top of page
Fisnik Komoni

Reçel manaferrash - i pa zier, pa sheqer, bazik dhe fantastik!

Aktualisiert: 19. Aug. 2021

Ju duhen vetëm tre përbërës dhe 5 minuta për të bërë këtë reçel frutash me shije fantastike. Thjesht bluajeni çdo gjë në blender. Shumë e lehtë, shumë e shpejtë dhe shumë e shijshme!


Përbërësit për 250gr. :

  • 250 gr dredhëza apo malina të freskëta apo të ngrira

  • 2 luge haje fara chia apo miell nga farat e lirit (thjeshtë të bluhen farat e lirit)

  • Për ëmbëlsim: mjaltë apo gjalpë nga hurmet (thjeshtë të bluhen hurmet)

Përgatitja:

  • Lani frutat dhe bluajeni ato në blender (nëse janë frutat e ngrira së pari shkrini ato)

  • Shto ëmbëlsuesin dhe farat chia dhe bluajeni të gjitha edhe njëher

Shënim:

Nëse reçeli duhet të ketë një konsistenc më të fortë, p.sh. për mbushjen e biskotave me të atëher mielli i lirit është më i mirë . Vizualisht më e bukur është me farat chia.

Natyrisht sipas dëshires reçeli mund të bëhet edhe me fruta tjera!

Është më së miri që reçelin brenda natës ta lini ne frigorifer.

65 Ansichten0 Kommentare

Ähnliche Beiträge

Alle ansehen

Commenti


bottom of page