top of page

Topthat energjik

Updated: 2 days ago

Vetëm përbërës të shëndetshëm që janë plot me mikronutrientë përdoren në këto toptha të papërpunuara. Ato janë të pasura me kalcium, magnez dhe vitaminë B6, të cilat mund t’i atribuohen bajameve, arrave cashews dhe hurmave.

Hurmat i japin barit ëmbëlsinë e tij natyrore dhe sigurojnë ngarkesën e përqendruar të kaliumit.

Veçanërisht e rëndësishme është dendësia e lartë e antioksidantëve që përmban dhe përmirësuesit e humorit : Pra, messhujta e duhur për të rimbushur bateritë tuaja!


Përbërësit për 20 toptha:

  • 200 g hurma te teruna

  • 200 g bajame të fërguara

  • 1 lugë gjelle kakao

  • 2 lugë gjelle fara Chia

  • Pak krip kristali

  • 50 g çokollate e zeze - Opcionale


Përgatitja:


  • Fillimisht, hidhni bajamet në një tigan pa vaj dhe i fërgoni lehtë derisa të fillojnë të lëshojnë aromë.

  • Më pas, bluajini të gjitha bajamet njëherësh në blender.

  • Në blender shtoni hurmat, farat chia, kakaon dhe çokollatën (opcionale), më pas përziejini mirë derisa të formohet një masë homogjene.

  • Pastaj nga masa me duar formoni topa të vegjël


Sugjerim:

Në vend të bajameve, mund të përdoren edhe arrore të tjera, si shqeme, arra, lajthi etj., ose një kombinim i tyre. Po ashtu, mund të shtohen edhe gjalpë arroresh, si gjalpë kikiriku, gjalpë bajamesh apo lloje të tjera sipas dëshirës.


Alternativë:

Në vend të topthave, masës mund t’i jepni formë shiritash. Thjesht hidheni masën në një tepsi, shtoni bajamet e bluara trashë, përziejini mirë dhe shtrijeni derisa të arrijë rreth 1 cm trashësi. Më pas, priteni në forma shiritash.




Comments


bottom of page