top of page
  • Qendra e Shëndetit

Minestrone

Një minestrone tipike italiane: pikante, e ekuilibruar në shije dhe absolutisht e shijshme. Minestrone është e shpejtë dhe e lehtë për t'u përgatitur.


Përbërësit për 4 porcione:

  • 250 g fasule të bardha, nga gota - shpëlajini tërësisht mbi një sitë dhe kullojeni

  • 150 g kungulleshë - lani dhe preni në feta të holla

  • 130 g karrota - qëroni dhe pritini në kube 1 cm

  • 130 g selino - qërojeni dhe pritni në kube 1 cm

  • 130 g makarona integrale

  • 120 g domate - të prera në kube 1.5 cm

  • 1.2 litra melmese perimesh

  • 4 lugë salcë soje

  • 3 lugë vaj ulliri, rezistent ndaj nxehtësisë

  • 3 lugë caji sheqer kokosi

  • 1 lugë lëng limoni, të shtrydhur

  • 2 lugë paste domate

  • 20 g gjethe borziloku dhe të prera në mes

  • 1 lugë çaji trumzë të copëtuar

  • Kripë dhe piper kristal nga mulliri

Përgatitja:

  • Koha e parapërgatitjes: 15 minuta

  • Koha e gatimit / pjekjes: 20 minuta

Hapi i parë

Ngrohni vajin në një tigan dhe fergoni karotat me selino për 3 minuta. Pastaj shtoni paste domate dhe skuqini 1 min. gjersa i perzini. Pastaj shtoni lëngun e perimeve, spërkoni me kripë, piper dhe ziejini butësisht për 10 minuta.


Hapi i 2 -të

Shtoni makaronat dhe fasulet e bardha, lërini të ziejnë për 5 minuta, pastaj shtoni kungulleshen për 1 minutë.


Hapi i 3 -të

Shtoni domatet në supë. Pastaj trazoni salcen e sojes, sheqerin e kokosit dhe lëngun e limonit. Shtoni borzilokun dhe trumzën dhe i shijoni me kripë dhe piper.


Hapi i 4 -të

Rregulloni dhe shërbejeni minestrone.

7 Ansichten0 Kommentare

Ähnliche Beiträge

Alle ansehen

Comments


bottom of page