Kjo bukë me tërshërë e karotë nuk është vetëm shumë e dobishme për shëndetin tuaj por ajo gjithashtu ka shije shumë të mirë.
Përbërësit:
250 g miell tërshëre pa gluten
50 g niseshte patateje
2 lugë fara chia
3 lugë pluhur pjekje
3 lugë miell liri (thjeshtë bluajeni farat e lirit)
300 ml ujë
1/2 lugë çaji kripë kristali
1 karotë
1 mollë e bluar
Përgatitja:
Ngroheni furrën në 200 ° C në nxehtësinë e sipërme dhe të poshtme.
Përzijeni miellin e farave të lirit në një tas me ujë të nxehtë. Lëreni të qëndrojë për 20 minuta.
Grini imët tërshëren dhe të gjithë përbërësit e tjerë të thatë në një blender.
Qëroni karrotën, grijeni imët dhe shtojini tek përberësit tjerë
Shtoni miellin i lirit, i cili bëhet i lëngshëm në 20 minuta
Bluajeni mollën në blender dhe shtojeni atë në brum
Formoni brumin në një bukë me duar të lagura ose mbushni në një formë
piqeni për rreth 40 minuta në 200 ° C.
Lëreni të ftohet dhe shërbejeni.
Shënim:
Përdoreni dyfishin e sasisë për një bukë të madhe
Комментарии