Kerkon jo me shume se 5 minuta dhe eshte i pasur me vlera ushqyese. Eshte pa sheqer dhe pa perberes tjere industrial te demshem per trupin. Edhe femijeve do te ju pelqej shume :).
Përbërësit:
Gjalp bajamesh
Kakao e paperpunuar
Mjalte (e kualiteti te larte, mundesisht direkt nga bletari).
Përgatitja:
Thjeshte ne nje ene te vogel hudheni aq shume gjalpe bajamesh, sa qe te konsumohet menjehere (per nje person 1 luge gjelle). Shtoni 1 luge caji kako si dhe mjalte sipas deshires. Te gjitha perzijeni dhe kremi eshte i gatshem.
Per kremin mund te perdoren edhe gjalpe tjera si p.sh. gjalpi i farave te sesamit, lajthis, cashews etj. Mund te perdeoret edhe gjalpi i kikirikut.
Shënim:
Shijoni me bukë te thekur - p.sh. me bukën tonë me fara chia e karrotë! dhe me një lëng të freskët portokalli.
Comentarios