Në vetëm 10 minuta ju mund të bëni vetë qumësht të mirë të shëndetshëm tërshërë nga fjollëza tërshëre, hurma, ujë, vaj dhe kripë, i cili mund të qëndroj për rreth 3-4 ditë.
Përbërësit për ca.1 litër:
● 50 g fjollëza tërshëre integrale
● 2 - 3 hurma, pa fara
● 1 litër ujë
● ½ lugë vaj vegjetal organik, pa shije
● 1 majë kripe kristali
Përgatitja:
● Vendosni tërshërën në një mikser me performancë të lartë dhe përzieni me përbërësit tjerë për 2 - 3 minuta.
● Pastaj kalojeni qumësht përmes një site mbi një enë dhe mbushni lëngun në një shishe të mbyllur.
● Qumështi i tërshërës i ftohtë mund të qëndroje për afërsisht 3 ditë.
Shënim:
Qumështi i tërshërës mund të përdoret për përgatitjen e qulleve të ndryshme, petullave, shake-ve etj. Shërben pra si një zëvëndesues i shkëlqyeshëm i qumshtit të lopës dhe qumshteve tjera shtazore.
Comments