top of page
  • Qendra e Shëndetit

Gjumi - shtyllë e shëndetit

Aktualisiert: 9. März 2023



Gjumi jo i rregullt - shkaktar për shumë probleme


Lodhja është pararendëse e çdo sëmundjeje, qoftë kancer, sëmundje zemre apo AIDS. Edhe pse funksioni i reduktuar i mëlçisë apo një sistem imunitar i dobësuar apo ushqimi i tepruar mund te shkaktojnë lodhjen, në të shumten e rasteve shkaktari kryesor i saj (lodhjes) është mungesa e gjumit të mirë, pra fjetja para mesnates(para ores 00:00).


Disa nga proceset pastruese më të rëndësishme të trupit kryhen nga ora 22:00 deri 00:00 (pra 2 ora para mesnates). Ka dy lloje gjumi. Gjumi para mesnates(para ores 00:00) dhe gjumi pas mesnates(pas ores 00:00). Gjumi dy orë para mesnates(pra nga ora 22:00 deri 00:00) quhet “gjumi i thellë” apo “gjumi i bukur”. Gjumi i thellë zgjat afërsisht një orë, kryesisht nga ora 23:00 deri në mesnatë. Gjatë gjumit të thellë ju jeni në një gjendje të vetëdijshme dhe pa ënderra, ku sasia e marrjes së oksigjenit nga trupi ulet afërsisht 8%. Rigjenerimi dhe relaksimi që arrihet gjatë kësaj ore të gjumit të thellë është gati tre herë më i thellë dhe i efektshëm se sa tek gjumi i gjatë pas orëve të mesnatës(kur sasia e marrjes së oksigjenit nga trupi rritet përsëri).

Gjumi i thellë nuk ndodh pothuajse kurrë pas mesnates, por manifestohet vetëm nëse ju fleni së paku dy orë para mesnates. Nëse ju vazhdimisht e humbisni fazën e gjumit të thellë, atëherë ju e lodhni trupin dhe mendjen tuaj deri në atë masë sa trupi juaj është i paafte t’i rezistojë stresit. Trupi reagon ndaj stresit duke prodhuar hormonet stresore si ADRENALINA, KORISOLI dhe KOLESTEROLI dhe kështu trupit për një kohë të shkurtër ka shumë energji, mirëpo kjo energji është artificiale dhe që ju ta mbani artificialisht këtë lloj të energjisë në trup është e mundur që ju të lakmoni në stimulues nervor siç janë cigaret, kafja, çaji, ëmbelsira, alkoholi, pije të ndryshme energjike etj. Më pas kur rezervat energjike të trupit të janë harxhuar si pasojë vjen lodhja kronike.


Kur ju ndiheni të lodhur, atëherë të gjitha qelizat e trupit tuaj janë të lodhura, jo vetëm mendja e juaj. Thënë më saktë nga mungesa e energjisë vuajnë edhe organet tuaja, sistemi i tretjes, sistemi nervor etj dhe ato nuk mund të funksionojnë siç duhet. Kur jeni të lodhur, truri juaj nuk merr mjaftueshem ujë, glukozë, oksigjen dhe aminoacide, të cilat jane burimet ushqimore kryesore të trurit. Kjo situatë mund të shpie në probleme të shumta për mendjen, trupin dhe sjelljen tuaj.


Mjeket e Universitetit te Kalifornisë në San Diego kanë zbuluar se mungesa e disa orëve të gjumit nuk ju bën të ndiheni të lodhur vetëm gjatë dites tjetër, por gjithashtu dobëson sistemin tuaj imunitar për çka trupi bëhet më i prirur për infeksione të ndryshme. Sistemi imun dobësohet çdo herë e më shumë përshkak të lodhjes dhe trupi nuk mund ta mbrojë vetëveten nga bakteret, mikrobet dhe viruset si dhet nuk ia del t’i hedhë jashtë mbeturinat e mbledhura në trup. Pra kur nuk respektohet një nevojë e tillë e trupit atëherë vjen deri tek çrregullimi i Bioritmit Natyral të trupit dhe si pasojëë mund të ketë edhe çrregullime në trup(ato të cilat u përmenden më lartë).


Në një studim të bërë me mbi 18 000 persona të testuar për vite nga nga një grup shkencëtarësh në Universitetin Columbia, duke marrë parasysh edhe faktorë tjerë që shkaktojnë mbipeshë erdhi në ketë përfundim:

  • Tek personat me më pak se katër ore gjumë gjate nates rritet rreziku për mbipeshë per 73%, në krahasim me personat të cilet flenë shtatë deri në nëntë orë gjatë nates.

  • Një mesatare prej pese orësh gjumë gjatë nates, rrit rrezikun për mbipeshë për 50%.

  • Një mesatare prej gjashtë orësh gjumë gjatë nates, rrit rrezikun për mbipeshë për 50%

Prandaj gjumi i mjaftueshëm është kërkesë e rëndësishme për të rikthyer shëndetin e trupit dhe mendjes. Mundohuni të shkoni për të fjetur para orës 22:00 dhe të zgjoheni në mes ores 06:00 dhe 07:00 apo edhe më herët nëse ju nuk keni nevojë për shumë gjumë. Pra që trupi të pastrohet nga toksinat nevojitet gjumi i rregullt. Kjo është koha më e mirë që trupi ka nevojë për gjumë. Poashtu është shumë mirë nëse ju nuk përdorni orë me zile për zgjim, kjo për të mos për të mos prishur ciklin natyral të gjumit.


(Arikull nga libri “The Amazing Liver and Gallbladder Flush”, A. Moritz)


68 Ansichten0 Kommentare

Commentaires


bottom of page