes?
Çfarë është thelbi i jetës, i forcës së jetës?
etj
Formula, pra ekuacioni i treguar me larte (SH=F-M), jep përgjigjen sqaruese dhe zgjidh problemin në të gjithë misterin e tij.
Se pari zvogëloni mbeturinat “M” duke zvogëluar sasinë e të gjitha llojeve të ushqimeve ose të shmangen ushqimet (te agjërohet) nese rrethanat e kërkojnë atë.
Së dyti, duhet me çdo kusht te shmangen ushqimet , te cila shkaktojne mbeturina dhe sekret ne trup (ose të paktën të zvogëlohet sasia e ushqimeve te tilla). Ne anen tjeter duhet ngrene sa më shumë ushqime të tilla qe lirojne mbetrurinat (pra toksinat) nga trupi.
pastrim te veshkave
pastrim te zorreve
pastrim te lukthit
pastrim te melcise
pastrim te mushkerive
Tek pastaj eshte e mundur rritja e forces “F”, ne rradhe te pare permes ujit, ajrit te paster, diellit dhe ushqimeve natyrore qe i japin jete, elasticitet dhe vitalitet trupit dhe mendjes sone.
Cdo gje rreth pastrimeve trupore kemi pembledhur ketu - kliko me poshte:
Forca “F” është e pafundme dhe pothuajse e njëjtë kudo dhe gjithmonë e njëjtë për të gjithë, mirpo aktiviteti i forces “F” ngadalësohet dhe zvogelohet në shkallën dhe shpejtësinë me të cilën ne grumbullojme mbeturina “M” ne trupin tone, duke ngrene ushqimet e gabuara dhe duke jetuar kunder natyres!
Tani mund të kuptoni se forca jetesore nuk varet drejtpërdrejtë nga ushqimi! Nëse ne hame nga ushqimet më të mira, veçanërisht nëse trupi jone është plot me mbeturina dhe toksina, atahere ato ushqime te mira nuk mund të hyjnë në qarkullimin e gjakut në një gjendje të pastër dhe të bëhen përbërës vitalë qe japin energji trupit. Perkundrazi - ato ushqime te mira përzien me helmet dhe sekretin qe ne kemi ne trup, dhe në fakt zvogëlojnë shendetin “SH” dhe rrisin mbeturinat “M” në vend të rritjes se forces “F”! Prandaj eshte e kote dhe absurde te llogariten cdo dite sasit e ushqimeve te shendetshme me shprese qe te rritet forca shendeti “SH” perderisa trupi yne eshte i mbushur perplot me mbeturina “M”.
Ky problem zgjidhet me nje metode e cila përbëhet nga agjerime te rregullta dhe te shkurta, duke perdorur ushqime te caktuara jo shume ushqyese qe pastrojne trupin. E jo sic pretendohet nga “ekspert” me ushqime ushqyese qe rrisin menjehere shendetin. Eliminoni se pari mbetrunat “M” me ushqime apo metoda individuale të caktuara. Forca “F” rritet automatikisht pas agjërimit për shkak të aktivitetit të saj të papenguar.
Kjo eshte edhe arsyeja kryesore se pse shume dieta deshtojne.
Pse deshtojne dietat?
Ato deshtojne pasi qe njerezit qe nuk dine dhe nuk kan fare njohuri se cka ndodh ne brendesi te trupit, gjate dietave te tyre lirojne shume mbeturina “M”menjehere dhe gjate nje kohe shume te shkurtur. Per nje kohe te shkurtur ate ndihen mire. Mirpo me kohe ata lirojne edhe me shume mbeturina, te cilat qarkullojne ne sistemin e qarkullimit te gjakut, cka bene qe ata te ndihen shume keq dhe te lodhur. Keshtu ata mendojne qe dieta i ka fajet per gjendjen e tyre te keqe i dhe kthehen perseri ushqimeve te gabuara. Tani permes ketij ushqimi te gabuar, naryrisht ndalet edhe procesi i lirimit te mbeturinave dhe ata ndihen me “mire”. Keshtu ata bejne “ushqimet e duhura” pergjegjese per gjendjen e tyre te keqe, kurse “ushqimet e gabuara” i shikojne si ushqime pozitive qe kane ndikim pozitiv ne gjendjen e tyre! Ata humbin durimin dhe ju tregojne te tjereve: “E provova mirpo ishte gabim”. Me injorancë të plotë dhe pa dituri ai e bën përgjegjëse procedurën e duhur per sherimin e tij, e ne fakt ai duhet të fajësojë veten e tij! Mirpo kjo nuk ndodh vetem tek njerezit te zakonshem te cilet provojne “fatin” e tyre. Edhe shume te ashtuquajturit “ekspert” te fushes, dietologe dhe nutrocionist hasin ne pengesa te tilla, kjo per faktin sepse ata nuk e kane te qarte tere procesin prej fillimit deri ne fund se cfare ndodhe ne trup. Kjo ne fakt eshte nje e vertete, te cilen ju asnjehere nuk guxoni ta harroni!
Permbledhje!
Forca e jetësore apo shendet “SH” nuk varet kryesisht dhe direkt nga ushqimi, por më tepër nga fakti,se sa aktivitet i makinës njerëzore pengohet, nga pengesa të tilla sic jane mukusi dhe toksinat, te cilat jane mbledhur gjate gjithe jetes!
Ajri dhe uji jane shume te rendesishem dhe esencial per shendetin dhe i japin force “F” trupit kur mbeturinat “M” te jene larguar nga trupi.
Forca “F” (ne trup i cili eshte i paster) perpos nga ajri, oksigjeni dhe nje sasi e avullit te ujit te paster, rritet ne pakufi nga keta përbërës:
Ozoni
Drita, sidomos Dielli
Aroma (aromë e frutave dhe luleve).
SH = F - M |
Çfarë i jep njeriut forcë F | Çfarë është mbeturine M për njeriun |
Ajer i paster | Ajër i papastër |
Uji | Mungesa e ujit |
Dielli | Mungesa e diellit |
Gjumi | Mungesa e gjumit |
Ushqim i shëndetshëm i pasur me substanca jetësore nga përbërës të freskët | Ushqimi industrial |
Ushqimi natyral | Mungesa e ushqyerjes e pasur me mikro dhe makronutrientë |
Dashuria | Mungesa e dashuris dhe e harmonisë |
Ndershmeria | Elektrosmog p.sh. celular |
Lutja | Helmet dhe ndotja e metaleve të rënda |
Meditatacioni | Mungesa e momenteve relaksuese dhe pakënaqësia kronike |
Muzika | frymëmarrje e gabuar |
Deti | Mungesa e aktiviteteve sportive |
mendimet pozitive | mendimet negative |
Relaksim dhe lumturia | situata stresuese të përhershme |
ushtrime fizike në ajër të pastër | |
Deacidifikimi (zorrët, veshkat, mëlçia) | |
Agjërimi | |
Malet | |
SH - Energjia e jetës, shëndeti, forca dhe gjallëria në trup
F - Forcat te cilat mbajne ne jete njeriun, te cila i japin atij fortesi dhe energji
M - jane mbeturinat, kufizimet, toksinat, helmet ne gjak, mukoza, apo thene ndryshe te gjitha ndodtjet apo papastertit e brendshme, te cilat pengojne funkcionimin e duhur te organeve te brandshme dhe makines njerezore.
Burimet e artikullit:
Qendra e Shëndetit
Commentaires