top of page
Qendra e Shëndetit

Stresi - kush e shkakton dhe si të menaxhohet

Aktualisiert: 16. März 2023



Stresi positiv

Stresi afatshkurtër nuk ështe problemetik, por i dobishëm për njeriun, përkatësisht është stres pozitiv. Në rastet kur në trupin tone futet ndonjë virus apo diçka tjetër që mund të shkaktoj sëmundje në trupin tonë, atëherë sistemi imun i trupit(apo aftësia vetëshëruese e trupit) prodhon hormonin stresor me emrin “Zytokine”. Detyra e këtij hormoni në fakt është eleminimi i këtyre sëmundjeve shkaktuesve(baktereve, viruseve, etj) përmes procesit të pezmatimeve. E njëjta gjë ndodh edhe kur ne kemi raste stresi(kur p.sh. në mal ndeshemi me një ujk apo ari dhe jemi të detyruar që të bëjmë diçka menjëherë). Në këto raste shkaktarët e sëmundjeve(bakteret, viruset etj) nuk janë të pranishëm. Pra lirimi i hormoneve të stresit në këtë rast është positiv për trupin sepse përmes këtij hormoni rritet reaksioni dhe koncentracioni i trupit për tu përballur me vështirsitë e çastit(në këtë rast ikja e shpejtë nga ujku apo ariu).


Stresi negativ

Kur stresi ështe i vazhdueshëm, pra kronik atëherë ai bëhet problematik dhe kthehet në shkaktar kryesor për shumë sëmundje.


Stresi i vazhdueshem

  • aciditon trupin jashtë mase(pra krijon acid në trup)

  • ngarkon mëlçinë

  • përkeqëson astmën

  • rrit nivelin e sheqerit në gjak

  • rrit tensionin e gjakut

  • shkakton dysbakterien në zorre(bakteret e këqija janë më të mëdha se ato të mirat) dhe si pasojë kontribojnë në intolerancen ushqimore

  • shkakton probleme gastrointestinale(probleme me zorrë dhe lukth)

  • dobëson sistemin imunitar, ku si pasojë shpesh shkaktohen infeksione kërpurdhore apo infeksione tjera

  • shkakton tensionin e muskujve

  • rrit frekuencen e zemres dhe si pasojë me kohë dobëson zemren

  • rrit nevojen për vlera ushqimore vitale(për prodhimin e hormoneve stresore janë të nevojshme sidomos B-Vitaminat në veçanti Vitamina B5 dhe acidi folik)

  • ndikon negativisht në shëndetin e kockave

  • shkakton pezmatime(inflamacion) kronike

  • shkakton çrregullime gjatë ushqimit(mungesen e apetit - nënpeshë, apo ushqimin e tepruar- mbipesha)

  • kontribon në mungesen e progesteronit dhe si pasojë shkaktohen sëmundje të ndryshme

  • ka ndikim negativ në sistemin hormonal - ku si pasojë shkaktohen sëmundje tëndryshme


Çka është stresi?

Kur në jetën e përditshme bëhet fjalë për stresin, atëherë bëhet fjalë për stresin emocional. Stresi emocional është nje ngarkesë psiçike si pasojë e faktorëve të jashtëm(stresorët). Këta stresor apo faktorë stresi mund të me qenë: mbingarkesa, përgjegjësia e madhe, mungesa kohore, zhurma, frika, etj. Shembuj: bullizmi(Mobbing), mbingarkesa në punë, probleme familjare, problemet financiare, ngarkimi i dyfishtë tek çiftet e ndara, pikëllimi(kur vdes dikush i afërm apo është sëmurë), provimet etj. Natyrisht që stresi emocional mund të kontriboj edhe në stresin oksidativ (gjendja kur qelizat e trupit sulmohen nga radikalet e lira në masë të madhe). Se cka jane antioksidantet dhe radikalet e lire dhe se cilat ushqime ndihmojne kunder stresit oksidativ mund te lexosh ne kete artikull - kliko ketu!.


Simptomet tipike të stresit

Nga problemet e listuara më lartë që shkakton stresi kronik bëhet e qartë se të ndryshme mund të janë pasojat e stresit kronik dhe se në fakt nuk ka sëmundje që nuk përkeqësohet nga stresi. Gjithsesi ka disa simptome tipike të stresit kronik, të cilat shpesh paraqiten pas vetëm disa javëve stres të vazhdueshëm dhe të cilat sinjalizojnë qartë se është koha e duhur për një ritëm më të ngadaltë jetësor.


Këto simptome janë:

  • dhembjet kronike të kokes

  • dhembjet kronike të qafes dhe shpines

  • tinitusi

  • marramendja

  • kërcëllitja e dhëmbëve gjatë nates

  • dridhje(me duar, buze...)

  • rritja e ndjeshmërisë ndaj infeksioneve - sistem i ulët imunitar(ftohje të shpeshta, Herpes, etj)

  • rrahje të shpejta të zemres

  • probleme me sistemin e tretjes: dhimbje lukthi, mungesë oreksi apo e kundërta, dhembje barku, fryrje barku, diarre(barkqitje) etj

  • vështirësi në frymëmarrje

  • sulme paniku

  • impotencë / ulje e libidosë

  • luhatje e humorit

  • depresion

  • pagjumësia dhe ëndërrat e këqija

  • probleme me koncentrimin dhe harresen

  • ndjeshmëria ndaj aksidenteve

  • abuzimi me substanca të ndryshme(konsumimi i sasisë së madhe të alkoolit, cigareve, kafesë)

Sindroma Burnout(Sindroma e djegies)

Kur shkaktarët e stresit ngarkojnë njeriun përgjatë shumë javëve apo muajve, kur përveç problemeve ekzistuese vijnë edhe probleme tjera dhe situacionet e stresit nuk kanë të ndalur, kur nuk është e mundshme që kohë pas kohe të bëhen pauza, atëherë stresi kronik mund të të dërgoj tek e ashtuquajtura sindroma Burnout apo ndryshe sindroma e djegjes.


“Burnout” nënkupton të jesh i djegur. Njerëzit me sindromen Burnout thonë shpesh: “nuk po mundem më”. Ata jane të lodhur kronik, nuk mund ta përballojnë më përditshmërinë dhe tërhiqen nga jeta shoqërore.


Shembull i sindromës Burnout: Lena eshte një nënë që puno. Ajo është e divorcuar nga burri dhe kujdeset e vetme për dy fëmijët e saj. Njëri nga femijet ka diagnozen ADHS kurse tjetri ka probleme të mëdha me lëkuren(Neurodermitis) dhe qanë gjatë gjithë nates përshkak të kruarjes. Nëna e Lenes deri me tash ishte ndihma e vetme e saj, pasi ajo kujdesej për shtëpinë dhe fëmijet kur Lena punonte. Mirëpo ajo tani është e sëmurë nga kanceri dhe është e shtrirë në spital. Lena e viziton atë sa herë që mundet si dhe kujdeset për babanë e saj (për shkak të semundjes pensioner i parakohshëm). Ajo poashtu ka borxhe nga koha e me ish burrin e saj dhe nëse tek Lena do të zhvillohej sindroma Burnout atëherë nuk do të çuditej askush.


Mirëpo në kohërat e sotme shumë njerëz ankohen për simptomet tipike të sindromes Burnout edhe pse nuk duket që ata kanë ndonjë ngarkesë mbimesatare. Ata vuajnë nga pagjumësia, lodhja permanente, janë të ndjeshëm ndaj infekcioneve dhe lodhjeve të cilat nuk largohen edhe pas pushimeve. Duket që rezistenca e njerezve ndaj stresit po zvogëlohet gjithmone e më shumë dhe shtrohet pyetja PSE po ndodh kjo? Ku qëndron problemi? Kush është shkaku që edhe pas një perkujdesi psikologjik dhe përdorimit të disa metodave relaksuese, shpesh nuk arrihet rezulatati i dëshiruar?


Ulja e rezistences ndaj stresit

Simptomet e stresit, Burnout dhe mungesa e energjisë nuk janë vetëm pasoja të mbingarkesës emocionale. Ato jane rezulate vetëm atëherë kur stresorët takojnë trupin i cili ështe i dobësuar.


Por çfarë ka dobësuar trupat e njerëzve në atë mënyrë që ata të bëhen gjithnjë e më pak rezistent ndaj stresit?


Këta jane shkaktarët që dobësojnë trupin e njeriut dhe ulin sistemin imunitar:

  • shëndeti i keq i zorrëve

  • mbiacidimi kronik i trupit

  • stresi oksidues dhe mungesa e antioksidanteve në trup

  • proceset kronike inflamatore

  • mungesa e vitaminave, mineraleve dhe substancave sekondare bimore

  • raporti i pafavorshëm i acidideve yndyrore në trup (Omega 3 / Omega 6)

  • ngarkesa me metaleve të rënda për shkak të materialeve të diskutueshme për mbushjen e dhëmbëve(mbushjet me amalgam)

  • mungesa e drites diellore

  • mungesa e gjumit

  • frymëmarrja e gabuar

  • mungesa e lëvizjeve trupore

  • mungesa e momenteve relaksuese dhe pakënaqësia kronike

  • mungesa e ujit

  • ngarkesa me Elektrosmog(Wireless, telefoni mobil etj)


Menaxhimi i stresit

Menaxhimi korrekt i stresit si rrjedhim konsiston në të kundërten e të gjitha këtyre aspekteve që shkaktojnë stresin dhe sëmurin njeriun.


Në vazhdimi mund të lexoni disa nga faktorët që shkaktojnë stres dhe mënyrën se si mund ta menaxhojmë stresin përkatës.


​Faktoret qe shkaktojne stres dhe semurin

Menaxhimi i stresit apo faktorët që sherojnë

shendeti i keq i zorreve

pastrimi dhe rehabilitimi i zorreve

mbiacidimi kronik i trupit dhe papastërtia trupore

deacidifikimi i trupit dhe pastrimet tjera trupore (mëlçis, veshkave, limfës) si dhe detoksifikimi i trupit

stresi oksidues dhe mungesa e antioksidanteve ne trup

furnizimi i trupit me antioksidant te mire ushqimor

proceset kronike inflamatore

ushqimi antiinflamatore

mungesa e vitaminave, mineraleve dhe substancave sekundare bimore

furnizimi optimal i trupit me ushqime qe permbajne vitamina e minerale

raporti i pafavorshëm i acidideve yndyrore ne trup (Omega 3/Omega 6)

reduktimi i yndyrnave te keqija dhe shtimi i te mirave

ngarkesa me metaleve të rënda për shkak të materialeve të diskutueshme për mbushjen e dhëmbëve (mbushjet me amalgam)

largimi profesional i mbushjeve me amalgam dhe pastrimi i trupit nga metalet e renda

mungesa e drites diellore

rrezitja optimale e trupit me rreze dielli

mungesa e gjumit

gjumi i mjaftueshem

frymëmarrja e gabuar

frymëmarrja e duhur

mungesa e levizjeve trupore

levizjet trupore

mungesa e momenteve relaksuese dhe pakënaqësia kronike

relaksimi dhe lumturia

mungesa e ujit

pirja e bollshme e ujit pa gaz dhe të paster

​ngrakesa me Elektrosmog (Wireless, telefoni mobil etj)

reduktimi dhe mbrojta nga Elektrosmogu



94 Ansichten0 Kommentare

Ähnliche Beiträge

Alle ansehen

コメント


bottom of page