top of page
Qendra e Shëndetit

Qull tërshëre me salcë të nxehtë boronicash

Aktualisiert: 24. Aug. 2021

Ky qull i shijshëm tërshëre përmban shumë përbërës të shëndetshëm, të tillë si farat Chia, manaferrat, vaj kokosi, etj. Meqenëse është i aromatizuar me kanellë e sheqer kokosi, ka shije shumë të hollë dhe krijon një ngrohtësi të këndshme.


Përbërësit për 1 porcion:

  • 5 lugë gjelle tërshër

  • 300 ml qumsht tërshëre (i bërë vetë), apo bajamesh (i bërë vetë)

  • 1 lugë çaji vaj kokosi

  • 1/2 lugë çaji kanellë

  • 1 lugë çaji sheqer kokosi (opcionale)

  • 1 lugë gjelle fara Chia

  • 1 gotë boronica te ngrira (apo edhe manaferra tjera)

Përgatitja:

  • Në një enë të thelle hudh të gjithë përbërësit përpos boronicave dhe farave Chia

  • Zijeni të gjitha për 3-4 minuta derisa përzierja të jetë trashur pak

  • Zijeni boronicat për 2 minuta

  • Hidhni salcën e nxehtë të boronicave mbi qull dhe shtoni farat Chia mbi

Shënim:

  • Sipas shijes mund të përdoren dhe manaferra tjera si mjedra, dredhëza etj. Alternativ manaferrat mund të janë të freskta. Zierja nuk është e nevojshme.

  • Në munges kohe thjeshtë hudhni qullin e zier të tërshërës mbi boronicat e ngrira dhe shtoni mbi farat Chia.

  • Alternativ mund të përdoren edhe qumshte tjera drithërash si bajamesh, orizi etj.

49 Ansichten0 Kommentare

Ähnliche Beiträge

Alle ansehen

Comments


bottom of page