top of page

Supa vjeshtore e Teutes

Qendra e Shëndetit

Stina e vjeshtes eshte e njohur per kungullin. Ju duhen vetëm disa përbërës për këtë supë shumë të shijshme me kunguj dhe përgatitet shpejt dhe lehtë. Një supë që do ta shijojë e gjithë familja.


Përbërësit për 3 porcione:

  • 1 kungull i vogel hokkaido

  • 2 kompira

  • 1 qepë e vogel

  • pak xhenxhefil

  • 1 thelb huder

  • ½ lug caji Kurkuma

  • ½ TL perzierje Curry

  • Vaj ulliri ose kokosi

  • 500 ml uje

  • 2 lug caji perzierje te melmesave nga perimet e thata (Gemüse Brühe - ne Rossmann)

  • kryp guri apo e himalejeve

  • piper

Përgatitja:

  • Qëroni kungullin, hiqeni farat dhe preni ate ne kocka te vogla. Qëroni patatet dhe preni ato pergjysme. Qëroni qepën, hudren dhe xhenxhefilin dhe preni të gjitha të vogla

  • Ne nje ene te thelle nxejini pak vaj ulliri (jo ne temperature me te larte se 150 °C); pastaj hudheni qepën, hudren dhe xhenxhefilin dhe fergoni per 1 min; pastaj hedheni kurkumen dhe perzierjen e Currit dhe te gjitha perziejeni perseri per 1 min; hudheni pastaj kungullin dhe kompirat dhe te gjitha perziejeni per 2 min; ne fund hedheni ujin dhe perzierjen e melmesave nga perimet e thata

  • Zijeni per 15 deri 20 min ne enen me kapak te mbyllur

  • Supa te bluhet me blender

  • Sipas shijes supa te kryposet me kryp e piper

Shënim:

138 Ansichten0 Kommentare

Ähnliche Beiträge

Alle ansehen

Comments


bottom of page