Për këtë muesli përziejmë fjollëzat e tërshëres me arrë e badem dhe e servirim të zbukuruar me fruta të thata. Një mëngjes i shpejtë, i shijshëm dhe ngopës për një fillim optimal të ditës.
Përbërësit për një kavanoz 500 gr:
400 gr tërshër
disa badem të coptuar (apo arra tjera)
5 luge gjelle fara të bluara liri
7 luge gjelle fara chia
5 luge gjelle lëvozhga psyllium
rrush i thatë (apo fruta tjera të teruna si p.sh. fiq i terun)
Kanellë sipas deshires
Përgatitja:
fërgoni tërshëren në një enë pa vaj për 2 min
fërgoni bademin dhe arrat pa vaj për 2 min
tërshëren , bademin dhe arrat hudheni në një enë dhe përzijeni
pastaj hudheni dhe përzijeni rrushin dhe fiqin e thatë si dhe kanellen dhe të gjitha përzijeni
Ruani muslin e pergatitur në një enë qelqi me kapak
Përgatitja ditore:
Në një pjatë përzieni 60 g fjollëza tërshëre me 100 ml qumsht tërshëre (i bërë vetë), apo bajamesh (i bërë vetë). Pastaj palosni mollët e grira dhe fetat e bananes
Comentários