top of page
  • Qendra e Shëndetit

Qumësht bajamesh- i bërë vetë

Aktualisiert: 31. Okt. 2021

Tani e tutje nuk keni më nevojë të blini qumësht bajamesh, sepse mund ta përgatisni vetë në vetëm 5 minuta. Provojeni!


Përbërësit për ca.1 litër:

  • 200 g bajame, të qëruara - zhyteni në ujë gjatë natës

  • 2 hurma, pa fara

  • 1 litër ujë

  • 1 majë kripe kristali

  • 1 qese filtruese (ose 1 sitë)

Përgatitja:

  • Derdhni bajamet mbi një sitë, vendosini në një mikser me performancë të lartë dhe përzieni me përbërësit tjerë për 2 - 3 minuta.

  • Pastaj shtypeni atë mbi një enë përmes një qeseje filtruese (ose sitë) dhe mbushni qumshtin në një shishe të mbyllur.

  • Qumështi i bajames mund të qëndroj për rreth 3 ditë nëse ftohet.

Shënim:

Qumështi i bajameve mund të përdoret për përgatitjen e qulleve të ndryshme, petullave, shake-ve etj. Shërben pra si një zëvëndesues i shkëlqyeshëm i qumshtit të lopës dhe qumshteve tjera shtazore.

45 Ansichten0 Kommentare

Ähnliche Beiträge

Alle ansehen

Comments


bottom of page